- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Filmat shqiptarë të suksesshëm në botë
Mon 25 Jul 2011 - 12:32
“I Dashur Armik”, “Syri Magjik”, “Mao Ce Dun”, “Shqiptari”, janë këto disa nga filmat e pas viteve 2000 që kanë fituar çmime në festivalet ndërkombëtare të filmit.
Por, për të arritur deri këtu, në një kohë kur çdo regjizor mund të bëhet pjesë e një festivali ndërkombëtar, është ndjekur një rrugë e gjatë e që me lehtësi mund të ndahet në kinematografinë shqiptare para viteve ’90 dhe kinemaja e pas viteve ’90.
Në vitet e komunizmit, në kohën kur çdo gjë kalonte në filtrat e partisë-shtet, nuk ishte dhe aq e lehtë të realizoje një film dhe mbi të gjitha ta paraqisje atë në aktivitete ndërkombëtare. Ja çfarë na tregon kineasti Artan Minarolli për atë periudhë.
“Për të paraqitur një film në një festival të caktuar, kjo i nënshtrohej mbledhjeve dhe vendimeve të pafundme. Kinemaja para vteve ’90 ishte kinema lokale ku filmi ishte domestik dhe për interesa lokale. Imazhi i Shqipërisë duhej të paraqitej i shkëlqyer, personazhi kryesor ishte gjithmonë pozitiv, me ide komuniste dhe moral të lartë. Në fund duhej të dilte gjithmonë fitimtar dhe për gabimet e vogla të shoqërisë ai duhej t’i ndërgjegjësonte dhe t’i bënte edhe ata si veten”, shprehet Minarolli.
Pavarësisht këtyre kritereve, filmi shqiptar mund të paraqitej rrallëherë në sektore të veçanta të festivaleve jashtë vendit. Siç na thotë një nga kineastët, pas viteve ’80 ka shkuar në një festival, por i shoqëruar nga 2 persona të tjerë që nuk kishin asnjë lidhje me filmin dhe kinemanë.
E megjithatë, egzistojnë disa filma që në dhjetëvjecarin e fundit të sistemit “bunker” kanë marrë disa çmime. Kështu përpiqet të sjellë në mendje disa prej tyre, regjizori Eno Milkani: “Xhanfise Keko, kryesisht regjizore e filmave për fëmijë, por jo vetëm, në 1978 ka fituar çmim në festivalin e filmit Giffoni me “Beni Ecën Vetë”, po kështu edhe “Gjurma” e më pas “Kur po Xhirohej Një Film”.
Numërohen me gishta filmat e parademokracisë që kanë arritur të fitojnë një çmim ndërkombëtar. Në këtë listë mund të përmendim edhe filmin e heroit tonë kombëtar “Skënderbeu”, i cili është një prodhim ruso-shqiptar. Ky realizim ka fituar çmimin në Kanë. Sot po mendohet për një “restaurim” të këtij filmi për ta sjellë sa më afër Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Sot, jemi në një tjetër kohë kur filmat shqiptarë prej disa vitesh konkurojnë denjësisht në aktivitetet ndërkombëtare duke rrëmbyer edhe çmime prestigjoze. Kjo epokë e re fillon më filmin “Parullat” nga regjizori Gjergj Xhuvani e për të vazhduar më pas me -Nata pa hënë
-Trishtimi i zonjës Shnajder
-Tirana viti 0
-Gjallë
Dhe më i fundit është filmi “Amnistia” nga Bujar Alimani.
“Kinemaja shqiptare nuk është një kinema sot, është gjithëpërfshirëse, është universale, duhet të ketë një mesazh të kuptueshëm, shkurt, duhet të jetë një film me një mesazh për qytetarin botëror”, përfundon Artan Minarolli.

- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Filmat shqiptarë të suksesshëm në botë
Mon 25 Jul 2011 - 21:21
urime rregjizoreve shqiptare ......
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi