Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

INTELIGJENCA  Empty INTELIGJENCA

Wed 29 Jun 2011 - 22:43
-Inteligjenca mund të përkufizohet si aftësi për të mësuar dhe për tu sjellë në menyrë adaptive.Inteligjenca kushtëzohet pjesërisht nga faktorët gjenetikë.Në përgjithësi,sa më e afërt të jetë lidhja gjenetike midis dy individëve,aq më i lartë është koeficienti i korrelacionit të tyre intelektual.Kështu binjakët identikë kanë korrelacion më të lartë.Inteligjenca kushtëzohet gjithashtu rëndshëm edhe nga faktorët mjedisorë.Shkaqet mjedisore të vonesës mendore kanë të bejnë me dietën e gruas shtatzënë,perdorimin e duhanit,sëmundjet infektive gjatë barrës,helmimi i fëmijës etj.Studimet pohojnë se individët e talentuar janë tipikisht më të shëndetshëm,më të lumtur,më të pasur dhe të përshtatur më mirë se individët mesatarë.




TESTET E INTELIGJENCES
--Eshtë fjala për të matur inteligjencen tënde dhe shkathtesinë e trurit tënd.Mos u përgjigj shpejt,sepse përgjigja që të duket më e "shpejtë",më e lehta do të jetë padyshim më e pasakta.Arsyeto pak.Mos nxito shpejt për të parë përgjigjen,por lexoj dy-tri herë para se ta vendosësh për të dhënë përgjigjen.Kjo gjimnastike do të jetë shumë e dobishme për të stervirtu kujtesen tënde.

Test nr.1
-Katër njerëz mund të ndërtojnë katër barka në katër ditë.Sa kohë do të përdor një njeri për të ndërtuar një bark?

Test nr.2
-Tre burra,gratë e tyre dhe një e ve (vejushkë),u nisen një ditë në oren 12,për një shëtitje me automobil.Pasi kishin përshkruar 5 kilometra,dalluan dy burra e një fëmij me një automobil të prishur.."Nuk janë me fat"-tha njëra nga pasagjeret e makines se parë. Në orën 13 arritën në një hotel,ku ishin pritur nga hotelxhiu i vjetër me nje këmbe të vetme e nga djali i tij.Menjëher u ulen ne tavolinë.
-Sa persona kemi përmendur ?

Test nr.3
--Një njeri fillon te eci.Cdo herë që bën dy hapa përpara zbrapset një hap.Sa hapa duhet të bëj për tu gjendur pesë hapa larg nga pozita e tij e nisjes ?

Test nr.4

--Në qoftë se dita e njëmbëdhjetë e një muaji bie te martën,cila ditë e javës do të jetë e tridhjeta e të njejtit muaj ?

Test nr.5
--Cili është numri me i lartë (madh) që mund të formohet duke i vendosur se bashku këta numra 38017 ?

Test nr.6
--Sa numra të plotë me tre njësi mund të formohen me 1,2 e 3 ?

Test nr.7
--Në vitin 1988,një shkurti ra e hënë.Në cilën ditë të javës do të bjerë e fundit e të njejtit muaj ?

Test nr.8
--Vrasësi i Blerimit u hapi shume telashe policisë (SH.P.K-së).Në orën 2 e 10 minuta të mëngjezit,kamarieri i Blerimit,Agimi i telefonoi policisë duke thënë se do të kishte mund ti tregoj vrasësit e shefit të tij (pra Blerimit). Inspektorët ishin dërguar në shtëpinë e Blerimit,aty arriten në ora tre të mëngjesit.Në tre e pesë minuta inspektorët i telefonuan policisë duke lajmëruar se edhe Agimi ishte vrarë.E kishin gjetur me një plumb në kokë.Blerimi kishte pasur kafken të thyer nga një objekt i rënd.Nuk kishte asnjë gjurmë mbasi vrasësi kishte ditur ti zhdukte te gjitha.
-Në Ç'ore kishte qenë vrarë Agimi?`

Test nr.9
-- Në qoftë se një orë mbetet nga një minutë në cdo dhjetë minuta lëvizje,sa do të na duhen që shigjeta e orës të bëj një xhiro në të gjithë kuadrtantin (rrethin) ?

Test nr.10

--Një baba ka tre herë moshën e djalit te tij.Për dhjetë vjet do të ketë dyfishin e moshës së djalit të tij.
-Sa vjec është babai ?

Test nr.11

--Agroni takoi një ditë gjat shetitjes së tij të zakonshme,një person që e njihte që në fëmijërin e tij,por që nuk e kishte parë më shumë se sa dhjetë vite.Ky person përshëndeti Agronin,e pastaj i tha--Nuk e dini,besoj që pasi që nuk jemi parë më,jam martuar.Ja vajza ime.
-Mirëdita--i tha Agroni vajzës se vogël--Si quhesh ?
-Kam të njejtin emër me mamanë time.
-Ah! edhe ju Blerta ?--tha Agroni
-Po -u përgjegjë vajza -si e dini?
-Në fakt si arriti Agroni të dinte se vajza quhej Blerta?

Test nr.12
--Një zoteri ështe martuar me nje vejush që kishte disa fëmijë me burrin e parë,por edhe ai (pra burri) kishte fëmijët e tij nga martesa e parë).
--Dhjetë vite me vonë,ndodhi një përleshje në familje e numri i përgjitheshem i fëmijeve atëher ishte 12.Gruaja vrapoi tek i shoqi duke bërtitur:
-Nxito shpejt! Fëmijet tu dhe femijet e mi po zihen (përlahen) më fëmijet tanë.
-Duke pasur secili nga bashkëshortet nëntë fëmijë,sa fëmijë linden gjatë këtyre dhjetë vjetëve ?

Test nr.13
--Nëse një pulë e gjysëm bën një vezë e gjysëm,në nje ditë e gjysëm....sa vezë do të bëjnë shtatë pula në gjashtë ditë ?

Test nr.14
--Një burrë dhe gruaja e tij kanë katër vajza të martuara e secila prej tyre kanë nga katër fëmijë.Sa anëtar ka familja ?

Test nr.15
-- Kërkoni nese ky lajme nuk permban gabime:
""""Gjatë qëndrimit tim në Ballkan,interesohesha veqënarisht për popujt dhe kulturën e Kosoves,Shqipëris,Maqedonis,Sllovenis.
Provoja një kënaqësi të madhe kur dëgjoja bisedat mbi trimat si Skenderbeu,pasaj Ismail Qemaili,e shume gjëra të interesanta.Të gjitha më pëlqenin por më së shumti pesë vendet që kam përmendur""""

Test nr.16
--Në një lagje,punonte prej shumë kohësh një berber shumë i njohur dhe shumë besnik.Një ditë prej ditëve të tij të zakonshme tek ai shkon për tu rruar në mëngjes një njeri.Berberi kryen punen e tij,Më në fund ky njeriu qohet dhe e pyet berberin se sa duhet që të paguaj......Ai përgjigjet--hape arkën (aty ku i mbante parat) shiqoji se sa para janë,njehi se sa janë,leji edhe aq sa janë dhe merri 2 euro kusur.
Pak më vonë vjen edhe një njeri tjetër,edhe ky për të rregulluar mjekrrën e tij.Pasi ta kryen punën berberi,njeriu qohet dhe don të paguaj---berbri edhe këtij ja beson arkën dhe i thotë ---shiqoji se sa para janë aty,njehi,leji edhe aq sa jane dhe merri 2 euro kusur.
Një orë më vonë vjen edhe një djalosh për ti rregulluar flokët,edhe me këtë berberi vepron njësoj pra pasi që ja rregullon i thotë hape arkën,njehi sa para janë,leji edhe aq dhe merri 2 euro kusur.
Gjatë tërë asaj dite berberi kishte pasur vetëm keta tre persona myshteri.
Dhe pak para se sa të mbyll shitoren,berberi shkon te arka e tij për të marr parat që i kishte fituar gjat kësaj dite..Ku për qudi aty nuk kishte asnjë para......Në fillim aty berberi kishte lënë disa para,,pra në mëngjes kur e hapi shitoren.
Pyetja është kjo-----SA PARA ISHIN NE ARKEN E BERBERIT NE FILLIM ?

ZGJEDHJA E TESTIT
TEST nr.1======= kater dite.
TEST nr.2========== 12
TEST nr.3========== 10
TEST nr.4========== e diela
TEST nr.5========== 87310
TEST nr.6========== gjashte numra:123,213,312,132,231.321
TEST nr.7========== e diela
TEST nr.8========== ndermjet 2 e 10 minuta e 3
TEST nr.9========== 65
TEST nr.10========= Babai eshte 30 vjeq
TEST nr.11========= personi qe ka takuar nuk ishte nje mik,por nje mike e femijerise se tij
TEST nr.12=========secili kishte nga tre femij para kesaj martese,e gjashte linden nga bashkimi i tyre
TEST nr.13========= 28 veze
TEST nr.14========= 26
TEST nr.15========= ketu ka vetem nje gabim.Jane permendur kater e ne fund flitet per pese vende.
TEST nr.16========= 1.75 cent.
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

INTELIGJENCA  Empty Re: INTELIGJENCA

Sat 26 May 2012 - 15:59
Hulumtimet kanë treguar që vetëm koeficienti i inteligjencës (QI) nuk është garanci për sukses në jetë. Andaj, sot për të siguruar zhvillim të "personit komplet" nevojiten QI e lartë dhe koeficient i lartë emocional (EQ). Këto dyja janë në lidhje të ngushtë.


A jeni ju nga ata te cilet planet e tyre dhe vendimet ti bazojne vetem ne inteligjencen e "ftohte" dhe llogjike? A jeni ju me efektiv?

Argumentoni pak me shume rreth temes e pyetjes qe ju drejtova tani!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi