Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Aleksandri i Madh në Shkup, Greqia: Po na vjedhin historinë Empty Aleksandri i Madh në Shkup, Greqia: Po na vjedhin historinë

Wed 22 Jun 2011 - 4:48
Në sheshin e Shkupit po bëhet montimi i përmendores së Aleksandrit të Madh, ose siç e quajnë zyrtarisht autoritetet maqedonase “Kalorësi”. Mirëpo, vendosja e përmendores së Aleksandrit të Madh në sheshin e kryeqendrës në kuadër të projektit “Shkupi 2014″, ka nxitur reagime të ashpra nga ana e Athinës zyrtare.
Montimi i përmendores së Aleksandrit të Madh, ose siç e kanë emërtuar autoritetet e Shkupit zyrtarisht “Kalorësi”, në sheshin e kryeqendrës, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, ka nxitur reagime të ashpra nga Athina zyrtare.
“ Politika e antikivizimit, pjesë e së cilës është edhe kjo përmendore është e bazuar në uzurpimin e historisë antike greke, ku rrënohen marrëdhëniet ndërfqinjësore. Me këtë politikë që ndjek Qeveria e Maqedonisë, thyhet dhe marrëveshja e përkohshme, si dhe ndikon në procesin e negociatave mes dy vendeve, sa i përket zgjidhjes së kontestit të emrit, me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues për fqinjin tonë verior”, thuhet në reagimin e Athinës zyrtare.
Vlladimir Todorovic, kryetar i komunës “Qendër”, ku është vendosur përmendorja, për Radion Evropa e Lirë deklaroi se bëhet fjalë për shtatore të një “Kalorësi”.
“Kjo përmendore paraqet ushtarin në kalë ose thjesht një kalorës”, deklaroi Todoroviq.
Historianët vlerësojnë se nuk duhet fshehur e vërteta sipas “hedhjes hi syve”, sepse në fund të fundit verbohen qytetarët e Maqedonisë dhe jo komuniteti ndërkombëtar, që gjithnjë e më shumë i humbasin si aleatë në zgjedhjen e kontestit të emrit.
“Loja symbyllur nuk ndihmon në këtë rast, pos që mund të na bëjë qesharakë në sy të botës nëse Maqedonia ka pasur aq guxim të vendosë bustin e Aleksandrit të Madh. Duhet të jetë aq i përgjegjshëm sa ta emërtojë me emrin e vërtetë”, theksoi akademiku Ivan Katarxhiev.
Me qëndrim të ngjashëm është dhe Fejzullah Shabani, historian nga Universiteti i Tetovës, duke theksuar se kjo dëmton interesat e Maqedonisë si në plan të brendshëm, ashtu edhe në të jashtëm.
“Qëndrimi duhet të jetë shumë decidiv, por ne kemi vendosur përmendoren e Aleksandrit të Maqedonisë dhe assesi nuk duhet të fshihet pas lojës para opinionit të jashtëm, atij evropian dhe grek, ta quajmë këtë përmendore pa emër dhe mbiemër dhe brenda ta emërtojmë si përmendore e Aleksandrit të Madh”, tha Shabani.
Nga ana tjetër, Nijaz Muhameti, publicist, vlerësoi se të gjitha përbërjet qeveritare maqedonase, dikush më pak e dikush më shumë, duke u shtirë si viktimë e tekeve greke në vazhdimësi, kanë punuar kundër zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë.
“Kjo është lojë e kurdisur nga ana e Qeverisë së Maqedonisë që nga viti ‘91, me pavarësimin e shtetit, por në konjuktura të ndryshme ka pasur objektiva të ndryshme. Në periudhën e parë, Maqedonia ka pasur për objektiv që përmes kontestit të mbetet në boshtin Beograd-Athinë. Tani, Maqedonia pasi konsumoi këtë adut përmes çështjes së emrit, tenton të shtiret si viktimë dhe t’i marrë koncesionet që duhet t’i marrë përballë Evropës, pa i plotësuar standardet demokratike, por duke e konsoliduar Maqedoninë si shtet ekskluziv i maqedonasve dhe jo si shtet multi-etnik”, u shpreh Muhamedi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi