- VizitorVizitor
Kjo bukuroshe çmendi princin anglez
Thu 30 Jun 2011 - 14:55
Mediet britanike javëve të fundit vazhdimisht kishin shkruar për
romancën e mundshme me princit Harry dhe motrën e nuses së vëllait të
tij William, zeshkanen Pippa Middleton, por duket se princi Harry më
shumë i preferon biondet.
Në të vërtetë, princi problematik është në lidhje intime me
bukuroshen Florence Brudenell-Bruce, modelen e veshjeve intime dhe ish e
dashura e vozitësit të Formula 1, Jenson Button. Princi dhe manekinia
kanë filluar të takohen menjëherë pasi ai kishte dhënë fund romancës me
Chelsy Davy.
“Florence është shumë argëtuese dhe e bukur. Harry-it i pëlqen shumë
ajo”, ka thënë një burim i afërt me çiftin. Dashnorët e rinj thuhet se
takohen në shtëpinë e Florences e cila vlen 2.5 milion funte.
Përndryshe, ajo është pasardhësja e shtatë e grofit Cardigan nga
Notting Hill. Dashurie mes bukuroshes bionde, e cila reklamon firmën
‘Adidas’ dhe Harry-it, ka lindur nga miqësia shumëvjeçare, ndërsa shpesh
janë’ takuar edhe në ngjarjet elite.
I pyetur nëse është duke u takuar me ndonjë vajzë, harry kishte deklaruar se është tepër i zënë për këtë çështje.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi