Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Durrës, pushuesi 46-vjeçar mbytet në plazhin e Gjirit të Lalzit Empty Durrës, pushuesi 46-vjeçar mbytet në plazhin e Gjirit të Lalzit

Thu 23 Jun 2011 - 15:52
DURRES – Lajmifundit - UPDATE – Një tjetër shtetas është mbytur sot në plazh por kësaj radhe ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës.
Shtetasi Hysen Korriku, 46 vjeç, nga Preza e Tiranës, mësohet se ka humbur jetën pasi është kredhur në ujin e detit Adriatik në plazhin e Gjirit të Lalzit.
Viktima mësohet se ka qenë duke pushuar në plazh me fëmijët e tij ndërkohë që është ngritur dhe ka hyrë në det rreth mesditës.
Kanë qenë familjarët e 46-vjeçarit ata që kanë dhënë alarmin për faktin se shtetasi Hysen Korriku po vononte të dilte nga uji.
Sipas policisë, viktima kishte ecur disa metra në këmbë dhe kishte hyrë në thellësi të detit por më pas nuk ka arritur të kthehet sërish në cektinë duke gjetur kështu vdekjen.
Hysen Korriku është viktima e katërt që mbytet në det në këtë sezon turistik të plazhit në Durrës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi