Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nepali urdhëron rimatjen e Everestit Empty Nepali urdhëron rimatjen e Everestit

Thu 21 Jul 2011 - 15:35
Nepali urdhëron rimatjen e Everestit Everest-mali
Autoritetet e Nepalit kanë urdhëruar një kontroll të ri të malit Everest, për t’u dhënë fund ngatërresave mbi lartësinë e malit më të lartë në botë.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës qeveritar.

Lartësia zyrtare e Everestit deri tani është 8.848 metra. Por Kina dhe Nepali kanë pasur prej kohësh mosmarrëveshje lidhur me këtë matje.

Kinezët deklarojnë se ai duhet matur nga lartësia e strukturës së tij të gurtë, ndërsa nepalezët mendojnë se duhet të llogaritet edhe lartësia e dëborës, e cila e bën katër metra më të lartë.

Mali më i lartë në botë përshkon kufirin mes dy vendeve. Vitin e kaluar dy palët ranë dakord se ai duhet të identifikohet me lartësinë 8.848 metra.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi