Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Maloku: “Nuk pranuam të bëhemi instrument i grushtshtetit të kryeministrit Bukoshi”  Empty Maloku: “Nuk pranuam të bëhemi instrument i grushtshtetit të kryeministrit Bukoshi”

Sun 30 Dec 2012 - 14:05
Maloku: “Nuk pranuam të bëhemi instrument i grushtshtetit të kryeministrit Bukoshi”  Largea_enver-maloku-bujar-bukoshi1356804973Gazeta “Bota sot” ishte dritarja e vetme e aktiviteteve të LDK-së (3)

Por,
ajo që është më irrituese në këtë informacion protokolli (nr. 3441018)
është një vlerësim negativ që i bëhet udhëheqjes sonë, në të cilin
thuhet: “… kemi vënë re gjithashtu se udhëheqësit tanë në fjalimet e
tyre apo në intervista shumë rrallë përmendin problemet e shumta me të
cilat po ballafaqohen njerëzit tanë jashtë, i vetmi rast kur interesohen
për ne është kur kanë nevojë që ne t’ua paguajmë faturat e hoteleve,
biletat e aeroplanëve…” Edhe ky citim nga protokolli i Qeverisë nuk do
koment ngase kuptohet shume lehtë se fjala ishte për Presidentin dhe
stafin e tij, pra Kryeministri dhe disa ministra të tij, ishin sulur
kundër Presidentit Rugova.
Kështu, Qeveria e Kosovës bën vërejtje për
“faturat” e udhëheqjes sonë, ndërsa drejtuesve të shoqatave dhe të
klubeve u premton “mjete materiale për udhëtime” dhe “për telefonata”.
Qeveria e Kosovës tash sa kohë paguan sipas standardeve zvicerane
shpenzimet për “natela” ose celularë të aktivistëve të Bashkësisë. Këtu
nuk do të kishte asgjë të keqe sikur të shiheshin rezultatet e punës
konkrete dhe nëse nuk do të bllokohej veprimtaria e institucioneve
shtetërore të Republikës së Kosovës që veprojnë në Prishtinë.
Aso
kohe Gazeta “Bota sot” do të botonte intervista dhe një koment autorial
lidhur me ndërprerjen e lidhjeve telefonike të Presidencës, për shkak të
bllokimit të mjeteve financiare nga ana e Qeverisë së Kosovës në
Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë, ku veprojnë Presidenca e
Kosovës, Kryesia e LDK-së, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës,
Pen-Qendra Shqiptare, Komisionet Parlamentare, Qendra për Informim e
Kosovës, e tjerë.
Në lidhje me ndërprerjen e mjeteve Presidencës në
Prishtinë nga ana e B. Bukoshit aso kohe ishte deklaruar edhe shefi i
QIK-ut, Z. Enver Maloku në gazetën “Bota sot”. Së pari, në lidhje me
këtë gazetë duhet thënë disa fjalë miradije. Gazeta “Bota sot”ishte
dritarja e vetme e aktiviteteve të LDK-së, ishte dritarja e vetme e
përkrahjes së parezervë të Presidentit Rugova, pra të Institucioneve të
Republikës. Pa gazetën “Bota sot” mërgimtarët do të kishin terrin
informativ, ngase mjetet tjera informative vetëm se kishin kaluar ne
duart e majtisteve enverist, te cilët me shumë bënin propagandë, dhe
luftë mediale kundër Institucioneve të Republikës së Kosovës se sa
kundër gjenocidit serb, mjerim dhe marrëzi e llojit të vet!
(Tekstin
e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës
kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi