Zëra Femërorë
Sun 3 Jul 2011 - 13:45
Të rëntë rrufeja”, “Të rëntë flaka” apo “Vdeksh”, këto janë disa nga mallkimet që gjithkush i njeh dhe i ka dëgjuar. Ndërsa shkodranët kur duan të të mallkojnë përdorin një shprehje të pazakontë “Të hyptë vedi në qejf”. Ndoshta qytetarët e asaj zone e dinë shumë mirë, se dikujt po i hipi vetja në qejf, i tërheq vetë të gjitha mallkimet e tjera. Për fat të keq, kjo duket se po ndodh me një pjesë të mirë të femrave shqiptare sot. Po, po. U ka hyrë vetja në qejf. Dhe duket se ky “mallkim” po kap të gjitha shtresat femërore, që nga ato lart, që mendohet se janë truri i kombit, deri te niveli më i paarsimuar i shoqërisë.
Po e fillojmë pikërisht nga ky nivel, ku modelet që na serviren janë të pambarimta. Kështu kemi gruan e pronarit të një pike turistike buzë detit, e cila ulet me kamerieret e kuzhinieret e restorantit, e u tregon ashtu si pa të keq, se çfarë psonjash ka bërë në kryeqytet: “Bleva një palë pantallona xhins 120 mijë lekë (të vjetra). Bleva dhe një shall 50 mijë lekë, dhe një palë këpucë 200 mijë lekë”. E punonjëset e dëgjonin me sytë gjysmë të qeshur e gjysmë të inatosur. Paga e tyre mujore nuk i kalonte 120.000 mijë lekë të vjetra dhe më e keqja akoma, ishte se këtë muaj, pronari ua kishte vonuar një javë. Çfarë u mbetej t’i thoshin gruas së pronarit kësaj “trëndeline kokëboshe”, e cila po u rendiste mallrat e “shopingut” në Tiranë? Ta mallkonin “Mos i gëzofsh asnjë ditë!” apo “Mos arrifsh t’i veshësh!” mallkime të rënda vërtet. Por do të ishin të arsyeshme nga një grua, e cila largohet tetë apo dhjetë orë nga shtëpia për të punuar, dhe kur kthehet gjen dy fëmijë që i kontrollojnë çantën duke i thënë: “O ma çfarë na solle?”. Një grua që me njëqind e njëzetë mijë lekë të vjetra, duhet të blejë edhe bukë, edhe vaj, edhe perime, edhe fruta, por duhet të blejë edhe një çokollatë për fëmijët, edhe libra, edhe fletore. Por edhe me gjithë këto mungesa, askush nuk e mallkon gruan e pronarit. Ajo nuk ka nevojë për mallkim. Zoti edhe i ka dhënë shansin të martohet me një burrë me para e të blejë veshje të shtrenjta, në anën tjetër i ka hequr mendjen, dhe zemrën. Një femër si ajo, as nuk mund të kuptojë, as të gjykojë, e as të ndjejë. E punonjëset e restorantit e dinë se nuk ka mallkim më të madh se kaq.
Por mendjelehtësia dhe fenomeni i hipjes së vetes në qejf, tanimë ka prekur edhe ato shtresat më të larta të shoqërisë, ato më të kulturuarat e më të arsimuarat, nga të cilat ne presim të përcjellin vetëm mendime të zgjuara, e sjellje nga të cilat të marrim shembull. Por krejt e kundërta ndodh kur një deputete e Kuvendit të Shqipërisë, shpalos fjalorin e saj “parlamentar”, duke ofenduar një polic në detyrë, veprim që flet shumë qartë sesa shumë i ka hipur vetja në qejf kësaj zonje që ka fatin të ketë mandatin e parlamentares, po jo aftësinë, jo kulturën, e as edukatën. Këtij modeli i shtohen një sërë femrash të tjera, të cilat falë Zotit, falë fatit, apo falë kompromiseve të fëlliqura që kanë bërë në jetë, kanë arritur të fitojnë statuse dhe pozicione që nuk i meritojnë, prej nga ato ushtrojnë presion, bëjnë shantazhe, shesin mend edhe pse nuk kanë të tillë, shesin moral, edhe pse poshtë veshjeve të shtrenjta gjen veç varfëri shpirtërore, poshtë modeleve të flokëve të llakosur përditë tek parukierja gjen veç varfëri mendore, e brenda këpucëve firmato gjen këmbë që nuk dinë të ecin me forcën e tyre, por veçse me patericat e shtrembra ku ato mbahen, e nën moralin e pastër që ato shpallin, fshihet veçse një moral i lëtyrtë i bazuar në hipokrizi, shtirje, mashtrimi e gënjeshtër.
Për sa kohë mendjelehtësia dhe qejfi i ngritur i këtyre femrave qëndron në rrafshin e tyre personal, nuk përbën asnjë problem. Por në çastin kur këto femra që i kanë hipur kalit së prapthi guxojnë që me arrogancën dhe pozicionin e fituar pa pikë mundi, të fyejnë e të nëpërkëmbin jetën e të tjerëve, sidomos atyre që punojnë, atëherë kemi të bëjmë me një problem shumë të madh.
Për fat të mirë e të keq, deputetja jonë hasi në një hundëlesh, i cili i uli hundën dhe bëri që arroganca e saj ta nxirrte në të gjitha gazetat e në të gjitha televizionet, duke na kujtuar shprehjen: “Sa më lart të ngjitesh aq më shumë të duken të ndenjurat”. Pyetja është se kush do t’ua ulë hundën shoqeve të saj: atyre që bëjnë “shoping” të shtrenjtë me paratë e burrave apo të dashnorëve dhe guxojnë e tallen me shitësen pse nuk i ka këpucët firmato, apo me kamerieren pse i ka dalë boja e flokëve, apo edhe me kolegen e punës, e cila nuk ka as burrë, e as dashnor të pasur për të blerë çanta, e këpucë lëkure, por rropatet çdo ditë duke e mbajtur punën me forcën e mendjes e të shpatullave. Urojmë që rasti i fundit i deputetes të shërbejë si shembull për të gjitha simotrat e saj, që u ka hipur vedi në qejf, e që janë ngjitur pa mund atje lart, të kujtohen e të zbresin sërish me këmbë në tokë, ndryshe të ndenjurat e tyre do të valëviten si flamur i çngjyrosur, me të cilin do të tallen bota.
Do doja shume ta reduktoja por eshte kaq Origjinale e realitetit sa mendova ta postoj temen origjnale.
Autori:Anetari anonim

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi