- KristiinaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 5449
Hobi : Noti...
Vendndodhja : GRECCE
Anetaresuar : 29/01/2010
Zajmina, fotot e reja superseksi
Sun 31 Jul 2011 - 20:13
Do të shfaqet si gjithmonë në formë dhe sigurisht me bikini. Këngëtarja Zajmina Vasjari, përveç koncerteve, këto ditë të nxehta korriku po punon për xhirimet e klipit të saj më të ri që titullohet “Po ta dija”.Autori i muzikës dhe i tekstit është Flori Mumajesi, dhe në krahasim me videoklipet e tjera të publikuara më parë, këngëtarja vjen më një look të ri, ku shfaqet më ekspresive e dinamike në sytë e publikut.Paparaci ynë ka arritur ta fotografojë këngëtaren në momente xhirimesh, që i ka realizuar këto ditë në Kepin e Rodonit, të cilin ajo e ka përshkuar për të xhiruar në pjesë të ndryshme të tij. Kepi i Rodonit nuk do të jetë i vetmi vend ku ajo xhiron për këtë klip. Ne kemi arritur të sigurojmë këto foto që shihni, edhe pse xhirimet e këngës në ritmet “house” nuk kanë përfunduar ende.Zajmina shfaqet sërish me linjat e saj shumë të mira dhe me veshje plazhi të një stili që ajo i pëlqen shumë, një model që e kemi parë t’i veshë shpesh jo vetëm në klipet e saj verore, por dhe kur pushon me shoqërinë. Edhe pse është klip vere dhe me muzikë ritmike, në këtë këngë të re të Zajminës që i dedikohet dashurisë, natyrisht që shumë të ndarë do të mund të gjenin veten. Ajo kësaj here nuk do i këndojë kësaj ndjenje si një vajzë kapricioze në dashuri, ashtu siç bën shpesh në këngët e saj, si për shembull nëse u referohemi këngëve: “Një më pak, një më shumë”, “1 me 6” etj.
Në këngën e re që pritet të publikohet së shpejti me titull “Po ta dija”, Zajmina i këndon një dashurie që lë mbresa. Teksti flet për një çift të dashuruarish që tashmë janë ndarë, por që të dy do të donin të dinin sa e kanë dashur njëri-tjetrin, që të mund të ndryshonin gjërat mes tyre.
Ndërkohë, ç’po ndodh me jetën e Zajminës, e cila shfaqet gjithnjë e më pak në faqet e shtypit rozë? Cila është jeta që bën këngëtarja tani, a ka ndryshuar diçka në stilin e jetës? Nëse do e pyesnim këngëtaren, ajo do të përgjigjej se “Unë vazhdoj të bëj të njëjtën jetë si më parë, thjesht jam lodhur nga gazetat dhe nga shkrimet që jo pak herë më kanë mërzitur, prandaj jam munduar t’i shmang sa të mundem”.
Gjithsesi, duket se një nga përkushtimet e saj të përditshme janë linjat e trupit. Ndryshe nga disa këngëtare që me kalimin e viteve kanë marrë kile të tepërta, Zajmina jo. Ajo ka treguar se tani në stinën e verës, për shkak të angazhimeve me muzikë, udhëtime e koncerte nuk gjen kohë për palestër, por asnjëherë nuk abuzon me ushqimin. Konsumon shumë fruta gjatë ditës dhe vetëm ushqime të shëndetshme. Për sa i përket trajtimit të lëkurës, në udhëtimet jashtë Shqipërisë blen kremra trupi dhe fytyre, por njëkohësisht mendon se linjat e mira trupore i ka të trashëguara.
Tashmë asaj i duhet të jetë edhe më shumë në formë për setin e ri të fotografive, me të cilat do lançojë albumin e ri. Këngët për albumin e ri janë gati dhe vitin që vjen do të jetë në treg. Për sa i përket jetës private apo martesës, ajo mendon se është ende herët për të menduar për vendime serioze në jetë, pasi qëllim parësor ka diplomimin. Hera e fundit që Zajmina u pa mes kolegësh këngëtarë ishte nata finale e ndarjes së çmimeve të edicionit të 10-të “Netët e Klipit Shqiptar”.
Nuk dihet tashmë se cilët këngëtarë Zajmina i ka miq për kokë dhe cilët i ka armiq. Por për marrëdhëniet e saj me kolegët, Zajmina ka pohuar se me të gjithë ka relata shumë të mira. Për këtë ajo shprehet se “Nuk besoj se kam armiq, pasi ne jemi shumë të lidhur me njëritjetrin për shkak të punës që bëjmë”.

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Zajmina, fotot e reja superseksi
Tue 2 Aug 2011 - 23:24
Shume e keqe...
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Zajmina, fotot e reja superseksi
Wed 3 Aug 2011 - 15:43
E keqe qe c'ke me te...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi