- AlekssanderKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 212
Hobi : sporti
Vendndodhja : athin
Anetaresuar : 17/07/2011
Neda dhe Ogreni, lënë banorët e tjerë me gisht në gojë
Mon 18 Jul 2011 - 15:26
Pas ndarjes përfundimtare të çiftit Ermela-Ervin, dyshja më e përfolur është e vetmja që rezistoi.Neda dhe Ogreni janë çifti i vetëm, të paktën deri tani, që i ka rezistuar lidhjes edhe jashtë shtëpisë. Pavarësisht parashikimeve, asgjë nuk shkoi ashtu siç duhej dhe tanimë 2 nga 3 çiftet e krijuara nuk janë më bashkë. Të parët që i dhanë fund marrëdhënies së krijuar në “Big Brother”, ishin Mirjeta dhe Marieli, të cilët pas ndërhyrjeve nga nëna e këtij të fundit i thanë ‘lamtumirë’ njëri-tjetrit pa bërë shumë zhurmë. Por ky pohim nuk vlen për Ermelën dhe Ervinin, të cilët siç bënë edhe brenda, nisën një telenovelë mediatike që një Zot e di se si do ta ketë fundin. Pas deklaratës së Ermelës në një emision të përditshëm televiziv ku shpjegonte se ish ndarë prej Ervinit, erdhi çudia më e madhe prej atyre të dyve. U shfaqën bashkë, si dy zogj të dashuruar në ditëlindjen e Jonelës, ku duke përjashtuar fragmente të shkurtra gjatë mbrëmjes, nuk u ndanë për asnjë moment nga njëri-tjetri. Pas asaj feste, në media u publikuan të tjera foto prej tyre, në plazh, në pub, në shtëpi, në krevat, kudo me pak fjalë. Por ja që ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duam ne dhe çifti ka vendosur që të ndahet përfundimisht. Se çfarë ka shërbyer si shkak për këtë ndarje askush nuk e di… Ermela thotë se ish Ervini, ai me të cilin nuk shikonte kurrfarë të ardhme për sa kohë ai edhe e kishte tradhëtuar, ndërkohë që nga ana tjetër Ervini deklaroi se Ermela është e paqëndrueshme dhe shumë e lodhshme. Se si do t’i vejë halli kësaj pune, asnjë nuk e di. E vetmja gjë që mbetet fakt për momentin është se Neda dhe Ogreni, pavarësisht gjithë polemikave që patën me banorët dhe publikun, vazhdojnë të jenë bashkë, duke i lënë kështu të gjithë ata që s’besuan me gisht në gojë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi