Pedofilia dhe Incesti
+2
Miikaaa
Anabel
6 posters
Pedofilia dhe Incesti
Thu 11 Feb 2010 - 20:39
Te dashur miq ndoshta eshte e arsyeshme te diskutojme per kete problem pasi koheve te fundit kjo pune na eshte bere perditshmeri. Ajo qe me shtyri te hap kete teme eshte fakti se ndodhi nje rast Incesdi dhe Pedofilie. Nje rast qe shokoi tere Kosoven.
Para ca kohesh Elona Krasniqi shtate vjevare nga Komuna e Shtimes, humbi pa gjurme, dhe pas shtate ditesh i gjindet kufoma.
Hetimet e Policise quan deri tek i dyshuari i pare, e ai ishte Sinan Krasniqi xhaxhai i Elones. Ky monstrum e kishte marru vajzen e vellaut duke dalur nga shkolla dhe i kishte premtuar te shetisnin neper pyll, nga ajo dite per shtate dite te gjithe menduan se Elonen e kindapuan mafia per te shitur organet e trupi, por xhaxhai paska dalur ne "sheti" dhe rastesiht e ka gjetur te vdekur.
Pasi ishte thirrur ne interviste ne polici ai edhe kishte pranuar se e kishte dhunuar dhe vrare vajzen shtate vjecare.
Te gjith e duma qe ai te denohet me vdekje, por ne Kosove denimi me i larte qenka 40 vite.
Si mund te luftojme keto dukuri qe ne shume raste jane fatale per femijet.
Besoj se do te ishte i rendesishem nje diskutim, jo vetem per rastin qe ua tregova por per Pedofiline dhe Incestin ne pergjithsi.
Cdo te mire.

Re: Pedofilia dhe Incesti
Wed 4 Aug 2010 - 19:02
Ekziston ky fenomen ne shoqerine shqiptare?
Pika limite e pedofilise (kur mund te quhet dikush pedofil), sipas jush?
Si t'i mbrojme femijet tane?
Cili do ishte ndeshkimi i me i merituar per ta?
Pika limite e pedofilise (kur mund te quhet dikush pedofil), sipas jush?
Si t'i mbrojme femijet tane?
Cili do ishte ndeshkimi i me i merituar per ta?
Re: Pedofilia dhe Incesti
Tue 19 Mar 2013 - 14:49
Pedofilia
Si fillim duhet të dimë se shkencërisht sot Pedofilia trajtohet si një sëmundje mendore, ndaj të cilës nuk është zbuluar ende një kurë edhe pse ka disa terapi të cilat mund të minimiazojnë prirjen e një njeriu për të kryer akte pedofilike.
Në rast se Pedofilia trajtohet si një sëmundje mendore, si mund të dënojmë maksimalisht një të sëmurë?
Por a është realisht Pedofilia një sëmundje dhe cilat mund të jenë shkaqet që çojnë një njeri të kryejë akte pedofilie?
a.) Dhunimi seksual në moshë të mitur.
b.) Mungesa e marrëdhënieve seksuale. (Murgjit e priftërinjtë)
c.) Paaftësia për të kryer marrëdhënie seksuale me të rritur.
d.) Abuzimi me seksin në atë masë sa të tërhiqesh vetëm prej perversitetesh.
e.) Eshtë sëmundje e lindur.
f.) Eshtë çështje tradite e kulture. (Ashikët e Dylberët, traditë orientale e lindur si pasojë e fanatizmit fetar që përmes perçes mbuloi dhe veçoi aq shumë femrën nga mashkulli)
g.)Të gjitha bashkë.
h.) Tjetër.
http://tundratabloids.com/2011/06/national-geographic-exposes-pedophilia-in-islam.html
Madje në Arabinë Saudite një klerik i lartë islamik deklaron se nuk ka moshë për tu martuar duke e mbrojtur pedofilinë duke ju referuar Kuranit tek 65:4 ku diskutohet se mund të martohesh me një femër edhe pse asaj nuk i kanë ardhur ende menstruacionet si dhe faktit që vetë Profeti Muhamed u martua me Aishen kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe dhe kryen marrëdhënie seksuale kur ajo mbushi 9 vjeç. Stop injorances
http://gloria.tv/?media=181413

- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Dhuna seksuale ndaj fëmijëve...
Tue 19 Mar 2013 - 15:38
Dhuna seksuale ndaj fëmijëve...
Të lënduar për jetë
Sipas Child sexual abuse in Europe (abuzimi seksual i fëmijëve në Europë), kërkimi shkencor vlerëson se 10% deri në 20% e fëmijëve në Europë vazhdojnë të dhunohen seksualisht në fëmijëri. Vëmendja publike në media drejtohet shpesh drejt atij të panjohurit që fshihet, por sidoqoftë fëmijët janë më të rrezikuar nga abuzimi prej njerëzve që i rrethojnë, si për shembull anëtarë të familjes ose miq, njerëz që kujdesen për ta, deri edhe bashëkmoshatarë.
Abuzimi seksual me fëmijët mund të marrë shumë forma, ndër të cilat: inçest, pornografi, prostitucion, trafikim i qenieve njerëzore dhe dhunë seksuale nga bashkëmoshatarët. Të gjitha këto mund t’i shkaktojnë një dëm të rëndë shëndetit mendor dhe fizik të fëmijës. Pasojat e abuzimit seksual i ndjekin fëmijët edhe në fazat e mëvoshme të jetës si të rritur – jetë që sipas përshkrimeve të viktimave shpesh përshkruhen si të jetuara në një trishtim dhe dhimbje të fshehur.
Konvente e re mbi abuzimin dhe shfrytezimin seksual te femijeve
Komiteti i Ekspertëve për Mbrojtjen e Fëmijëve kundër Shfrytëzimit Seksual dhe Abuzimit (PC-ES), i formuar më 2005, si një nën-komitet i Komitetit Europian për Problemet e Krimeve (CDPC), përgatiti Konventën e re të Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Fëmijëve kundër Shfrytëzimit Seksual dhe Abuzimit Seksual (Council of Europe Convention on the Protection of Children against Sexual Exploitation and Sexual Abuse.) Konventa e hapur për firmosje më 25 tetor në Lanzarote, Spanjë, kërkon 5 ratifikime për të hyrë në fuqi, tre prej të cilave duhet të jenë nga vende anëtare.
Konventa është një instrument i plotë ligjior, i ndarë në 10 kapituj të ndryshëm që mbulojnë të gjitha aspektet përkatëse për mbrojtjen e fëmijëve kundër abuzimit seksual:
masat parandaluese dhe mbrojtëse;
ligji penal substancial (përfshi klasifikimin e shkeljeve të ndryshme, ndër të cilat edhe "miqësimin" me fëmijët për motive seksuale;
legjislacioni për hetimin, çuarjen para drejtësisë dhe proceduarat – përfshi procedurat që janë të përshtatshme për fëmijët;
trajtimi i abuzuesve seksualë;
baza kombëtare e të dhënave dhe shkëmbimi i informacionit;
bashkëpunimi ndërkombëtar.
Konventa ofron një mbulim të plotë dhe shterrues të mbrojtjes së fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual, i cili konsolidon standartet ekzistuese në terren.
Instrumenti i ri mbush boshllëqet, siguron koherencë në Europë si dhe mbrojtje të barabartë të të gjithë fëmijëve duke vendosur standarte të qarta të përbashkëta si dhe përkufizime që janë të zbatueshme në të gjitha vendet europiane, sidomos nëpërmjet harmonizimit të ligjit për veprat penale si dhe masa të tjera në këtë drejtim. Këshilli i Europës është zotuar që të tërhehqë vëmendjen e qeverive lidhur me nevojën për ta sjellë këtë konventë në fuqi me shpejtësi të madhe si dhe për të ofruar mbështetje për proceset e ratifikimit nëpërmjet mbajtjes së konferencave rajonale. /coe.al

- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Pedofilia dhe Incesti
Tue 19 Mar 2013 - 17:33
Se di sa e keni lexuar lajmin me te fundit te ktij monstres pedofil dhe mendova ta shperndaj ktu por nuk e di nese ky postim ekziston ne nje teme tjeter, gjithsesi mu duk e arsyeshme ta vendos ketu.....
TIRANE- Për më shumë se 5 muaj, hetimet për zhdukjen e 11-vjeçarit Julian Çela nuk nxorrën asgjë në dritë. Përrenjasi u kap vetëm pas rrëmbimit të fëmijës së dytë, i cili banonte shumë pranë apartamentit ku jetonte maniaku 45-vjeçar. Policia ka arritur të ndërhyjë në kohë ditën e dielë, pasi sipas të dhënave, dyshohet se Përrenjasi po përgatitej ta vriste dhe atë. Në banesë i është gjetur një litar, i bërë lak, me të cilin dyshohet se do të përpiqej ta mbyste. Fëmija 10- vjeçar është gjetur me shenja dhune në trup dhe dyshohet se me të është abuzuar edhe seksualisht. Ngjarje të reja tronditese rreth aktivitetit te pedofilit vijojnë të zbulohen.
“Monstra i Laprakës”, Ardian Prrenjasi, dje për herë të dytë ka dëshmuar në detaje mënyrën si e mashtroi dhe vrau Julian Çelën, 11-vjeçarin e zhdukur më 30 nëntor 2012 në Tiranë. Pasi pranoi krimin një ditë më parë, 45-vjeçari është shoqëruar dje me pranga në duar në banesën ku abuzonte me të miturit. Prrenjasi ka shpjeguar me hollësi mekanizmin e rrëmbimit dhe vrasjes së djalit të zv.drejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili ishte deklaruar i humbur që prej 30 nëntorit 2012.
PRRENJASI PRITET TË DALË SOT PARA GJYKATËS
Ora 10:30-Pedofili Ardian Prrenjasi pritet të paraqitet sot në Gjykatën e Tiranës ku do t`i caktohet masa e sigurisë.
45-vjeçari nga Prrenjasi i Librazhdit pritet të përballet sot me akuzën për heqje të lirisë në mënyrë të paligjshme ndaj të miturit me inicialet A.C si dhe atë të “abuzimit seksual me të mitur”.
RRËFIMI I 10-VJEÇARIT: PRINDËRIT MË THËRRISNIN, S’PËRGJIGJESHA DOT
Ora 10:27 – Gazeta “Panorama” zbardh rrëfimin e plotë të 10-vjeçarit, si u mashtrua për të blerë diçka në dyqan, si u mbajt peng dhe kërcënimet që të mos bërtiste, pasi do të vritej.
Djali 10-vjeçar A. C., që u rrëmbye, u dhunua dhe u kërcënua nga i arrestuari Ardian Prrenjasi fundjavën e kaluar, ka biseduar me familjarët e tij duke u treguar gjithçka që kishte ndodhur. Ai ka treguar për të afërmit veprimet që ka kryer ndaj tij pedofili 45-vjeçar brenda shtëpisë ku u mbajt i izoluar jashtë dëshirës së tij.
Një i afërm i 10-vjeçarit tregon se djali tani është shumë mirë, madje dje ka këmbëngulur që të shkonte në shkollë. Pa hyrë në detaje, i mituri ka shpjeguar të gjitha veprimet kërcënuese dhe bisedat që ka pasur me 45-vjeçarin Prrenjasi. Ai u ka thënë të afërmve që i ka dëgjuar shumë mirë kur e thërrisnin dhe e kërkonin gjatë gjithë natës, por kishte frikë të përgjigjej, sepse Prrenjasi i thoshte se do ta varte dhe i tregonte çarçafin dhe thikën.
“Unë ju kam dëgjuar shumë mirë, sepse dritarja e banjës ishte e hapur. Kisha frikë të flisja. Kisha frikë edhe të qaja apo të kërkoja ndihmë, sepse ai mbante thikën në dorë”, ka treguar 10-vjeçari. Ai madje ka shpjeguar me hollësi se te dera e banjës së banesës së Prrenjasit, e cila është ngjitur me avllinë e shtëpisë dhe përballë shtëpisë ku ai jeton me prindërit, autori kishte varur një çarçaf. E kishte përdredhur, e kishte bërë lak dhe e kishte varur në një vend sipër derës së banjës, ndërsa vazhdimisht mbante një thikë në dorë. “Ndonjëherë fliste në telefon, nuk e di se me kë, por e dëgjoja që thoshte se po bëhej gati dhe kur t’i merrte ai duhej të vinin”, ka treguar 10-vjeçari.
TELEFONATAT
Sipas të miturit, autori i thoshte se do të iknin në Greqi, madje po bënte edhe një çantë të madhe gati. Vetë djali i dëmtuar u ka thënë familjarëve të tij se kur fliste në telefon, nuk e dinte se më kë, por bëhej fjalë për të ikur diku. “Aty afër meje kishte nxjerrë një çantë të madhe dhe po fuste disa gjëra brenda. Më tha që ai do ikte përpara dhe pak më vonë do vinin të më merrnin mua disa persona. Por më kërcënonte vazhdimisht të mos nxirrja asnjë zë, duke më thënë që nëse qaja, flisja apo kërkoja ndihmë, do të më vriste”, ka rrëfyer i mituri.
Më fjalët e tij, edhe pse të një fëmije të vogël dhe të pafajshëm, 10-vjeçari ka shpjeguar edhe 2 telefonata pa numër që autori i ka bërë babait të tij, Sajmir Canit. I afërmi i të miturit na tregoi dje se Sajmirin e kishin telefonuar 2 herë me anonim, në një rast telefoni kishte qëndruar hapur rreth 20 sekonda dhe personi që e merrte nuk fliste. Por ata nuk e dinin se kush telefononte. Këto telefonata i ka justifikuar disi djali i mitur, i cili i ka thënë të atit që i ka telefonuar ai burri që po e mbante me forcë në shtëpi.
Sipas të afërmit të djalit, telefonatat mund të jenë kryer nga autori për të hutuar prindërit e të miturit. Megjithatë, qëllimi real i atyre telefonatave ende nuk mund të shpjegohet si për familjarët, si për grupin hetimor, që ende nuk e ka verifikuar nëse janë kryer nga autori Prrenjasi apo jo. Veç rrëfimit për atë që kishte ndodhur brenda shtëpisë së fqinjit, i mituri i ka sqaruar familjes edhe momentin kur është gënjyer dhe më pas është mbajtur me forcë në shtëpi nga autori.
FAMILJARËT: NA DUKET E DYSHIMTË QË TË JETË HEDHUR NË SHARRË
Ora 09:20-Familjarët e Julian Çelës shprehen se janë ende të paqartë rreth fatit të djalit të tyre. Sipas tyre, mostra ka treguar 3-4 vende dhe nuk ka qenë bindës në atë cfarë ka thënë. “Na duket e dyshimtë të jetë hedhur në Sharrë. Prenjasi ka treguar 3-4 vende dhe nuk ka qenë bindës, dyshojmë se trupi nuk është hedhur në Sharrë”, thanë familjarët për News24.
RREMBIMI I JULIANIT
Momenti kur Julian Çela, djali i zv.drejtorit të SHISH ka humbur për të mos u gjetur më nga familja e tij, përputhet saktësisht me deklarimet e punonjëses së internetit, e cila e ka parë e fundit, më 30 nëntor 2012 dhe rrëfimit të autorit të ngjarjes, Ardian Prrenjasi. Gruaja që ka parë për herë të fundit 11-vjeçarin Çela, më shumë se 3 muaj më parë deklaroi se djali kishte qenë në internet, ku kishte pritur t’i lirohej një vend dhe më pas ishte larguar, sepse e kishte thirrur dikur. Personi që e ka thirrur rezulton të jetë Ardian Prrenjasi dhe këtë fakt e ka pohuar dje i arrestuari, në momentin që shpjegonte mekanizmin e ngjarjes, shkruan sot e perditshmja Panorama.
“Julian Çela ishte në një qendër interneti, ditën që unë e thirra për të më blerë një paketë cigare. Pastaj i thashë që të vinte me mua deri diku që t’i jepja edhe një porosi tjetër dhe e futa brenda. Nuk e lashë të dilte më jashtë”, ka deklaruar në Polici i arrestuari Ardian Prrenjasi. Ai ka thënë se 11-vjeçari nuk i është bindur atij, në momentin kur autori ka tentuar të abuzojë me të dhe ka filluar të bërtasë e të kërkojë ndihmë.
“Ai filloi të bërtiste dhe kisha frikë se mos më zbulonin. I mbylla gojën dhe e kërcënova që të pushonte, por ai nuk më dëgjoi dhe për ketë arsye e vrava”, deklaron Prrenjasi.
VRASJA DHE ZHDUKJA E KUFOMES
Ardian Prrenjasi deklaron se vrasjen e ka kryer me duar, duke e mbytur djalin e mitur.
“E kam shtrënguar fort me të dy duart në qafë, derisa ai pushoi së bërtituri. Më pas e kam mbështjellë me një qilim që kisha në shtëpi, me ngjyrë të kuqe. Në atë kohë ai ishte ende i nxehtë. E kam hedhur qilimin në shpinë, që edhe po të më shihte njeri në rrugë, të dukej sikur po hidhja ndonjë plaçkë të vjetër në plehra”, shpjegoi dje i arrestuari. Sa i përket zhdukjes së kufomës, deklarimeve të së dielës, kur shpjegonte se trupin e kishte hedhur në një kazan plehrash pranë shtëpisë, ai i ka shtuar edhe faktin se ku mund të gjendet trupi.
“Pasi e kam hedhur në kazanin e plehrave, kam pritur për 20 minuta në këmbë, duke vëzhguar në distancë deri në momentin kur të vinte makina e plehrave që të zbrazte kazanin në brendësinë e rimorkios. Me makinë ka ardhur një kolegu im i punës dhe vetëm pasi e pashë që ai mori mbeturinat dhe e vendosi prapë kazanin në vend, jam qetësuar dhe kam shkuar në shtëpi”, deklaron 45-vjeçari. Ndërsa shton se të nesërmen ka shkuar te vendi i grumbullimit të plehrave në Sharrë, për t’u siguruar që trupi i mbështjellë me qilimin e kuq ishte hedhur aty. Në kohën që ai u transportua dje nga Policia në Sharrë, ka treguar me dorë vendin se ku ishte qilimi me kufomën e fëmijës, ditën kur ai e ka parë për herë të fundit.
E DASHURA E PEDOFILIT NË LOT: KAM FJETUR ME NJË MONSTËR, NUK E DIJA QË VRITESHIN FËMIJË
(Nga: KLODIANA LALA, AURORA KOROMANI)
Ora 07:00-”Ardian Prrenjasi të varet në litar. Nuk duam t’ia shohim më fytyrën, ka vrarë fëmijë. Na la vajzën në mes të katër rrugëve. Më vjen turp të më shohë njeri. Ndihem keq nga komshinjtë. Kujt ia merrte mendja se ai ishte njeri i tillë…”. Beglije B., gjyshja e Valbona P., vajzës 24-vjeçare, e cila bashkëjetonte prej një viti e gjysmë me “monstrën” Ardian Prrenjasi, ndihet e shokuar nga krimi makabër që është zbuluar, ku protagonist është 45-vjeçari që ishte futur si dhëndër në shtëpinë e tyre. E moshuara jeton e vetme në apartamentin gjashtëkatësh, ngjitur me godinën e ish-Shkollës së Partisë në Laprakë. Mbrëmë kishte rënë në flinte që në orën 20.00, pasi ndodhej krejt e vetme, në shtëpinë që vështirë se mund të quhej e tillë, pasi kishte vetëm një dhomë. “Jam e mërzitur nga gjithë kjo që ndodhi. S’e besoja kurrë që Ardiani mund të bënte një gjë të tillë. Ai sillej mirë me Valbonën. Mezi siguronin bukën e gojës, por nuk na e merrte mendja që të bënte gjëra të tilla. As bojën nuk duam t’ia shohim më. Na turpëroi. Të varet siç tha dhe nëna e tij”, – thotë gruaja. Tejet e tronditur, 72-vjeçarja rrëfen për “GSH” njohjen e mbesës së saj me Ardianin, bashkëjetesën e tyre, si dhe plot detaje nga jeta e “errët” e njeriut “monstër”….
Znj.Beglije, kur e keni takuar mbesën, Valbonën për herë të fundit?
E takova sot (dje) në drekë. Erdhi rreth orës 13:00. Sapo ishte lënë e lirë nga policia. Një polic i kishte dhënë 300 lekë të paguante biletën e autobusit, pasi as lekë nuk kishte me vete. Jetojnë në kushte të këqija.
Çfarë biseduat me të?
Valbona nuk pushonte së qari dhe thoshte ‘si kam fjetur në një krevat me një monstër’. Ajo kurrë nuk ka ditur se burri i saj vriste fëmijë. Madje shpesh shoqja e saj i ka lënë Ardianit disa herë t’i mbante të birin dhjetë vjeç.
Po tani, ku ndodhet Valbona?
Erdhi dhe e mori babai. Kanë ikur për në Peshkopi.
Ju fliste ajo për jetën që bënte me Ardianin?
Po. Më thoshte që “kalojmë mirë”. Nuk ankohej kurrë. Jetonin në një dhomë me qira, dhomë e vogël, por e trajtonte mirë, nuk e rrihte, përpiqeshin të hanin bukë. Ja tani çfarë na doli, na hodhi baltë. Mbesa ime nuk ka bërë asgjë, s’e dinte çfarë bënte ai. Ku njihen njerëzit sot!
Si është njohur Valbona me Ardianin?
Valbona ka qenë e martuar më parë me një burrë në Gostivar në Maqedoni. Është ndarë, se kishte sherre me kunatat. Duke qenë në fshat, e kishte të vështirë të gjente burrë, pasi flisnin për të, se e kishte ndarë burri i parë. Një komshi i Ardianit ndërhyri dhe u njohën. Nuk bëmë as fejesë, as asgjë.
Po familjen e tij, e njihnit?
Jo, nuk i njihnim, pasi ne nuk bëmë hyrje-dalje sipas zakonit. Dinim vetëm sa na kishte treguar vetë ai.
E dinte mbesa se Ardiani ka qenë më parë i martuar dhe arsyet përse ishte ndarë?
Ai na ka thënë, edhe neve, edhe Valbonës, se është ndarë nga gruaja e parë se ajo e tradhtonte. Na ka treguar se me të ka pasur dy fëmijë.
Ardiani, vinte ndonjëherë t’ju vizitonte?
Po. Vinte një herë apo dy herë në muaj. Vinte të pinte kafe në 6 të mëngjesit kur mbaronte punën, dhe merrte dhe Valbonën me vete kur ajo qëndronte tek unë. Valbona vinte shpesh të më shërbente, se unë jetoj e vetme.
Si ishte sjellja e tij?
Sillej shumë mirë. Asnjëherë nuk kishim për ta besuar se bënte gjëra të tilla. Na vjen zor se si kemi futur në shtëpi një njeri të tillë. Ai ishte shumë i urtë, i qetë. Punonte natën vonë. Kujt ia merrte mendja se vriste fëmijë?!
Gjatë bisedave që keni bërë me mbesën, a ju ka lënë të nënkuptonit se në shtëpinë e saj ndodhte ndonjë gjë e pazakontë?
Jo. Asnjëherë s’më ka vënë në dijeni të ndonjë halli. Ajo nuk dinte asgjë. Në shtëpinë e saj çdo gjë ishte normale, ajo nuk ka vënë re asnjë gjë të çuditshme tek sjelljet e Ardianit.
Kush i vizitonte në banesë mbesën dhe Ardianin?
Personi që i vizitonte ishte një e njohura e Ardianit; vinte shpesh me djalin e saj të vogël 10-vjeçar tek shtëpia e tyre. Ka pasur edhe raste kur ajo e ka lënë Ardianin vetëm me djalin e saj, por nuk dimë t’i ketë bërë gjë.
Po Valbona, çfarë jete ka bërë?
Valbona është fëmija i parë i vajzës sime. Jetojnë në hall të keq. Valbona nuk ka qenë asnjë ditë në shkollë dhe nuk di shkrim e këndim. Jeta e saj ka qenë e vështirë. U martua kur ishte 20 vjeçe dhe u nda shpejt. Tani ka mbetur në mes të katër rrugëve. Kush martohet me të tani që ndodhi dhe kjo gjëmë?!

Tue 19 Mar 2013 - 17:37
Fëmijët Nuk Preken, kur e lexova kte lajm më tronditi pa mase, dhe në fakt këta kriminelë, për fat të keq, ekzistojnë në gjithë botën, këta Monstra, të sëmurë apo jo, nuk duhet të qëndrojnë të lirë. Për ta nuk ka shërim, ndaj shteti, qeveria , institucionet duhet të punojnë, nesër mund ti ndodhë fëmijëve tuaj, nipërve e mbesave tuaja..Fëmijët nuk preken, ata janë ëngjëjt tanë, e ardhmja jonë, e mbi të gjitha janë Dashuria jonë më e sinqertë.
Detyra jonë eshte t'ju sigurojmë një fëmijëri të qetë e të lumtur fëmijëve tanë Sot, për një shoqëri më të mirë Nesër!
Zoti deshi me shume engjëj pranë tij....
Detyra jonë eshte t'ju sigurojmë një fëmijëri të qetë e të lumtur fëmijëve tanë Sot, për një shoqëri më të mirë Nesër!
Zoti deshi me shume engjëj pranë tij....
Re: Pedofilia dhe Incesti
Tue 19 Mar 2013 - 18:34
C’eshte keshtu me ne?Si nuk ngrihet njeri te protestoje kunder dhunes ndaj te miturve?C’eshte kjo heshtje e llahtarshme qe e karakterizon shoqerine tone? Deri kur keshtu? Neser mund te jemi ne ne vendin e prinderve te Julianit deri kur do e durojme kete shtet makaber qe ka krijuar nje sistem te vdekur drejtesie?
- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Re: Pedofilia dhe Incesti
Tue 19 Mar 2013 - 18:37
Nuk e di a po degradon njerezimi apo thjesh keto gjera po vihen ne dukje perdite e me shume..eshte vertete zhgenjyese kjo ngjarja e fundit edhe pse kemi degjuar shume te tjera me pare...
Re: Pedofilia dhe Incesti
Tue 19 Mar 2013 - 18:49
Miikaaa shkruajti:Nuk e di a po degradon njerezimi apo thjesh keto gjera po vihen ne dukje perdite e me shume..eshte vertete zhgenjyese kjo ngjarja e fundit edhe pse kemi degjuar shume te tjera me pare...
Eshte hequr denimi me vdekje thote Berisha per monstren!! Ndodhnin e ne kohen e xhaxhit por ja priste xhaxhi e ja varte para sheshit te qytetit (megjithse praktike e rrepte) por tani cfare? Monstra e ashtu s'humbi gje,aty ku jetonte ne kushte te mjerusheme varferie e futen ne burg nje pjate gjell do e gjej per sa vite kryen denimin pastaj e nxjerrin per sjelljen gjojash te mire....
- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Re: Pedofilia dhe Incesti
Tue 19 Mar 2013 - 19:01
Dhe vdekja me duket pak meriton te digjet ne mes te qytetit ta shohin te gjithe dhe ta gjuajne me gure..
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 43
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Pedofilia dhe Incesti
Tue 19 Mar 2013 - 20:09
Mjer ai popull o Anna se ne c'vorbull maskarenjsh dhe monstrash qeveritare jetojne...Tallen me Iranin qe I var pederastet, bile aq te mencur jane sa diskutojne per te zhvilluar dhe parade gays, me gjithe respektin per ta, por kur u be ai vend te perkrahe gjera te tilla kur nuk di vlerat morale dhe njerezore...Nje pjese e mire e popullit akoma ka vlera, por nje pjese tjeter kurdiset nganjeher me plane ordinere e felliqesira si gjithe sistemi I drejtesise atje...C'mund te thuash tjeter per kte situate..E tmerrshme dhe e dhimbshme deri ne palce..S'ka fjale, secili nga ata qe shkruajne apo drejtojne jane prinder, e nje nga kta eshte dhe gjykatesja qe e gjykoi kete monster vite me pare dhe ne fund e la te lire duke e bere te paguante vetem nje gjobe..Ajo bashke me trupin gjykues meritojn te denohet me vdekje njesoj si ky monster se po te kishte qene femija I saj s'do e kishte lene te ikte vetem me nje pagese qesharake dhe te kete turp ajo "Nene" gjykatese qe vetem "nene" s'mund te quhet...Dhe ktij duhet t'i pritet mishi e te vdesi avash avash, te torturohet sic torturoi Julianin dhe femijet e tjere e ne fund e mbylli duke ju dhene fund jetes se tyre ne menyren me c'njerezore pa pasur hak as hile e asnje faj..Ne djall te vene te drejtat e njeriut atje kur kta njerez si puna tij dhe gjykatses I shkelin me te dyja kembetAnGeLiC shkruajti:C’eshte keshtu me ne?Si nuk ngrihet njeri te protestoje kunder dhunes ndaj te miturve?C’eshte kjo heshtje e llahtarshme qe e karakterizon shoqerine tone? Deri kur keshtu? Neser mund te jemi ne ne vendin e prinderve te Julianit deri kur do e durojme kete shtet makaber qe ka krijuar nje sistem te vdekur drejtesie?
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: Pedofilia dhe Incesti
Tue 19 Mar 2013 - 20:12
mjerim me duken
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Pedofilia dhe Incesti
Tue 19 Mar 2013 - 20:50
mos harroni mostren me te madhe me emrin sali berisha
te gjithe keto gjera vec atij i dedikohen
qeveri bastardesh
te gjithe keto gjera vec atij i dedikohen
qeveri bastardesh
Re: Pedofilia dhe Incesti
Wed 20 Mar 2013 - 1:46
Tak, tak! Hape derën, jam pedofili i radhës
Nga Bledi Mane- Public Enemy
1./-Kush je ti që troket në derën time?-pyeti mbytur vocërraku, i cili u çua nga tryeza ku po hante.
-Më shiko nga syri magjik!-i dha urdhër prerë mysafiri i paftuar i asaj pasditeje pa ngjyrë muzgu.
-Jam i vogël dhe nuk arrij dot, prit sa të marr një karrige. Djaloshi u turr vrap dhe erdhi nxitimthi.
-Po, po, tani të pashë, je ai xhaxhi që ke shtëpinë përballë.
-Hape derën, mos më lër të pres!
Ton i zërit matanë derës e friku pakëz minorenin, të cilit iu voll nga goja kafshata që përtypte.
-Po unë jam vetëm, çfarë kërkon xhaxhi? Mami dhe babi nuk janë këtu, më thuaj ta di, më thuaj. Mos ke ardhur të vjedhësh energjinë apo ujin me fatura, mos ke ardhur të bësh census, mos je dëshmitar jehovai apo mormon, mos ke ardhur të lypësh apo të sjellësh ofertat e universitetit privat. Çfarë kërkon?
-Hape derën dhe hajde me mua. Jam krimi, jam përdhunuesi, jam vrasësi, jam mortja. Hape derën vogëlush se të erdhi radha!-ndërsa sytë iu përshkënditën nga turfullimi.
-Xhaxhi, mos u tall me mua, unë jam ai djali i vogël me flokë të verdha. E mban mend që gjithmonë të kam blerë cigare, e mban mend që edhe kur më përkëdhelje rrija si i shastisur pranë teje, edhe kur më ftove te shpia jote të kërkova falje sepse do bëja detyrat ndaj nuk erdha…
-Hape se përndryshe e shpartallova edhe derën edhe ty. Hape!-zëri i trashë drodhi fytin e burrit.
-Po më tremb, kam frikë tani. Unë nuk kam bërë asnjë gabim. Fëmijës nuk po i dukej më si në përrallë.
-Ik xhaxhi se përndryshe do marr në telefon 129, do marr në telefon xhaxhi Hysni Burgaj që është më i forti i policave.
-Ha, ha, ha. Më bëre të qesh. Hysniu është dhjaks, nuk e pyet askush te policia. Ka frikë nga Agron Kuliçi, ka frikë Hysniu-zgërdhiu buzët monstra.
-Epo atëherë po marr te i njëjti numër xhaxhi Agronin sepse shoku im këtu në Laprakë, Besi e ka kushëri. Edhe Besi, edhe xhaxhi Agroni janë të dy nga Tropoja.
-Më bëre të qesh përsëri. Xhaxhi Agron Kuliçi i ka të gjithë vrasësit shokë. Me ta pi raki, ha salcë kosi, i bie çiftelisë. Do të të tregoj një foto që kam dalë me Agronin kur drekonim bashkë? Hape derën ta shikosh!
Djali nuk tentoi t’i përgjigjej pyetjes që depërtoi mes kanaleve anësorë të derës por pa e vrarë mendjen reagoi:
-Mami me babin më kanë dhënë një celular dhe po zbres nga karrigia tu bëj zile te numri i tyre dhe ke për ta parë!- foli triumfueshëm qenia e pafajshme nga matanë derës së blinduar.
-Unë i pashë ata të dy kur dhe ku ikën. Prindërit e tu kanë shkuar te mbledhja e partisë dhe po u larguan para kohe i heqin nga puna. Nuk vijnë dot ata, nuk vinë!-vazhdonte dialogun prej sfiduesi gjahtari.
-Nuk ta hap derën jo! Ik se do i gjuaj murit me grushta e shkelma që të dëgjojnë komshinjtë e mi dhe…
-Bjeri, bjeri se i bie bukur. Bjeri gjithë ditën çdo muri e dere. Asnjë nuk ka për të të ndihmuar. Edhe këtu në pallatin tënd, edhe këtu në lagjen tonë të gjithë po shikojnë telenovelat turke. Nuk do t’ia dijë njeri. Nuk lëviz njeri nga vendi. Ha, ha, ha s’ke nga shkon, hap derën!-qeshte serioz burri.
Dialoguesit morën një pushim të beftë. Burri zgjaste fytyrën pranë syrit magjik, ndërsa nga ana tjetër vogëlushi që dridhej mundohej të trimëronte veten.
-Hape derën, nuk pres më gjatë!, klithi si bishë e plagosur burri me fytyrë tashmë të skuqur.
-Joooooo, jo nuk e hap!-kësaj here ishte përgjigje me ngashërim. Preja po qante më tepër nga këmbëngulja e monstrës sesa nga frika.
-Ik, ik se do i thërras nga dritarja teta Shefkies që e ka shtëpinë te ajo vila përballë me pishina dhe me kangjella të larta. Ajo është gjykatëse dhe të fut në burg!
-Unë e njoh teta Shefkien, e njoh dhe teta Sashenkën, e njoh dhe xhaxhi Gjinin. Ata me 600 mijë lekë i bëj shokë. Ata adhurojnë xhelatin e jo viktimën. Ti nuk ke lekë, nuk i blen dot teta Shefkijet.
Djali rrotullonte sytë nëpër zgavra dhe trurin nëpër kafkë me një shpejtësi skëterrë. Vriste mendjen për ndonjë zgjidhje të shpejtë që mund të trembte kërcënuesin dhe ndërkohë zëri që vinte prej televizorit të ndezur i ndezi shpresën.
-Po flet xhaxhi Saliu në televizor. Po thotë që ta telefonojmë për çdo problem në telefonin e tij celular. Ke për ta parë ti, ke për ta parë. Unë e kam prekur një herë xhaxhi Saliun kur erdhi te shkolla jonë në Laprakë. Ai më mban mend mua se mësuesja më kishte dhënë flamurin më të madh ngjyrë blu teksa e vërtisja para syve të xhaxhi Saliut. Po zbres nga karrigia ta telefonoj.
-Unë të kem frikë nga xhaxhi Saliu?-u ngërdhesh monstra sërish. Xhaxhi Saliu nuk i do fëmijët. E mban mend si i vrau me dinamit në Gërdec, i mban mend si ua vrau prindërit në bulevard më 21 janar,e mban mend si ua prish lodrat dhe mësimin kur u vjen në shkollë? Pa më thuaj çfarë ke në pjatë për të ngrënë, po frigoriferin pse e ke bosh, po lekë për internet, për kinema, për libra dhe për kalçeto a ke ti? Xhaxhi Saliu nuk ka kohë të merret me ju, ai merret me opozitën e xhaxhi Edit, merret me vjedhjen e votave. Ti nuk voton, ti je i vogël. Xhaxhi Sala i ka inat fëmijët, xhaxhi Sala e urren të ardhmen!
Nga brenda derës nuk erdhi më zë. U dëgjua një zhurmë e mugëllët si një poçe uji që bie, thyhet dhe uji derdhet.
-Hape!-urdhëroi burri.
Përgjigja kësaj here kishte ndryshuar drejtim. Vinte nga poshtë derës aty ku pragu puthet me vetë derën.
Vocërraku i rrëzuar në tokë prej karriges fliste ashtu i shtrirë mbi pllakat e ftohta të korridorit.
-Xhaxhi u rrëzova, ik tani se vrava dhe kokën. Ik, më lër të qetë-qante djali dhe ngashërimi i miksohej me lutjen.
Preja ndjeu erën e gjakut, gjakut të ëmbël të paprishur që qëndronte shtrirë bashkë me fëmijën mbi dysheme. Iu ngjit derës dhe foli jo më si djalli.
-Hape!- kësaj here i foli zbutur e sheqerosur. Hape, hape të bëhem unë doktori yt, hape…
Ndryshimi i zërit bëri që fëmija të pushonte lotët. Iu fanepsën në mendje diapozitivët e takimeve me komshiun e çuditshëm. Cigaret që i blinte, bakshishet që i jepte burri, sytë e tij që e ndiqnin pas xhamave kur fëmija luante në internetin e lagjes, përkëdheljet me duart e ashpra mbi lëkurën e tij të pafajshme, dialogu i ashpër i kësaj pasditeje, përpjekjet e kota për ndihmë, ndryshimi i përnjëhershëm i zërit, dilema për ta hapur derën.
-Xhaxhi, më thuaj po bëje shaka me mua?- pyeti inoçentshëm vocërraku dhe u çua më këmbë, me kokën që i rëndonte dyfish.
-Unë ta hap derën që të më mjekosh se gjaku po më përkëdhel fytyrën porsi duart e tua. Ta hap derën por më premto që nuk do më vrasësh. Të lutem më bëj gjithçka, mos më vrit. Mos më vrit se dua që kur të rritem të bëhem jurist, shkencëtar, polic, këngëtar,mësues,doktor. Dua të shëroj edhe veten time, edhe mamin, edhe babin, edhe shokët e lagjes, edhe gazetat, edhe televizorin, edhe parlamentin, edhe shkollat, edhe futbollin, edhe palestrat, edhe internetin, dhe rrugët, edhe spitalet. Dua që të rritem sa më shpejt. Të rritem që ta shëroj edhe lagjen, edhe qytetin edhe vendin tim!
*facebook.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE

- olsiV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1015
Anetaresuar : 24/09/2012
Re: Pedofilia dhe Incesti
Sun 24 Mar 2013 - 13:19
Ka qe mendojn edhe keshtu....
I dashur Pedofil
Nga Edison YPI
E sheh që e shkrova fjalën “pedofil” me “P” të madhe? Që do të thotë
se dashurinë për ty nuk e kam të rrejshme, por të vërtetë. Jo të madhe.
Jo, mor jo. Dashuria dhe urrejtja janë me nivele, janë relative. Unë
këtu po flas për atë lloj dashurie që e kam të njëjtë për të gjithë
njerëzit, përfshirë edhe ty, edhe ata që unë i kam shumë zët, moralistët
e çdo kallëpi, që po thonë se ti duhesh varur në litar, djegur i
gjallë, shkuar në hell, mbushur mishi me kripë, copëtuar në makinë mishi
ose mulli kafeje etj., etj.
Ti nuk je kriminel i zakonshëm. Ti je i sëmurë. Dhe si për çdo të
sëmurë unë për ty nuk ndiej urrejtje, ndiej mëshirë. Kjo është arsyeja
që unë dua që ti të mos dënohesh, por të shërohesh. Pram të mbyllesh në
ndonjë klinikë. Sado makabre që është vepra jote. Sado i pashpresë
shërimi yt. Ata që kërkojnë me çdo kusht varjen apo pjekjen tënde për së
gjalli, fatkeqësisht, janë një numër jo i vogël shqiptarësh. Sipas
meje, dhe ata të sëmurë janë. Mes teje dhe tyre nuk ka asnjë dallim
cilësor, por vetëm sasior. Ti je pak më i sëmurë se ata. Meqenëse ti nuk
e kupton sëmundjen e tyre, ja ku po ta shkoqit unë. Janë shqiptarë që
për arsye nga më të ndryshmet, më së shumti me origjinë nga koha e
kurvit, nuk janë të qartë, të ftilluar, sidomos të edukuar, mungesë
tepër e madhe kjo, që është fillimi i të gjitha sëmundjeve sociopatike
nga më të rrezikshmet. Si dhe – edhe kjo tepër e rëndësishme – nuk kanë
edukuar fëmijët e tyre, jetët e të cilëve janë plot me probleme. Si dhe
kanë marrë gruan e gabuar, nëse janë burra; ose burrin e gabuar, nëse
janë femra. Me pasojat katastrofike përkatëse, e para e të cilave është
sjellja në jetë e bastardëve. Jo rrallë më të llahtarshme dhe më të
frikshme ato pasoja edhe se pedofilia jote. Ata, i dashur Pedofil, ata
që duan masakrimin tënd, përgjithësisht ata që duartrokitën për gjysmë
shekulli kurvin, kanë lënë pas dore shtyllat e bashkëjetesës njerëzore,
që janë Edukata dhe Morali, dhe janë dhënë tërësisht pas materialitetit,
lekut. Pra, ata që të vërsulen me aq tërbim për të vrarë me çdo mënyrë
ty, janë njerëz të mangët, të paplotësuar, të pandriçuar, të
kompleksuar. Që duan të hedhin mbi kurrizin tënd, që projektojnë mbi ty,
që shkarkojnë mbi ty problematikat e tyre gjatë një procesi instinktiv
katarsizimi apo lehtësimi në përpjekje të pasuksesshme për të pakësuar
dhimbjet shkaktuar nga maçokët çjerrës që kanë në bark. Problem ky që e
njeh fort mirë psikanaliza dhe e kuron sa mundet psikoterapia. Ti
habitesh kur dëgjon të tilla. Është e natyrshme. Asnjë i sëmurë, sidomos
psikik, nuk e njeh sëmundjen e vet.
Këta, i dashur Pedofil, po bëjnë sikur ti je i pari Pedofil dhe rasti
yt është i pari rast pedofilie në botë. Ndoshta edhe nuk e dinë
budallenjtë. Prandaj, për të mos u zgjeruar me priftërinj pedofilë e më
the e të thashë, në vazhdim të shembullit të mësipërm, një ithtar i
tërbuar i Paganinit, aktori i madh gjerman i quajtur Klaus Kinski, nga 9
në 15 vjeç ka abuzuar mbi bijën e vet. Klaus Kinski pedofil me të
bijën! E ka dëshmuar vetë e bija në librin me kujtime. Se mos vetëm
këta! Koha e kurvit ka pasur raste të pafundme pedofilie dhe pedofilësh,
që natyrisht mbeteshin të shurdhët.
Ndjeshmëria jote artistike, një aspekt tejet i rëndësishëm i
marrëdhënieve të tua me moralistët, i dashur Pedofil, është
pakrahasimisht më e madhe se e atyre që duan të të sharrojnë ty me
sharrë. Asgjë për t’u habitur. Pa folur për Paganinin, që ishte një
pedofil, dhe muzikën e tij pedofilike, që provokon, sidomos te femrat,
dëshirën e papërmbajtur për të masturbuar. Pa më thuaj, i dashur
Pedofil, cilin konservator ka mbaruar Bilbili, që këndon aq bukur në
degë, apo cilin fakultet inxhinierie kanë kryer bletët që ndërtojnë ato
hoje aq të përsosura?!
Një tjetër inat që kam unë me moralistët primitivë është: pse të
sëmurët me pedofili duhen dënuar aq rëndë dhe të sëmurët, ta zëmë, më
SIDA, mund të vazhdojnë të qetë të mbjellin vdekje të?!
Tabloja e tanishme, me moralistë të papërmbajtur kundër pedofilëve të
sëmurë, ngre edhe një problem tjetër: Europa, ku me padurim po presim
të hyjmë, e ka ndaluar dënimin kapital. Moralistët po e kërkojnë me
insistim të rivendoset ndaj pedofilëve. I bie që euroskeptikë të jenë
shumica e shqiptarëve dhe euroentuziasti i vetëm në Shqipëri të jesh ti,
o i dashur Pedofil. Që është një gjendje dyfish paradoksale: nuk futemi
dot në Europë, një, dhe, pedofilët na mbeten pa u kuruar, dy.
I dashur Pedofil,
Një miku im i quajtur Gon Nallboni thoshte një fjalë: “Përderisa i
duam femrat sa më të reja, të gjithë jemi nga pak pedofilë.” Pa
llogaritur gerontofilat, që edhe ata janë të sëmurë, a ka mashkull në
botë që i do femrat sa më të vjetra dhe femër që i do meshkujt sa më të
vjetër? Asnjë! Atëherë tejpamësia e Gon Nallbanit është një tjetër arsye
pse ndaj teje, i dashur Pedofil, dhe të tjerëve si ti duhet të sillemi
me kujdesin më të madh, përderisa ajo tejpamësi na përfshin nga pak të
gjithëve.
Se po u vërsulëm me sy mbyllur kundër pedofilëve dhe pedofilisë, u
bëjmë një nder të madh shokëve të tu të armëve, pedofilëve ende të
pazbuluar, të cilët në kushtet e rrëmujës së sulmit të verbër ndaj tyre,
në vend që të frenohen apo dekurajohen nga serioziteti ynë, trimërohen
dhe hidhen në sulm.
Çfarë nuk po na shohin sytë e dëgjojnë veshët këto ditë!
Njëri thotë: “Kishim hall me rujt gocat, tani na duhet të ruajmë edhe
çunat!” Idioti që thotë këtë bën sikur nuk e di se dashuria për çunat e
vegjël ka qenë – dhe s’kemi asnjë arsye ta vëmë në dyshim se nuk është
ende sot – një huq bajagi i përhapur në Shqipëri, sidomos në atë të
mesmen, ku ka shumë diell, raki, ullinj, kupacë me gjizë, kroje të
freskëta, këngë dylberësh.
Tjetri, meqenëse u zbulua një rast, thotë: “Të shpërbëhet drejtësia,
të shkatërrohet policia, të ndërrohet qeveria!” Sipas këtij budallai dhe
të tjerëve budallenj, duhen shpërbërë të gjitha drejtësitë, duhen
shkatërruar të gjitha policitë, duhen ndërruar të gjitha qeveritë e
botës, përderisa në të gjitha vendet ka pedofilë.
Idiotllëku i moralistëve shkon edhe më larg, madje shumë më larg.
Njëri tha se pedofilët duhen tredhur. I çuditshëm ky lloj dënimi.
Prerja, natyrisht me narkozë, që do ta bënte të pamundur aktin, ndoshta
do të ishte mjet për të arritur qëllimin e duhur. Por jo tredhja. Se unë
e di që tredhja është thjesht sterilizimi, pra pamundësia e
riprodhimit.
Dëgjova dje në një televizion mëngjesor njërin që tha për ty, i
dashur Pedofil: “Lirimi i pedofilit të Laprakës në një rast të mëparshëm
ishte rast korrupsioni.” Se me çfarë paresh e ke korruptuar gjyqtaren
ti leckamani pedofil laprakas, që mblidhje rraqet e lagjes për t’i
shpënë për pesë lekë në Sharrë, për mua kjo mbetet një mister, për këtë
do vij të të pyes në burg.
Ka edhe më.
Një tjetër, për rastin tënd fajin e kanë “fuqitë e mëdha”. Ato që,
sipas tij, ushqejnë ndjenja antishiptare, Rusia, Kina, Turqia, Serbia.
E sheh sa budallenj janë moralistët dhe injorantët, i dashur Pedofil,
dhe sa i zgjuar je ti, që me manovrat e tua po sjell vërdallë një
Shqipëri të tërë?
Në një shoqëri si jona, ku konvencionalizmi që pihet me qumështin e
nënës bën kërdinë, ka edhe plot qyfyre të tjera. Rasti i Alket Rizait,
kriminelit dhe drogaxhiut që është arratisur disa herë nga burgjet e
Greqisë, është tipik. Për pak u rraha ma ca moralistë të pjerdhur duke
folur për Alket Rizain. Unë u thosha se Alket Rizai është kriminel. Ata
më thoshin se Alket Rizain e do i gjithë Ballshi si demek Robin Hud.
Në fakt, nga një popull që e quan ende satrap një mbret që u formoi
shtetin, që mban për shpëtimtar një alabak që vrau një bej të shquar në
Paris, për komunist përkthyesin më të mirë në botë të Shekspirit, që nuk
ja jep 100 % të votave Doktorit, që i futi në NATO dhe po u ndërton aq
shumë rrugë e autostrada sa ka ndryshuar gjeografinë fizike të vendit,
që po përpiqet t’i bashkojë ku janë e ku s’janë nga Danubi në Peloponez e
të tjera, e të tjera, nuk mund të presësh të sillet me më tepër
seriozitet ndaj një rasti më se të rëndomtë pedofilie.
Tani që me ty, i dashur Pedofil, mbarova dhe të uroj shërim të shpejtë, dy fjalë për shqiptarët.
Shqiptarë, nuk bëheni dot të lirë pa e shkulur “Hallatin 176″ që e keni ende brenda nga mbrapa.
Nuk janë liri, nuk janë opinion, s’përfaqësojnë asgjë ato llallallatë
e përditshme në televizor që shqiptohen me aq pompozitet nga 40
budallenj, 50 injorantë, 12 tironca, 14 durrsakë, 29 hajdutë, 3
alidemsa, 9 kombinatsa, 17 spiunë, 35 kurvistë, 500 pedofilë.

Sun 24 Mar 2013 - 13:36

Shkrim interesant nga Edison Ypi dhe falenderojme Olsin qe e ndau me ne :)
Citova vetem pjesen e fundit te saj per te then te vetmen gje qe e kemi then e shume here...Mos kujtoni qe faji i mbetet vetem monstres qe ne kete rast abuzoi me femije por faji mbi te gjitha bie mbi ne,mbi heshtjen tone,mbi mosperfilljen,moskokecarjen,indiferencen,korrupsioni,shtetin etj sepse ky matrapaz thjeshte e gjeti rrugen e lire dhe beri ato qe beri...!!!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi