- VizitorVizitor
Pantallonat e ngushta atraktive
Thu 30 Jun 2011 - 14:39
Pas rreth dy dekadash, pantallonat e ngushta këtë sezon janë
kthyer në modë, ndërsa kryesisht në kombinim me minifundet, fustanet dhe
tunikat.Shumë femra shmangin fundet ultra të shkurtra,
sepse mendojnë se nuk kanë këmbë të bukura. Megjithatë, kjo nuk do të
thotë se nuk duhet të kenë një gardërobë të tillë.
Pantallonat e ngushta deri në fund të këmbëve ose pak nën gjunjë do
të fshehin të gjitha të metat tuaja, ndërsa nëse janë me ngjyra të
pazakonta, do të tërheqin vëmendjen kudo që jeni.
Tunikat, bluzat e gjata pa krahë dhe mini-fustanet, janë shumë
praktike për ditët e ngrohta, ndërsa kombinimi i tyre me pantallona të
ngushta është mjaft atraktiv. Në këtë kombinim mund të mbani këpucë të
rrafshëta të cilat këtij stili i japin rehati.
Nëse nuk ju pëlqejnë këpucët e rrafshëta, atëherë këpucët dhe
sandalet me taka duken shumë “retro” në këtë kombinim. Stilistët
rekomandojnë sandale me ngjyra të çelëta me platformë, që formësojnë
mirë këmbën dhe përshtaten mirë me pantallona të ngushta. /Telegrafi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi