Projektohet rikarikimi i laptopit me presionin e tasteve...
Wed 29 Jun 2011 - 1:37
Rikarikimi i kompjuterit portabël, apo "smartphone"-it thjesht duke shtypur tastierën, ose ekranin "me prekje”, mund të jetë shumë shpejt një realitet i kënaqshëm. Këtë e kanë pohuar kërkuesit australianë të “Royal Melbourne Institute of Technology”, në një studim të publikuar në revistën prestigjozë “Advanced Functional Materials”. Ideja e tyre është ajo e shfrytëzimi të materialeve që mund të prodhojnë elektricitet, por jo që e përçojnë atë. Ato janë në gjendje të konvertojnë energjinë mekanike në elektricitet dhe mund t’i gjejmë për shembull në një çakmak, ku një kristal i një lënde të tillë, i goditur nga një çekiç, gjeneron shkëndijën. Në këtë rast, eksperimenti është impostuar në nivel mikroskopik dhe studimet janë përqendruar në material të hollë shiriti filmi, që sipas shkencëtarëve është e vetmja mundësi për të integruar këtë lloj materiali në teknologjinë elektronike ekzistuese.
Përveçse mund t'i japin mundësinë kompjuterëve të lëvizshëm të ushqehen vetëm me presionin e testeve, mund të hidhen hipoteza edhe për aplikacione të tjera të kësaj lloj teknologjie. “Copëza të holla të këtyre materialeve – ka shpjeguar doktoresha Madhu Bhaskaran, shefe e ekipit stiudues – mund të integrohen në këpucët e gjimnastikës për të rikarikuar celularët e madje mund të përdoren për të konvertuar presionin e gjakut në një burim energjie për të sëmurët kardiakë”. E gjitha do të varet nga progresit e bëra në vitet e ardhshëm, pasi shkencëtarët australianë bënë vetëm një eksperiment të parë, por energjia e arritur prej tyre është ende 1/10 e asaj që mund të jetë e nevojshme për një aplikacion në shkallë industriale. Sipas asaj që ka bërë ditur Bhaskaran, për të realizuar plotësisht projektin mund të duhen të paktën 3 vjet. Ndër hipotezat më minimale, rryma e siguruar mund të përdoret thjesht si burim shtesë energjie për të zgjatur ciklin e jetës së baterive ekzistuese.

Re: Projektohet rikarikimi i laptopit me presionin e tasteve...
Wed 29 Jun 2011 - 13:52
tema nga koktejl diskutimesh u transferua ne rrjetin kompjuterik
- AnGeL_DrEamSAnetari ri
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2
Vendndodhja : Around
Anetaresuar : 09/04/2012
Re: Projektohet rikarikimi i laptopit me presionin e tasteve...
Mon 9 Apr 2012 - 21:31
Kur jep mend ene ky hund derri reth informatikes mos mbetet klloun pa dhen mend. lol
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi