- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
FOL: Bukoshi nën hetime, të jap dorëheqje
Tue 13 Mar 2012 - 0:29
Lëvizja FOL gjatë prezantimit të raportit vjetor ‘Monitoruesi i Prokurimit Publik 2011;, ka konstatuar se edhe viti 2011, është përshkuar në përgjithësi me mungesë serioziteti nga ana e institucioneve të Kosovës, të cilat nuk kanë marrë hapa konkretë dhe serioz në përmirësimin gjendjes dhe parandalimin shkeljeve, keqpërdorimeve dhe korrupsionit në sektorin e prokurimit publik, duke bërë që ky sektor edhe në vitin 2011 të jetë prijës sa i përket zhvillimit të korrupsionit”.
“Ne kemi përmendur pikërisht emrat e zyrtarëve që janë arrestuar për përfshirjen e tyre në vepra korruptive. Në lidhje më këtë rast Lëvizja FOL ka siguruar konfirmimin zyrtarë nga prokuroria së nën hetime është edhe një zyrtarë i lartë, përkatësisht zëvendës kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Bujar Bukoshi. Në vazhdën e kërkesave të Lëvizjes FOL për një qeveri të pastër nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, ne sot shfrytëzojmë rastin ti kërkojmë z. Bukoshi dorëheqjen nga ky post, sepse është përgjegjësi publike dhe do të ishte shembull që do të duhej të ndiqej nga shumë zyrtarë tjerë të vendit, përkatësisht kolegë të z. Bukoshi. Gjithashtu, kryeministri i Qeverisë së Kosovës do të duhej të jap përgjegjësi për rastet e tilla dhe për nivelin e lartë të korrupsionit që ka përfshirë të gjitha nivelet e Qeverisë së Kosovës:, ka thënë Fidan Kalaja Menaxheri i Programeve në FOL
Ndërkaq kooridnatorii projekteve, Armend Pajaziti, prezantoi rezultatet e raportit Monitoruesi i Prokurimit Publik 2011. ‘Ministritë kanë bërë shkelje të shumta ligjore në gjithsej tridhjetë(30) tenderë të ndryshëm. Ministria e Drejtësisë ka bërë shkelje ligjore në 5 tenderë, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Kulturës në katër (4) tenderë, Ministria e Forcës së Sigurisë dhe ajo e Bujqësisë në 3 tenderë, si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik në 2 tenderë. Ndërkaq, ministritë me shkelje ligjore vetëm në një tender janë Ministria e Financave, ajo e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Diasporës”.
Ndërmarrjet publike kanë bërë shkelje të shumta ligjore në nëntë (9) aktivitete të ndryshme prokurimi. Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë shkelje në gjashtë (6) tenderë, ndërkaq Postë-Telekomi i Kosovës ka bërë shkelje ligjore në tre (3) aktivitete të ndryshme prokurimi. Komunat gjatë vitit 2011 kanë bërë shkelje të shumta ligjore në gjithsej 37 aktivitete prokurimi. Komunat më me shumë shkelje janë Komuna e Lipjanit dhe ajo e Suharekës, me nga katër (4) tenderë. Pastaj vijnë komuna e Prishtinës, e Gjilanit, e Rahovecit dhe ajo e Vitisë me nga tre (3) tenderë. Ndërkaq, me nga dy (2) tenderë janë Komuna e Graçanicës, e Podujevës, e Shtërpcës dhe ajo e Kamenicës. Dhe me nga një (1) tender të vetëm janë Komuna e Pejës, e Ferizajt, e Prizrenit, e Kaçanikut, e Istogut, e Kllokotit, e Fushë Kosovës, e Mitrovicës dhe ajo e Klinës”, ka thënë Pajaziti.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi