Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zanfina: Adelina ka qenë idhulli im Empty Zanfina: Adelina ka qenë idhulli im

Tue 28 Jun 2011 - 21:15
Zanfina Ismaili ka thënë se ka qenë motra e saj Adelina, këngëtarja që ia ka ngjallur dëshirën për këngën, duke qenë se ajo ishte shumë e famshme kur Zanfina ishte fëmijë. E pyetur se cila ka qenë këngëtarja e saj e preferuar dhe që ka dashur të bëhej si ajo, Zanfina është përgjigjur: “Ka qenë Adelina, të cilën gjithmonë e shikoja si një idhull dhe dëshiroja ta ndiqja rrugën e saj”. Në një intervistë për të përditshmen Lajm, ajo ka pranuar se ka qenë pikërisht Adelina që ia ka “injektuar” dashurinë për këngën. “Po, është e vërtetë. Ajo këndonte, ishte këngëtarja më e suksesshme për fëmijë, në shtëpi telefoni asnjëherë nuk ndalej së rrahuri nga thirrjet e adhuruesve të saj, kudo që ajo shfaqej bëhej turmë e njerëzve, ndërkaq Adelina, ishte shumë modeste dhe e afërt me ta. Kur je fëmijë dhe e sheh motrën më të madhe në atë mënyrë, normalisht që lind dëshira, të cilën fillova ta realizoj”, ka deklaruar Zanfina.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi