Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

MENANDROS (342 - 291 p.e.r) Empty MENANDROS (342 - 291 p.e.r)

Fri 12 Feb 2010 - 13:06
Menandros ishte një ndër poetët më të rëndësishëm komik të Greqisë së lashtë. MENANDROS (342 - 291 p.e.r) 91-231x300I lindur në Kifisia (Athinë) nga dy prindër të cilët ishin të përkushtuar pas tij, gjë që ndikoi pozitivisht dhe në të ardhmen e poetit të madh. Qysh në fëmijëri Menandros kishte shfaqur talent në dramaturgji, sipas burimeve të lashta thuhet se në progresin e mëvonëshëm te talentit të tij ndikoi dhe xhaxhai i tij (Aleksi), i cili kishte qënë një ndër poetët më të mirë të kohës. Rridhte nga një familje e shkallës së mesme por tepër e lidhur dhe artdashëse. Menandros studioi për filozofi. Thuhet se kishte marrëdhënie të shkëlqyera me Theofraston dhe bashkëmoshatarin e tij Epikuro. Jeta sigrafike e poetit ishte e pasur dhe plot variacione. Në moshë shumë të re vetëm 21 vjeçare didaktoi komodinë e tij të parë me titull «Οργή», dhe pesë vjetë më vonë pati fitoren e tij të parë me veprën «Δύσκολος». Edhe pse Menandros shkroi mbi 100 komodira, fitoi vetëm 8 çmime të para. Njohja e rendesise se kryeveprave te Menandros u bë menjehere pas vdekjes së tij. Menandros edhe pse ishte një letrar i vërtetë kishte karakter të qetë, nuk i pëlqente jeta mbretërore. Madje kur një ndër miqtë e tij te shumtë e kishte ftuar të jetonte në Aleksandri, Menandros kishte refuzuar duke preferuar të jetonte në Athinën e qetë, larg pasurisë dhe vlerave sipërfaqësore të oborrit mbretëror. Tematologjia e veprave të Menandros ishte përditëshmëria dhe njeriu i zakonshëm. Ajo çka është diskutuar dhe më vonë ka qenë perceptimi që kishte për të drejtat e gruas në shoqëri dhe fëmijëve në veçanti. Ishte një mbështetës i denjë i gjinisë së kundërt dhe “ndëshkues” i sjelljeve diskriminuese. Një pjesë e veprave të Menandros u kopjuan/parafrazuan nga poetë Romakë si për shembull (Plauto). Shumica e veprave të Menandros konsiderohen të humbura, pasi vetëm në shek XX skapani arkeologjik arriti të sjellë në dritë gjetje dhe papiruse të rëndësishëm me vepra të tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi