I dashuri i Fatmires nën hetime në Gjermani
Fri 9 Sep 2011 - 19:59
Reprezentuesi i Kosovës, Enis Alushi, është akuzuar se ka fyer dy femra në një diskotekë në Paderborn të dielën mbrëma, shkruan gazeta gjermane “Bild” të enjten.
Policia e Paderbornit ka marrë në pyetje Alushin 26-vjeçar, pasi ai ishte paraqitur nga dy femra të moshës 21 dhe 25 vjeç.Mitrovicasi të dielën mbrëma kishte shkuar në diskotekën “Residenz” në Paderborn me disa bashkëlojtarë. Në orën 5 të mëngjesit përfundoi festa me një zënkë. Ndaj sulmuesit kolumbian Jorge Mosquera është ngritur padi për sulm fizik, ndërkohë Alushi është nën hetime, pasi thuhet se i ka quajtur lavire dy femrat, si dhe i ka kërcënuar me sulm fizik ato.Alushi ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë.
“Unë jam munduar ta qetësoj situatën. Pasi që sigurimi e ka qetësuar situatën, ato janë munduar sërish të acarojnë atë. Për këtë arsye u kam thënë atyre që të largohen”, ka thënë Alushi.Mesfushori mitrovicas është pjesë e skuadrës së Bundesligës 2 të Gjermanisë, Paderborn.Alushi është në lidhje me mesfushoren kosovare të Përfaqësueses së Gjermanisë, Fatmire Bajramaj. Bajramaj nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë rast.
“Nuk kam koment”, ka thënë Bajramaj për gazetën gjermane “Bild”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi