Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosova merr pjesë në “Eurovision Jung Dancers” Empty Kosova merr pjesë në “Eurovision Jung Dancers”

Mon 27 Jun 2011 - 4:29
Me performancën solistike “New Born”, balerina Tringa Hysa do ta përfaqësojë sonte Kosovën në finalen e Festivalit të kërcimtarëve të rinj të Eurovizionit, që mbahet në Oslo të Norvegjisë. Ndiqeni drejtpërdrejt programin që fillon në 20:15.
Pjesëmarrjen e Kosovës në këtë festival prestigjioz ndërkombëtar e ka siguruar Radiotelevizioni i Kosovës, i cili edhe do ta transmetojë drejtpërdrejt në rrjetin tokësor dhe atë satelitor, duke filluar prej orës 20.15.
Balerina kosovare, Tringa Hysa, ka kryer përgatitjet e fundit për finalen e Festivalit të kërcimtarëve të rinj të Eurovizionit, që mbahet sonte në Oslo të Norvegjisë.
Kanë qenë ditë të ngarkuara me prova të shumta. Pavarësisht faktit se gara është shumë e fortë, jam optimiste që përfaqësimi i vendit dhe kulturës tonë në këtë festival do të jetë me dinjitet, thotë Tringa Hysa.
Kosova, në këtë festival prezantohet me performancën solistike “Neë Born”, me koreografi nga Rudina Bërdynaj-Jakupi dhe muzikë të kompozuar nga Korab Shaqiri.
“Tringa është e talentuar dhe jam optimiste se performanca e saj do të pëlqehet nga publiku dhe të vlerësohet nga juria. Pjesëmarrja në këtë Festival na ka shërbyer për të krijuar kontakte me profesionistë, emra të njohur të artit dhe spektaklit”, tha koreografja Rudina Bërdynaj-Jakupi.
Pjesëmarrjen e parë të përfaqësueses së Kosovës në këtë festival prestigjioz e ka siguruar Radiotelevizioni i Kosovës.
Bekim Hasani, drejtor i televizionit thotë se,RTK është krenare që i ka mundësuar shtetit tonë të ri të depërtojë si garuese e barabartë me shtetet tjera të Evropës. “Po ashtu, të gjithë duhet të jemi krenarë me vlerat që ka sjellë në këtë festival ekipi i Kosovës. Tringës i urojmë shumë sukses sonte. Kurse artistëve tjerë u premtojmë angazhim për t’u mundësuar pjesëmarrje edhe në gara tjera të karakterit ndërkombëtar në të ardhmen” tha Hasani.
Garues në këtë festival janë përfaqësues nga Norvegjia, Holanda, Gjermania, Kroacia, Slovenia, Greqia, Portugalia, Polonia, Suedia dhe Kosova.
Juria përbëhet nga katër personalitete të rëndësishme të koreografisë evropiane.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi