Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Botohet “Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe” Empty Botohet “Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe”

Mon 27 Jun 2011 - 23:05
Botohet “Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe” Fjalorgjshqipe

Pas 35 vitesh mungesë në tregun e botimeve të këtij zhanri, vjen “Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe”. Kjo vepër është një iniciativë private e dy gjuhëtarëve Ali Dhrimo dhe Rami Memushaj. Ai përfshin rreth 75 mijë fjalë, duke bërë pjesë të tij shumë propozime të ndikuara në gjuhë vitet e fundit.
“Edhe gjuha jonë të shkruhet nga të gjithë ne mundësisht sa më njësoj. Fjalori nuk është ezaurues që të ketë të gjitha format e një fjale. Atë e bëjnë vepra të tjera. Ne kemi atë fjalë që kemi menduar se kjo duhet përdorur”-thotë Dhrimo.
Studiues të gjuhës e cilësuan fjalorin si të nevojshëm në të gjitha fushat, por sipas tyre shumë fjalë dhe fraza të reja që janë përfshirë në të, duhet të marin më parë miratimin e standartit zyrtar.
“Për mua kjo vepër mund të botohej pasi të ripunohej drejtshkrimi dhe të bëheshin disa ndryshime për ta përmirësuar atë. Për fat të keq, Akademia, edhe pse u bë konferencë konsulta e Durrësit, vazhdon të heshtë”-thotë gjuhëtari Mehmet Çeliku.
“Normalisht duhen miratuar më parë me konsensus ndryshimet në rregullat e drejtshkrimit. Pastaj ato mund të pasqyrohen në veprat normative”-thotë gjuhëtari, Seit Mancaku.
Sipas specialistëve në Gjuhën Shqipe hyjnë 1 e gjysmë deri 2 fjalë të reja në ditë. Fjalori i fundit i drejtshkrimit të shqipes është botuar në vitin 1976.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi