Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Historia e shkurtër e gjuhës greke Empty Historia e shkurtër e gjuhës greke

Fri 12 Feb 2010 - 13:04
Grekët e lashtë flisnin dialekte të ndryshme. Spartiatët përdornin dialektin Dorik, Athinasit dialektin Atik, Ionët atë Ionik etj. Historia e shkurtër e gjuhës greke 859660_0e47_625x1000-300x2491Por ndryshimet nga njëri dialekt në tjetrin nuk ishin të rëndësishme, kështu mund të komunikonin shumë lehtë midis tyre. Për shembull, fjala «μητέρα» (nënë) për Athinasit ishte «μήτηρ» ndërsa për Spartiatët «μάτηρ».


Megjithatë më vonë (nga 300 p.l.k (para lindjes së krishtit) deri në 300 p.l.k (pas lindjes së krishtit) greqishtja u bë një gjuhë e përbashkët. Kjo gjuhë u zhvillua kryesisht nga dialekti Atik dhe avash avash u bë gjuha e të gjithë njerëzve që jetonin në vendet e Azisë dhe Afrikës që kishte pushtuar Aleksandri i Madh. Banorët e Sirisë, Azisë së Vogël, Persisë dhe Egjiptit, flisnin dhe shkruanin greqisht. Me fjalë të tjera, greqishtja ishte gjuha ndërkombëtare e asaj epoke. Me kalimin e kohës, gjuha i nënshtrohet një sërë ndryshimesh, kështu që nuk thonë më ύει, ερυθρός, ιχθύς por βρέχει (bie shi), κόκκινος (i / e kuq (e)), ψάρι (ον) (peshk, peshqve). Ndryshimet në gjuhë vazhdojnë dhe gjatë viteve Bizantine. Në greqishten bizantine shikojmë shumë fjalë që përdoren njëlloj si sot: παιδί(ν) (fëmijë), πατέρας (baba), πόλη (qytet), ας (le), να (të) dhe shumë të tjera. Në 1453, perandoria Bizante bie në duart e Turqve dhe Greqia qëndron e pushtuar për rreth 400 vjetë. Gjuha që flitej dhe shkruhej në atë periudhë nuk është shumë e ndryshme nga gjuha e sotme, ajo që quajmë greqishtja e re. Në shekullin e 18-të, figura të shquara të letrave punuan për çlirimin e Greqisë, që erdhi në 1832 bashkë me zhvillimin e gjuhës greke. Perpjekjet e tyre për “pastrimin” e gjuhës nga elementet e huaja drejtuan në “probleme gjuhësore”. Gjuha letrare ndahet në dy kategori: në «καθαρεύουσα» (katharevousa) dhe «δημοτική», kjo e dyta përdoret nga pjesa dërrmuese e popullsisë. Për shumë vite vendi – dhe gjuha – vuajtën nga ajo luftë që jo rrallë herë mori dhe karakter politik. Përfundimisht, në 1978 gjuha «δημοτική» bëhet gjuha zyrtare e Greqisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi