Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

E KEQJA ËSHTË MUNGESË E DASHURISË.... Empty E KEQJA ËSHTË MUNGESË E DASHURISË....

Fri 17 Jun 2011 - 20:21
Në një fakultet evropian, profesori vendosi që kohën e rregullt të ligjëratës së asaj dite, t’ia kushtoj një diskutimi të lirë me studentët. Ai pyeti:

- "A krijoj Zoti çdo gjë që ekziston?"

Në këtë pyetje të gjithë studentët njëzëri u përgjigjen pozitivisht.

- "Çdo gjë?" - pyeti sërish profesori.

- "Po,çdo gjë dhe gjithçka." Ishte përgjigja e studentëve.

- " Pra, me këtë logjik të konkludimit tuaj nënkuptohet se ai e ka krijuar edhe të keqen, apo jo”? – konstatoi profesori.

Studentët u bënë të heshtur. Nuk kishte asnjë përgjigje për këtë pyetje. Ndërsa, nga ana tjetër, profesori mbeti i kënaqur në lindshmërinë e vërtetësisë së tij se Zoti dhe përgjithësisht religjioni janë vetëm MITE dhe asgjë tjetër. Por, pas një kohe të shkurtë, një student ngriti dorën dhe ju drejtua profesorit:

- "Mund të ju pyes diçka, profesor?"

- "Sigurisht ," - ju gjegj profesori.

-"A ekziston i ftohti?"

- "Sigurisht që ekziston, kolegë i nderuar. A, nuk e keni ndjerë kurrë JU ndonjëherë të ftohtin, a?

- " E kam nderë, por, në fakt, profesor, të ftohtit nuk ekziston! Sipas asaj që thonë studimet dhe zbulimet më të fundit në fizikë, ftohtësia është vetëm mungesa e nxehtësisë. Atë mund ta vërtetojmë nëse ndonjë objekt e ofrojmë burimit të energjisë dhe do të shohim se ajo ngrohet. Pra, pa ngrohje objektet janë inerte dhe nuk reagojnë, e kjo do të thotë se “të ftohtit” nuk ekziston. Pikërisht, ne, për të shpjeguar mungesën e nxehtësisë e kemi trilluar të ftohtit".

- "Dhe, errësira?" pyeti në vazhdim studenti profesorin.

- "Ajo thjesht ekziston." – u përgjigj këtë herë i sigurt në vete profesori.

- "Përsëri, ju gaboni, zotëri profesor! Errësira është mungesa e plotë dritës. Ne mund ta studiojmë dritën dhe shkëlqim, por kurrë errësirën. Prizma e Nicholsit tregon shumëllojshmërinë e ngjyrave të ndryshme në të cilat drita është e thyer në varësi nga gjatësia valore. Errësira është term që ne e kemi krijuar për të shpjeguar mungesa e dritës.”

- Së fundi, student pyeti: " E, e keqja, zotëri profesor, a ekziston”?"

Profesor në këtë rast ishte i heshtur.

Studenti më pas vazhdoi:

- "Zoti nuk e krijoi të keqen? E keqja është mungesa e Zotit në zemrat e njerëzve. Ajo është mungesë e dashurisë dhe e besimit në mes njerzëve. Dashuria dhe besimi janë si ngrohje dhe dritë, profesor! Ato ekzistojnë dhe pikërisht mungesa e tyre sjell "të keqen" mes nesh"

Pas këtij konstatimi të studentit të tij, profesori mbeti i nemitur dhe nuk e hapi gojën më

Ky student ishte: Albert Ajnshtajni.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E KEQJA ËSHTË MUNGESË E DASHURISË.... Empty Re: E KEQJA ËSHTË MUNGESË E DASHURISË....

Fri 17 Jun 2011 - 20:35
uaaa sa me vend kjo fjale dhe shkrimi shume me pelqeu Very Happy
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi