Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Norvegji, konfirmohet vdekja e 17-vjecares nga Kosova  Empty Norvegji, konfirmohet vdekja e 17-vjecares nga Kosova

Sat 30 Jul 2011 - 13:23
Norvegji, konfirmohet vdekja e 17-vjecares nga Kosova  Iso_06_672-458_resize
Konfirmohet nga Ministria e Jashtme kosovare vdekja e shtetases Lejla Selaci, në tragjedinë e Utoya-s, ku humbën jetën 68 persona.
17-vjeçarja Selaci ishte pjesë e një delegacioni në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoya-s në Norvegji, vend i cili një javë më parë u trondit nga sulmet e rënda.

Adoleshentja Lejla Selaci u vra gjatë sulmit me armë të Anders Behring Breivik.

Zhvillohen ceremonite mortore

Kur është bërë fiks një javë nga masakra, flamujt në Norvegji do të mbahen në gjysmështizë në të gjithë vendin, për të kujtuar viktimat e Anders Behring Breivik.

Mes ceremonive të para mortore ishte edhe ajo e një vajze me origjinë kurdo-irakene, Bano Rashid, 18 vjec, në praninë e ministrit të Jashtëm norvegjez, Jonas Gahr Stoere.

Breivik kishte projektuar sulme të tjera

Vrasësi norvegjez Anders Behring Breivik kishte projektuar sulme të tjera në ditën kur kreu masakrën që u mori jetën 76 personave.

Lajmin e bën të ditur një gazetë norvegjeze, që i referohet avokatit të 32-vjecarit, i cili flet për “projekte me përmasa të tjera”.

Ndërkohë, një ish-aktivist nga English Defense League ka pranuar për herë të parë se ka frymëzuar me blogun e tij “Rikard Zemër Luani” ideologjinë ekstremiste dhe anti-islamike të Breivik.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi