Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Durrës, mbytet doku në port  Empty Durrës, mbytet doku në port

Fri 22 Jul 2011 - 13:12
Durrës, mbytet doku në port  MBYTET-DOKU-22---Copy_tn_14
Një ndërprerje e energjisë elektrike në sistemin e pompave ka shkaktuar fundosjen e dokut të anijeve ne basenin portual te Durresit.

Ngjarja ka alarmuar autoritetet detare te cilat kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po ndjekin nga afer veprimet per mbajtjen nen kontroll te dokut lundrues, kryesisht per te penguar zhvendosjen e tij qe mund te sjelle pasoja ne ankorimin e trageteve a levizjen e anijeve te peshkimit.

Terminali i trageteve dhe kalata e peshkimit ndodhen prane Kantierit Detar. Ne kuader te Masterplanit per portin e Durresit, kompania turke “Durrës Kurum Shipping” sh.a po bente cmontimin e dokut dhe lenien e krejt kantierit qe do t’i kaloje ne administrim Autoritetit Portual Durres.

Situata e krijuar ne port nga mbytja e dokut sipas drejtuesve te Drejtorise se Pergjithshme Detare pritet te zgjidhet brenda kesaj fundjave nga kompania turke. Hapesira qe per disa dekada sherbeu si kantier per ndertimin dhe riparimin e anijeve pushon se funksionuari pasi ne masterplanin portual te miratuar 2 vite me pare nga qeveria territori do te shfrytezohet per sherbime portuale si, terminal çimentoje, pjese te terminalit te trageteve, sipas marrëveshjes përkatëse.

Nderkaq kompania turke qe i ndryshoi destinacionin Kantierit permes vendosi ta lere ate. Kurum zoteronte 51% te aksioneve te kantierit. Ne kembim kompania turke fitoi nga Ministria e Transporteve marrjen me koncension te Terminalit te Konteniereve per nje afat 35 vjeccar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi