Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjermania kërkon hetime për botërorin e vitit 2022 Empty Gjermania kërkon hetime për botërorin e vitit 2022

Mon 27 Jun 2011 - 4:24
Ndarja e organizimit për botërorin e vitit 2022 në Katar ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Gjermani, zyrtarët e së cilës kanë kërkuar serish hetime, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Teo Cvanciger, ka kërkuar hetime të drejtësisë për ndarjen e botërorit. Cvanciger ka thënë për mediat gjermane se do t’i prezantojë komisionit të federatës gjermane planin në pesë pika kundër korrupsionit në FIFA.
Në lidhje me hetimet 24 anëtarët e Këshillit Ekzekutiv të FIFA-s mund të detyrohen që të dëshmojnë para gjykatës.
Cvanciger më 1 qershor kërkoi hetime lidhur me ndarjen e botërorit për Katarin në forumet e futbollit, ndërsa tash ka zgjeruar kërkesën për hetime edhe në instancat e drejtësisë.
Akuza me rastin e korrupsionit janë bërë edhe në maj para Parlamentit britanik, të cilat janë bazuar në shkrimet e gazetës “Sunday times”.
Anglia ka qenë kandidat për organizimin e kampionatit botëror 2018, por nikoqirllëkun e fitoi Rusia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi