Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ditari i Anders Behring Breivik Empty Ditari i Anders Behring Breivik

Tue 26 Jul 2011 - 15:14
Ditari i Anders Behring Breivik Breivik-sulmi1500 faqet e ditarit të Anders Behring Breivik, të mbledhura nga policia, tregojnë se si 32-vjecari është përgatitur për sulmet terroriste të së premtes.
Baza ekonomike – Kam nevojë të akumuloj një kapital bazë. Plani “A” është të arrij 3 milionë euro, në mënyrë që të stabilizoj një platformë organizative panevropiane. Kam shitur disa objekte me vlerë që zotëroja në jetën e mëparshme, bëhet fjalë për një servis darke të markës “Versace-Rosenthal”, me vlerë 5 mijë euro. E di që duhet të shes edhe “Breitling Crosswind” (orë luksi), me vlerë 7 mijë euro, por dashuria për të më ka ndaluar ta bëj një gjë të tillë.

Verë dhe prostituta luksi – Kam tre shishe “Chateau Kirwan” e vitit 1979, një verë franceze që kam blerë 10 vjet më parë në një ankand dhe do t’i hap për një rast të vecantë. Kam vendosur ta ruaj shishen e fundit për festimin e martirizimit tim dhe ta shijoj në shoqërinë e dy prostitutave të klasit të lartë që do të thërras para misionit.

Solar dhe make up – Paraqitje sa më e mirë. Duhet të presësh flokët dhe të heqësh mjekrën, si dhe t’i nënshtrohesh për disa seanca llampave solare. Është e nevojshme për të shkuar në një sallon bukurie për burra dhe të bërë një “make up” të lehtë, përvecse të kesh veshur rrobat më të mira. Edhe pse kjo më duket absurde për luftëtarë të mëdhenj kështu si ne, duhet të dukemi sa më mirë.

Steroide dhe efedrinë – Nuk e imagjinoj dot se cila do të jetë gjendja ime shpirtërore gjatë operacionit. Me siguri do të shpërthejë një cikël steroidesh dhe, për më shumë, nën efektin e efedrinës. Në këtë mënyrë do të rriten me të paktën 50-60 për qind agresiviteti, aftësitë fizike dhe përqendrimi mendor. Ipod-i me volumin në maksimum do të më ndihmojë të largoj frikën, nëse do të jetë e nevojshme. Kam një trup pothuajse të përsosur. Jam i lumtur dhe morali im është më lartë se kurrë për mënyrën se si do vijojnë gjërat.

Plumba me nikotinë – Kam porositur 50 ml nikotinë 99% të pastër nga një furnizues kinez online. 3-4 pika të injektuara në një plumb do ta transformojnë atë në një armë kimike fatale. Jam i shqetësuar për probleme të mundshme në doganë, duke qenë se nikotina e pastër konsiderohet një substancë ilegale. Në rastin më të keq, një doganier do të hapë pakon, do të derdhë pak pika substancë në lëkurë dhe do të vdesë.

I lutem Zotit për misionin – Sot, për herë të parë, jam lutur shumë. I kam shpjeguar Zotit se, nëse nuk do që aleanca marksiste islamike dhe disa vende islamike në Evropë të shkatërrojnë krishtërimin evropian në 100 vitet e ardhshme, duhet të bëjë që luftëtarët për krishtërimin të fitojnë supremacinë. Zoti duhet të sigurojë suksesin e misionit tim dhe të frymëzojë qindra revolucionarë anti-islamikë në të gjithë Evropën
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi