Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Euripidi nëpërmjet veprave të tij (484 - 406 p.e.r) Empty Euripidi nëpërmjet veprave të tij (484 - 406 p.e.r)

Fri 12 Feb 2010 - 13:03
Message reputation : 100% (1 vote)
Euripidi nëpërmjet veprave të tij (484 - 406 p.e.r) EvripidisEuripidi lindi në Salaminë, ishte një brez më i ri nga Eskili. Fakti që ishte bir magazinieri u jepte “ushqim” komedianëve të kohës ta përqeshnin dhe shndërronin në element pikant, pavarësisht se vetë Euripidi i përkiste shtresës së lartë sociale, jo rrallë herë i shpëtonte kësaj dallge diskutimi me aromë ironie. Euripidi filloi të shkruante qysh në moshën 18 vjeçare, edhe pse kishte marrëdhënie të ngushta miqësore me Sofokliun, asnjëherë nuk ambicioi te ndiqte të njëjtin rrugëtim politik. Shekuj pas vdekjes së tij, etja për të mësuar sa më shumë në lidhje me jetën private te poetit ende nuk është shuar, gjithësesi një sërë pyetjesh kanë mbetur pa përgjigje pasi nuk ekzistojnë informacione konkrete mbi jetën e tij, megjithate ajo ç’ka theksohej vazhdimisht ishte mossimpatizimi i Athinasve përballë tij. Fakt që e detyroi të largohej nga Athina dhe të instalohej në oborrin mbretëror të Maqedonisë. Sidoqoftë, pas vdekjes së tij reputacioni Euripidi nëpërmjet veprave të tij (484 - 406 p.e.r) Moreau_-_jason_et_mc3a9dc3a9e1si një figurë e shquar u përhap në të gjithë Athinën, madje miku i tij i ngushtë Sofokliu i indinjuar thellësisht nga humbja e Euripidit jo vetëm e nderoi por mbajti dhe zi. Nga 92 vepra që bashkëshkroi Euripidi shpëtuan vetëm 17 tragjedi dhe një vepër satirike. Pavarësisht se ishte një shkrimtar i denjë, vetëm një herë ishte vlerësuar me çmim të tretë, dhe e gjithë kjo ndodhte ngaqë nuk ishte i pëlqyeshëm si njeri. Veprat më të rëndësishme të tij ishin: «Μήδεια» (431 p.e.r), «Ιππόλυτος» (428), «Τρωάδες» (415), «Ελένη» (412), «Ορέστης» (408), «Άλκηστις», «Ηρακλείδαι», «Ανδρομάχη», «Εκάβη», «Ηρακλής Μαινόμενος», «Ικέτιδες», «Ίων», «Ηλέκτρα», «Ιφιγένεια εν Ταύροις», «Φοίνισσαι», «Ιφιγένεια εν Αυλίδι», «Βάκχαι», dhe «Ρήσος».Veprat e Euripidit karakterizohen nga tema/forma te reja dhe aktivitete komplekse, lirëshmëria në përdorimin e temave mitologjike dhe pasuria impresive e ideve muzikore. Euripidi krijoi një formë të re teatri, në të cilin rol vendimtar luajten kontradiktat e deshirave njerezore dhe hynjore. Përshtypjet mbi krijimtarinë e Euripidit përplaseshin herë pas here, disa e vlerësonin ndërsa ca të tjerë e “ndëshkonin” nëpërmjet kritikave të tyre. Shkrimtarët romantikë dhe Nietsche e konsideronin poet anti-tragjik dhe varrues të tragjedisë… Euripidi ishte një personalitet modest dhe njohës i shkëlqyer i shpirtit njerëzor, jo pa të drejtë konsiderohej si një psikolog i dhuntive dhe defekteve njerëzore… Fusha shkrimtareske e poetit dramatik ishte shumëdimensionale dhe e befasueshme. Linjat mjeshtërore ndërthurnin korposin e një zinxhir veprash premtuese e të pathyeshme. Më poshtë do të njihemi me veprat që lanë epokë dhe përbënë fjalën TALENT.





***


Ανδρομάχη: Drama në fjalë ikonizon, me mënyrën më admiruese një botë ndjenjash,Euripidi nëpërmjet veprave të tij (484 - 406 p.e.r) Medea-sandys1 xhelozie, urrejtjeje dhe dashurie. Neoptolemua, pasi ndahet nga Andromaqi vendos të martohet me Ermionin, të bijën e Menela-ut dhe Elenit, e cila bie dakord me të atin të vrasin djalin që lindi Andromaqi me Neoptemon. Pileua, gjyshi i fëmijës, shpëton vogëlushin, dhe Menelaua vret pas krahëve Neoptolemon.


Άλκηστης: Sipas kushtit që kishte vendosur zoti, Adimtos do të bëhej i pavdekshëm, në qoftë se një nga të afërmit do të pranonte të flijohej për këtë qëllim. Prindërit e tij nuk pranuan, por e vetmja që tregoi gatishmëri ishte Alkistis, bashkëshortja e Adimitos. Kryevepra në fjalë pasqyron ato raste të rralla grash të cilat nuk llogarisin jetën e tyre para atë të burrave. Pra në këtë rast kemi të bëjmë me përkushtimin absolut ndaj familjes.


Μήδεια: Drama më tragjike e Euripidit. Pasioni i hakmarrjes erotike tejkalon çdo kufi të ndërgjegjes njerëzore duke u shkallëzuar në nje rrënqethje të jashtëzakonshme. Dashuria e sëmurë shndërrohet në çmenduri absolute e të pakurueshme. Medea e verbuar nga tradhëtia e Iasonas, gëlltit ndjenjën e nënës duke u hakmarrë me mënyrën më të frikëshme në historinë njerëzore, pra vret dy fëmijët e saj për të lënduar bashkëshortin e pabesë.


Ηλέκτρα: Oresti bashkë me motrën e tij Ilektra eleminojnë vrasësin e babait të tyre, Egistho, dhe nënën biologjike e cila ishte dashnorja e vrasesit.


Ιππόλυτος: Përbën një ndër veprat më të herëshme të Euripidit. Fedra ndjen pasion erotik për djalin e burrit të saj, Ipoliton, i cili i shpjegon se respekti qe ushqen per të atin nuk e lejon te krijoje kurrë raporte erotike me gruan e tij. E betuar nga refuzimi i të riut, Fedra vendos që para se t’i jap fund jetës së saj të hakmerret duke i thënë burrit të saj, Thiseas se djali i tij e dëshironte seksualisht. I hidhëruar nga rrjedhimi i ngjarjeve Thisea mallkon të birin të shkatërrohet nga Posidoni. Fatkeqësisht, mallkimi realizohet, por pak kohë më vonë zbulohet e vërteta në lidhje me shpifjet e pa baza të Fedrës.


Ιφιγένεια εν Αυλίδι: Një ndër tragjeditë më pasive dhe me te mira të Euripidit. Përpjekjet e Agamemnon të shpëtonte të bijën, simpatizimi dhe mirëkuptimi i Menelaos që vijnë më vonë, për viktimën, rezistenca guximtare e Aqilesë ndaj ushtrisë për të shpëtuar të fejuarën e shumë tjera fuqizojnë tragjedinë duke e lartesuar ne pikun e perfektshmerise artistike.


Ιφιγένεια εν Ταύροις: Ifigjenia, që flijohet nga i ati i saj Agamemnon, fatmirësisht shpëton në çastin e fundit nga hynjesha Artemida, që e sjell në vendin e demave. Atje, takon vëllain nënëvrasës i cili vërdallosej i pashprese.


Βάκχαι: Bëhet fjalë për një ndër lirikat më tragjike të poetit të madh. Pentheas bashkë me të ëmën Agavi, tregojnë pabesi përballë zotave, kështu ndëshkohen nga zoti Dionis, sepse nuk pranuan adhurimin e tij në Thivë.


Φοίνισσες: Vertitet rreth traditës tragjike të vëllavrasjes Eteokleus dhe Polinikus. E mbushur me aktivitet skenik, si vdekja e dy vëllezërve, ndjekja e babait të tyre Idhipodhos, vendimi zemërgjerë i Antigonit etj.


vijon…
imranetroni
imranetroni
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 1
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 23/04/2017

Euripidi nëpërmjet veprave të tij (484 - 406 p.e.r) Empty Re: Euripidi nëpërmjet veprave të tij (484 - 406 p.e.r)

Sun 23 Apr 2017 - 16:44
si mundem me i shiku krejt nuk po hapen keto tjerat
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi