Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

12 Zotat e Olimpit Empty 12 Zotat e Olimpit

Fri 12 Feb 2010 - 13:06
Greqia 12 Zotat e Olimpit AsLibCats-165.hrasi një vend me kulturë gjithëpërfshirëse jo padrejtësisht mban vendin e parë në arenën e mitologjisë së lashtë. Greqia nuk është vetëm një strehë monumentesh por djepi i përkundjes së dijes dhe burim i shumë progreseve të mëvonëshme. Të gjitha këto së bashku përbëjnë bërthamën e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe. Menjëherë pas shfaqjes së hynjive të para dhe betejës së tyre të mirënjohur me titanët dhe ciklopët, grekët e lashtë filluan t’u besonin e bindeshin urdhërave dhe dëshirave të zotave aktiv. Zotat ishin të ndarë në kategori, secili prej tyre kishte misionin e vet, jo të gjithë përfaqësonin të njëjtat gjëra. E vetmja e përbashkët midis tyre ishte të qenit ZOT. Selia qëndrore e 12 zotave të atëherëshëm ishte mali i Olimpit (i cili është dhe mali më i lartë i Greqisë). Në realitet grekët e lashtë nuk kishin ndonjë grup të veçantë 12 zotash, por ekzistonin zota të mëdhenj dhe të vegjël dhe shumë të tjerë që adhuroheshin lokalisht.


Εστία (Vesta)


Estia ishte hynjesha e zemrës dhe familjes. 12 Zotat e Olimpit AsLibRecords-22586.estiaEstia ishte vajza e madhe dhe fëmija i parë i Kronut dhe Reas, prandaj u vendos dhe si udhëheqëse e të gjithë zotave. Mbështetësja e lumturisë familjare. Estia, Artemisi dhe Athinaja ishin hynjeshat e vetme mbi të cilat as Afërdita nuk ushtronte dot asnjë fuqi.


Αφροδίτη (Venus)


Afërdita kishte lindur nga “shkuma e detit”, 12 Zotat e Olimpit AsLibRecords-22585.afroditisimbolizonte bukurinë e gruas, hynjeshë e dashurisë. Zota dhe djajë të gjithë ishin të mpleksur në rrjetet e saj erotike. Rasti më karakteristik ishte, dashuria e saj me Arin, dhe kapja në flagrancë nga bashkëshorti i saj Ifestios (vullkani) me zinxhira, nga të cilat i shpëtoi posidoni. Sigurisht që kjo gjë nuk e ndaloi të ndërpriste aktivitetet e saj seksuale jashtëmartesore, të cilat shpesh herë i shkaktonin episode të ngjashme. Karakteristikë e Afërditës ka qenë preferenca dhe dashuria që tregonte ndaj luleve, kryesisht ndaj dandofilës.


Άρη (Mars)


Gjakpirësi Ari, ishte zot i luftës dhe betejave,12 Zotat e Olimpit AsLibRecords-22584.ares përfaqësonte maninë dhe absurditetin e luftës. Siç është e natyrëshme, asnjë qytet nuk e bënte qytetar të saj, gjithashtu nuk ishte aspak i pëlqyeshëm dhe nga cikli i zotave të tjerë. Ari kishte kontradikta të vazhdueshme me hynjeshen tjetër të Luftës Athina, sipas përshkrimit të Omerit në Iliadë. Paradoks, “fryti” i dashurisë së paligjshme me Afërditën, ishte Harmonia. Ari ishte djali i Zeusit dhe Irës. Për shkak të natyrës së tij luftarake shumë shkrimtarë të shek të 19-të thanë pa u bazuar kurrë në fakte reale se ishte zot i huaj, pasi u dukej e pamundur që fantazia greke të krijonte një zot kaq barbar


Ερμής (Mercury)


Ermis (Hermesi) simbolizonte zotin lajmsjellës, 12 Zotat e Olimpit AsLibRecords-22583.ermisishte ai që sillte lajme nga zotat tek njerëzit. Ishte mbrojtës i tregtarëve dhe të varfërve. U progresua në zotin e shpirtit. Edhe pse jeta e tij erotike ishte e mbushur me aventura të ndryshme, nuk arriti të fitonte kurrë Afërditën që aq shumë dëshironte. Drejton shpirtërat në Adhi (siç mësojmë tek Odiseja), por është dhe mbrojtës i hajdutëve, lojërave të fatit dhe tregëtarëve në përgjithësi.


Άρτεμης (Diana)


Artemisi ishte motra binjake e apollonit, 12 Zotat e Olimpit AsLibRecords-22582.artemisishte hynjesha e hënës, mbrojtëse e grave lehone dhe natyrës së egër. Njerezit e vendeve që e adhuronin ishin të bekuar, dhe tokat gjithmone te mbushura me gjelbërim dhe ujë te kulluar, ndërsa atje ku nuk e simpatizonin vuanin nga shkretëtira dhe përballeshin me ashpërsinë e saj. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë shëtiste nëpër pyje e shoqëruar gjithëmonë nga miqtë e saj besnikë drerët dhe drenushat. Simbolet e Artemisit ishin të shumta dhe të ndryshme. Fillonin nga kafshët, bimët dhe përfundonin tek armët: dhija, dashi, dreri, ariu, qeni, gjarpëri, shpatat etj.


Απόλλωνας (Apollo)


Zoti mega, reputacioni i tij ishte i gjithëanëshëm. 12 Zotat e Olimpit AsLibRecords-22581.apollonApolloni ishte zoti i dritës, frymëzimit, artit, parathënies, profetizimit, muzikës dhe harmonisë. Në përgjithësi simbolizonte mirësinë, lindi në ishullin e shenjtë të dilos. Konsiderohej si një ndër zotat më të bukur të Olimpit, kështu justifikohen dhe lidhjet erotike me nimfat e ndryshme. Edhe pse ishte zemerpushtues, gruaja që ai dashuroi me gjithë zemër nuk pranoi kurre të qëndronte përkrahë tij. Dafina kështu quhej megjithese dashuria ishte e njëanëshme, Apollonit kurrë nuk i shkoi ndermend të hakmerrej, përkundrazi emrin e saj e shndërroi në bimën më të njohur në botë, DAFINA. Numëri që i sillte fat ishte shtata (7) (domethënë numëri i tërësisë, shpirtit dhe botës së pafund).


Ήφαιστος (Vulcan)


Ifestios (Vullkani) ishte zoti i zjarrit, 12 Zotat e Olimpit AsLibRecords-22580.hfaistosshquhej për zgjuarësinë e tij, ishte shpikës, mbret i ndërtimeve dhe metalurgjisë, duarartë dhe teknik i fortë. Si paraqitje konsiderohej i shëmtuar plus që ishte dhe i çalë, gjithësesi ishte truplidhur dhe tepër i fortë. Ifestiua krijoi gruan e parë Pandorën, bëri robotet e parë, vajzat e arta dhe qentë e bronxtë.


Δήμητρα (Ceres)


Dhimitra ishte 12 Zotat e Olimpit AsLibRecords-22579.dimitrahynjesha e lulëzimit, bujqësisë dhe pjellshmërisë së tokës. Mbështeste kryesisht kultivimet e drithërave dhe fermerët. Ishte një ndër hynjeshat më te vjetra të mitologjisë së lashtë Greke. Dhimitra nuk ishte e dhënë pas dashurive. Por Zeusi i maskuar në dem arriti ta përqeshte dhe nga ai bashkim lindi Persefoni.


Αθηνά (Minerva)


Athinaja gjatë mitologjisë Greke12 Zotat e Olimpit AsLibRecords-22578.athina ishte hynjesha e diturisë, urtësisë, strategjisë, zejtarisë dhe luftës. Edhe pse konsiderohej si hynjeshë e luftës, kurrë nuk shfaqi veti luftarake, përkundrazi gjithëmonë qëndronte përkrahë njerëzve dhe kryesisht heronjëve (si p.sh. Akilit, Odisesë etj). Perhere ishte e armatosur. Figura e saj ishte e mirëvlerësuar dhe gëzonte respektin e të gjithëve. Partenoni në Athinë është tempulli që i është dedikuar asaj. Kurrë nuk kishte shoqëri ose partner. Edhe pse vullkani u mundua ta bënte të tijën përpjekja ishte e pasuksesshme. Athinaja kishte lindur nga koka e Zeusit duke valëvitur me shigjetën e saj karakteristike. Athinaja dhe Posidoni dëshironin të merrnin të njëjtin qytet. Kështu që u ngjitën mbi shkëmbin e Akropolit dhe në praninë e të gjithë qytetarëve vendosën që ai që do sillte dhuratën më të çmuar do merrte dhe qytetin. Posidoni goditi me tredhëmbëzorin e vet brinjën e një kodre dhe hapi një pus të madh, uji i të cilit ishte shumë i kripur, njëlloj si i detit, mesa dukej dhurata e tij nuk tërhoqi vëmendjen e qytetarëve ndërsa Athinaja nga ana tjetër, solli si dhuratë një pemë ulliri, gjë e cila ishte shumë më e mirë pasi u ofronte njerëzve ushqim, vaj dhe dru. Athinaja rezultoi fituese nga dueli i realizuar me Posidonin prandaj dhe qyteti u quajt Athinë.


Ποσειδώνας (Neptune)


Në mitologjinë Greke Posidoni ishte12 Zotat e Olimpit AsLibRecords-22577.poseidon zoti i detit, lumenjëve, burimeve. Ishte i biri i Kronit dhe Reas dhe vëllai i Zeusit. Posidoni herë jetonte në Olimpi dhe herë në pallatin e tij nëndetar së bashku me bashkëshorten e tij. Sipas disa thënieve u rrit në Rodos, ku pas bashkimit të tij me Alian, motrën e Telhinëve lindën gjashtë djem dhe një vajzë, Rodin emrin e së cilës ia dha ishullit Rodo. Si zot i detit që ishte Posidoni udhëtonte me karrocën e tij të artë mbi dallgët që hapeshin këndshëm në çdo kalim qe realizonte, ndërkohë që rreth tij luanin delfinët. Posidoni ishte mbështetës i marinarëve dhe peshqëve. Jo rrallë herë akuzohej dhe për fenomenet gjeologjike që shkaktonin tërmete ose përmbytje të ndryshme. Me qëllim shmangien e fenomeneve të tilla të padëshiruara njerëzit bënin flijime dhe lutje të ndryshme. Simbolet e tija ishin tredhëmbëzori që mbante gjithëmonë në dorë dhe peshqit (kryesisht delfini dhe toni).


Për sa i përketës jetës së tij erotike, ishte e ngjashme me atë të shumë zotave të tjerë. Lidhjet e tija ishin me ekzistenca të shumëllojëshme, me hynjesha, gjysmë hynjesha si dhe me gra të zakonshme.


Ήρα (Juno)


Në mitologjinë Greke Ira ishte 12 Zotat e Olimpit AsLibRecords-22576.hramotra dhe bashkëshortja e Zeusit, e bija e Kronut dhe Reas. Ishte hynjesha e martesës dhe mbështetësja e grave. Ndjenja e xhelozisë përballë bashkëshortit të saj (Zeusit) ishte tepër e theksuar. Zeusi ishte tradhëtar klasik, fakt që e detyronte Irën të merrte masa të rrepta ndaj dashnoreve të tij. Lindja e mbretëreshës së zotave vendoset në pika të ndryshme. Disa nga ato ishin në Samo ose Evia. Fati i Irës nuk ishte shumë i ndryshëm nga ai i vellezërve të saj. Kronua e gëlltiti, duke u munduar të luftonte fatin e tij, pasi qielli dhe toka i kishin profetizuiar se një nga pasardhësit e tij do të mundohej t’i merrte pushtetin. Vetëm kur Rea arriti ta përqeshte Kronin me disa marifete, Ira bashkë me vëllezërit e saj ripanë dritën. Zeusi i kërkoi të martoheshin por ajo refuzoi, i çmendur nga dashuria për të motrën nuk i dorëzoi armët aq lehtë. Kështu që vendosi të shndërrohej në kukuvajkë, dhe një ditë prej ditësh siç po shëtiste në livadh para këmbëve të Irës shfaqet një zog, hynjeshës i erdhi keq prandaj dhe e mori me vete. Kukuvajka rimori pamjen e saj të mëparëshme bashkë me të dhe pushtetin e Irës, duke u shndërruar në mbretin e zotave, para se të ndodhnin të gjitha këto, kërkoi “premtimin” e Irës që të pranonte të martohej me të. I ashpër, i pashpirt, përllogaritës Zeusi eleminoi çdo rezistencë të hynjeshës. E detyroi t’i nënshtrohej dhe të ishte përgjithëmonë e tija. Nga bashkimi i Zeusit me Irën lindën tre fëmijë, thuhej se Ira lindi dhe një fëmijë vetë. Ira përshkruhej se mbante në duar një shegë (simbol i pjellshmërisë). Simbolet e njohura të saja ishin kukuvajka, lulet dhe bimët e ndryshme që simbolizonin bekimin e natyrës.


Δίας (Jupiter)


Zeusi ishte djali i vogël i Kronit dhe Reas. 12 Zotat e Olimpit AsLibRecords-22575.diasIshte sunduesi i qiellit, tokës dhe rrufeve, padyshim që ishte kontrolluesi i çdo fenomeni meteorologjik.Theokriti dikur shkroi “Zeusi është herë është i pastër dhe herë i lagët nga shiu”. Ndërsa në Iliadën e Homerit bombardonte me rrufe të njëpasnjëshme armiqtë e tij. Bashkëshortja e përherëshme e tij ishte Ira, ishte po e njëjta grua që kishte vuajtur të gjitha pabesitë që rezultonin nga lidhjet jashtëmartesore të tij. Aventurat erotike të Zeusit ishin të panumërta, ishte pëlqyes i gjinisë së kundërt dhe nuk rezistonte dot para ekzistencave tërheqëse.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi