Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mihrie Braha , ikonë e seksit Empty Mihrie Braha , ikonë e seksit

Mon 20 Jun 2011 - 20:12
Mihrie Braha vazhdon të duket seksi, pavarësisht se ka 45 vjet në karrierën e saj. Këngëtarja, edhe pse e vjetër, vazhdon t’i bëjë konkurrencë këngëtarëve të reja të shumta, përderisa në një bisedë me gazetën Panorama të Shqipërisë, ajo ka thënë se nuk e komenton plakjen. “Asnjëherë nuk bëj pakt me të dhe s’mendoj për të (qesh), ç’të bëjmë, proces që nuk e ndalojmë dot, por unë s’e njoh dhe as nuk dua ta njoh, nuk frikësohem prej saj dhe jam shumë e qetë”, tha Mihrija, ndërsa vazhdon të mbetet pothuajse edhe me e bukur se në vitet e saj të rinisë. “Mund të them se e kam edhe të trashëguar, sepse nëna ime është ende shumë e bukur. Unë për vete jam shumë e qetë dhe rrezatoj pozitivitet dhe ta dini që kjo është ajo që më bën të jem shumë në relaks. Pastaj, unë jam një njeri i dashuruar me një njeri që më dashuron dhe lumturia e pafund e përshkon jetën time pranë dy njerëzve që i dua mbi çdo gjë në botë”, tregon Mihrija. Vitin e kaluar, ajo realizoi edhe këngën “Tigreshë”, ndërkaq me paraqitjet e saj, Mihria duket se po shndërrohet në një ikonë seksipile në shqiptarë, pasi që ka shumë pak gra që në moshën e saj ruajnë kaq mirë linjat trupore. Ndryshe, ajo në këtë bisedë ka thënë se është e lumtur ende me Naimin, pavarësisht se të tjerët i kanë folur keq për të.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi