Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Konfindustria: Doganat të lehtësojnë tregtinë mes Kosovës e Shqipërinë Empty Konfindustria: Doganat të lehtësojnë tregtinë mes Kosovës e Shqipërinë

Sat 18 Jun 2011 - 1:36
TIRANE – Lajmifundit – Konfindustria ka kërkuar nga institucionet shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës përmirësimin sa më të shpejtë të shërbimit në pikat doganore midis dy vendeve, kryesisht në pikën doganore të Morinës-Kukës.
Në një deklaratë për shtyp Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku e cilësoi si të papranueshme vonesat e vazhdueshme të cilat i janë shkaktuar bizneseve në pikat doganore. “Duke patur parasysh, se koha është pjesë kryesore e kostove të transportit dhe shpërndarjes së prodhimeve dhe shërbimeve, vonesat në kufirin e përbashkët Shqipëri-Kosovë i japin goditje të rënda, afatgjatë dhe të njëkohshme ekonomive të dy vendeve”, thekson Buxhuku.
Ai theksoi se rritja e paarsyeshme e kostove të transportit, si pasojë e vonesave doganore vetëm për shkaqe lehtësisht të parashikueshme dhe të zgjidhshme, është goditje e pastër që i jepet krijimit të Tregut të Përbashkët Shqiptar prej 7 milionë konsumatorësh si qëllimi strategjik dhe mundësia më e mirë për zhvillim ekonomik të shpejtë dhe mirëqënien e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Konfindustria thekson se është krejtësisht e papranueshme që tashmë që infrastruktura fizike rrugore, që lidh bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës të jetë e ndërtuar dhe koha e përgjithshme e transportit të mbetet pothuaj e njëjtë si përpara ndërtimit të Rrugës së Kombit vetëm për shkaqe njerëzore lehtësisht të tejkalueshme.
“Rritja e kostove të transportit për shkaqe subjektive ul ndjeshëm efektivitetin e investimit të madh financiar të ndërtimit të Rrugës së Kombit të kryer nga shqiptarët, shtyn në kohë afatin financiar të rikthimit të vlerës financiare dhe njëkohësisht ul ndjeshëm për bizneset rajonale te Europës Juglindore interesin për shfrytëzimin e porteve të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porteve të tjera shqiptare në favor të vendeve të tjera të rajonit si Selanikut, Pireut dhe Tivarit me pasoja financiare prej dhjetra millionë euro/vit në dëm të ekonomisë kombëtare”, shton më tej Buxhuku.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi