Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Qyteti italian: Stop minifundit Empty Qyteti italian: Stop minifundit

Thu 30 Jun 2011 - 4:50
Një qytet bregdetar italian njoftoi planet për ndalimin e minifundeve dhe vendosjen e disa rregullave të tjera. Kryebashkiaku i qytetit bregdetar italian Castellammare di Stabia mendon se ndalimi i minifundeve, do të përmirësoj atë që vetë ai e ka quajtur 'standart i mirësjelljes publike'. Kryetari Luiggi Bobbio, tha se rregullat do të ndihmojnë në rivendosjen e një etike urbane dhe do të lehtësojnë bashkëjetesën. Ata të cilët do të shkelin rregullin mund të përballen më gjoba që variojnë nga 35 deri në 696 dollarë.

Në vazhdim të këtyre rregullave kreu i bashkisë Bobbio është nxitur për të propozuar të tjera rregulla, si ndalimi i plazhit toples, luajtjes futboll në rërë dhe rregulla të tjera, pasi ai beson se këto nxisin sjelljet e padisiplinuara dhe zhurmat shqetësuese. Kryetari Bobbio ka gjetur dhe mbështetjen e kishës së qytetit. "Unë mendoj që ky është një vendim i drejtë. Këto rregulla janë gjithashtu një mënyrë për të luftuar rritjen e ngacmimeve seksuale"- tha Don Paulo Cecere

Castellammare di Stabia është një nga qyetet e fundit që po bën të tijat disa kompetenca shtesë të diktuara nga qeveria e Berluskonit, që në përpjekje për të luftuar krimin përballet me sjellje anti-shoqërore. Rregulla të tjera të vendosura nga bashkia janë puthjet në makina, ndërtimi i 'kalave të rërës" nga fëmijët, si dhe kositja e lëndinave në fundjavë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi