Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike Empty Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike

Thu 11 Feb 2010 - 14:26
Debati per legalizimin apo jo, dhe masat qe duhen marre kunder prostitucionit dhe shtepive publike apo bordellove, sic njihen ndryshe, nuk eshte ne Shqiperi, nje debat shume i mprehte, ne kuptimin qe, te diskutohet gjeresisht dhe te marre vemendjen qe i takon. Kjo ndoshta, jo se nuk eshte i pranishem dhe shqetesues ky problem, por, ne Shqiperine me "halle shume", nuk eshte se nje problemi i tille, merr vemendjen qe duhet.
Nderkohe, nga ato qe njoftojne mediat dhe te dhenat policore, prostitucioni dhe shtepite publike, dita-dites po behen edhe me te perhapura dhe shqetesuese. Legjendarja "Gropa e Hajdinit", ku pak kohe me pare gelonin prostitutat, gra dhe burra, me ne fund eshte mbyllur, por nuk eshte se mund te kete ulur prostitucionin e rruges. Mesohet nga media, se "punetoret" tek "Gropa e Hajdin Sejdise", jane zhvendosur tek liqeni i Tiranes. Por, nuk eshte se mbaron me kaq, prostitucioni zhvillohet, bile dendur, ne hotelet dhe motelet ne zona te ndryshme te Tiranes { nuk po i permend me emra zonat me te nxehta }, me variacion cmimesh dhe vajzash. Mesohet qe, ne kontigjentin e femrave qe ushtrojne kete gje, ka edhe studente...te cilat jane me te preferuarat ...dhe normalisht kane edhe cmim te larte.
Sidoqofte, nuk po zgjatem me tej, ne ekspozene, qe mund te behet per prostitucionin apo shtepite publike ne Tirane, apo gjetiu, pasi ekzistenca e ketij problemi, eshte e njohur per te gjithe, ne kete kontekst, ajo qe ju ftoj te debatojme dhe diskutojme ne kete teme eshte:

A duhet te legalizohet prostitucioni dhe shtepite publike dhe, a duhet qe te mos jete shkelje ligji prostitucioni, sipas disa mendimeve, qe shteti te mund ta kontrolloje kete gje, ti taksoje keto aktivitete, etj., nese mendoni qe po, pse.....?????

Apo jeni kunder legalizimit te prostitucionit dhe shtepive publike, dhe ky "aktivitet" te jete shkelje ligji, dhe organet e zbatimit te ligjit, te jene me efikase ne masat, qe duhen marre ndaj kesaj dukurie negative....?????
Nese jeni te ketij mendimi, shkruani edhe arsyet....





Ne bindjet e mija, prostitucioni ne rruge apo shtepi publike, eshte dicka e pamoralshme, negative dhe e denueshme, por, ne kete debat, pervec aspektit moral, nje pike tjeter e ketij debati eshte edhe menyra se si duhet te veprohet, per kete dukuri, qe tashme eshte e pranishme. A duhet te legalizohet dhe te jete e kontrollueshme nga shteti, dhe ndoshta ky aktivitet, do te pakesohet etj. Apo, prostitucioni dhe shtepite publike, te mos legalizohen dhe te jete shkelje ligjore prostitucioni. Per shkak se, legalizimi, thjesht do ta perkeqesonte gjendjen.

Meqenese, une jam kunder legalizimit te shtepive publike dhe te prostitucionit dhe prostitucioni te jete shkelje ligjore, po sjell arsyet dhe faktet, qe e kundershtojne mendimin e atyre qe jane pro-legalizimit.
Arsyetimet dhe faktet e meposhtme, jane te organizatave te ndryshme, qe merren dhe e studijojne kete problem..
- Legalizimi apo dekriminalizimi { mos-konsiderimi i prostitucionit, si shkelje ligjore }, eshte nje "dhurate", qe mund te ju behet, pimp-ave { tutor prostitutash }, trafikanteve dhe industrise se seksit.
- Legalizimi apo dekriminalizimi i prostitucionit, e nxit trafikimin. { Prostitucioni i legalizuar apo i dekriminalizuar, eshte nje nga shkaqet kryesore te trafikimit te femrave. Nje raport, bente me dije se, 80% e femrave ne bordellot e Hollandes { Ne Hollande, prostitucioni eshte i legalizuar }, ishin te trafikuara nga vendet e tjera }
- Legalizimi dhe mos konsiderimi i prostitucionit si shkelje ligji, nuk e kontrollon industrine e seksit, por e zgjeron ate.
- Legalizimi i shtepive publike dhe prostitucionit dhe mos konsiderimi i prostitucionit si shkelje ligji, e rrit me teper, prostitucionin klandestin, te rruges dhe ilegal, duke bere qe te deshtoje qellimi qe ka kerkesa per legalizimin e prostitucionit, duke menduar, qe do te ulte prostitucionin e rruges dhe ilegal. { Rritja e ndjeshme e prostitucionit ne Australi, qe nga legalizimi { ne nje pjese te saj, ku eshte e legalizuar } , ka qene ne sektorin ilegal te prostitucionit. Ne nje periudhe 12 mujore, numri i bordellove te pa-licensuara, eshte trefishuar ne Viktoria, dhe akoma vazhdojne te operojne te pa-ndeshkuara }.

Ka edhe shume arsye te tjera, qe jepen per te kundershtuar legalizimin dhe dekriminalizimin e prostitucionit dhe te tjerave aspekte te prostitucionit, sic jane shtepite publike, por une po ndalem me kaq, pasi mund te flasim perseri.

Ky ishte mendimi im, ju normalisht mund te keni edhe mendim ndryshe dhe mund te shkruani arsyet dhe argumentat per te mbeshtetur mendimin tuaj... Diskutim te kendshem.......per ata qe do te marrin pjese.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike Empty Re: Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike

Sun 8 Jan 2012 - 23:34
Jam pro
JinBim
JinBim
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 163
<b>Hobi</b> Hobi : Shah
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ;)
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike Empty Re: Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike

Mon 9 Jan 2012 - 1:03
Edhe une jam pro : legalizim .
Ashtu kshtu po behen kto gjera ( jane ber , behen , dhe do te behen ).
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike Empty Re: Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike

Sun 12 Feb 2012 - 17:20
Une jam pro.
Sigurisht qe prostitucioni nuk ka per te reshtur, ne nje menyre apo tjeter ai do egzistoj, fshehur apo i legalizuar.Arsyeja perse jam per Pro, eshte sepse keshtu luftohen shume te keqia...legalizimi i prostuticionit ka edhe shume avantazhe...sic jane pervesitetet mund te behen ne keto shtepi.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike Empty Re: Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike

Sun 12 Feb 2012 - 17:24
Une jam kunder.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike Empty Re: Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike

Sun 12 Feb 2012 - 17:29
une jam pro

arsyet> keta kukulla qe punojne zanatin me te vjeter ne bote ne rradhe te pare jane te kontrolluara dhe te certifikuara nga mjeku

e dyta >do paguajne taksa ne shtet

e treta> do kene de license aktiviteti,do kalojne ne prova sa te zonja jane Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike 81192 Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike 81192
Sponsored content

Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike Empty Re: Debati per legalizimin e prostitucionit&shtepive publike

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi