Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Studentja amerikane: Mezi po pres të punoj në Shqipëri Empty Studentja amerikane: Mezi po pres të punoj në Shqipëri

Mon 27 Jun 2011 - 4:30
Studentja amerikane: Mezi po pres të punoj në Shqipëri Studentja

Ish-presidentja e Qeverisë Studentore në Amerikë, Kelly Leather është shpallur studentja fituese e bursës “Fulbright Scholarship” dhe tashmë e pret një eksperiencë mjaft e veçantë: 9 muaj punë në Shqipëri, duke nisur nga muaji tetor.
“Tani që unë jam në fund të diplomimit, jam kaq e emocionuar. Unë kurrë nuk kam qenë jashtë vendit më parë dhe jam pak nervoze për të shkuar për nëntë muaj, por tani jam e kënaqur”, nis ajo rrëfimin për eksperiencën në Shqipëri.
Ajo do të vazhdojë këtu punën e dr.Bob McClaud për hulumtime në teknologjinë e sistemin shkollor publik shqiptar, financuar nga një grant i Bankës Botërore. Ai gjithashtu ka punuar me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Shqipëri për të aplikuar këtë grant që është duke u përdorur për zbatimin e teknologjisë në klasat e 12-ta në shkollat shqiptare.
McClaud ishte i lumtur kur Kelly fitoi bursën.
“Ajo është kandidat ideal. Një fitues i bursës Fulbright është menduar të jetë gjithashtu një ambasador i qytetarëve, dhe Kelly do ta përmbushë këtë rol jashtëzakonisht mirë.
Pasi ajo i ka të gjitha aftësitë të jetë e suksesshme. Ajo është personi i përsosur për të hapë rrugën për fituesit”, mësohet të jetë shprehur ai.
Nga ana e saj, Kelly tha se ajo nuk kishte besim të nisej në këtë përvojë të saj në Shqipërinë, pa udhëzimin e McClaudit, i njohur si një zyrtar me përvojë.
“Ai më ka thënë se përvojat e tij si një amerikan në Shqipëri kanë qenë të gjitha pozitive. Kjo më bëri të ndihesha shumë më e rehatshme, duke e ditur se ata do të jenë mikpritës”, vijon rrëfimin e saj Kelly.
Ndër gjërat që ajo shpreson për të përmbushur në Tiranë, është zhvillimi i përmbajtjes angleze në Bibliotekën digjitale kombëtare, si dhe vlerësimin e efektivitetit të përdorimit të lojërave për të mësuar matematikën për nxënësit e klasës së shtatë dhe të tetë.
Programi Fulbright është program arsimor ndërkombëtar i sponsorizuar nga qeveria e SHBA-së, i ngritur me qëllimin për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë mes popullit amerikan dhe të vendeve të tjera.
Aktualisht, Programi Fulbright operon në më shumë se 155 vende të botës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi