Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Marrëdhënie të reja Kinë-Shqipëri Empty Marrëdhënie të reja Kinë-Shqipëri

Thu 4 Aug 2011 - 16:53
Message reputation : 100% (1 vote)
Ministri i Jashtëm i Kinës, Yang Jiechi, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Tiranë është takuar me drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar, duke konfirmuar marrëdheniet shumë të mira mes dy vendeve, që gjeografikisht janë larg, por kanë lidhje të hershme dhe të forta miqësie mes tyre.Presidenti Bamir Topi, e nënvizoi këtë fakt duke u shprehur se kjo vizitë e nivelit të lartë është një tjetër tregues domethënës i marrëdhënieve tradicionale dhe bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë mes Shqipërisë e Kinës.Presidenti Topi, ashtu si edhe kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli kane mirepritur investimet kineze ne Shqiperi, vecanerisht ne energjitikë, infrastrukturë ndërtimin e parqeve industriale dhe turizëm.Gjate takimit me ministrin e Jashtem kinez, kryetarja e kuvendit tha se “Marrëdhëniet e shkëlqyera politike duhet të përkthehen në një bashkëpunim edhe më të fortë ekonomik dhe se Marrëveshja e Partneritetit Strategjik është një bazë reale për bashkëpunim, ashtu si edhe marrëveshjet për heqjen e taksave apo mbrojtjen e investimeve.” Kryetarja e Kuvendit, shprehu kënaqësinë që ecuria e shkëmbimeve ekonomike me Kinën, një vend lider në ekonominë botërore, ka një tendencë pozitive që duhet të konsolidohet.
Kryeministri Berisha e ka cuar dhe me tej kete ide, kur ne takimin me ministrin e Jashtem kinez premtoi se qeveria shqiptare do të krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme, në mënyrë që ato të kthehen në histori të vërteta suksesi. Duke vënë në dukje pozicionin e favorshëm gjeografik të Shqipërisë, kryeministri u shpreh i gatshëm të mbështesë krijimin e një zone të lirë për investimet kineze, si dhe inkurajoi investime në infrastrukturën portuale.

Ministri i Jashtem kinez, duke treguar reciprocitet ne kete pike theksoi se edhe qeveria kineze do të krijojë lehtësi për kompanitë dhe produktet shqiptare. Ai u shpreh gjithashtu, se do të inkurajojë kompanitë kineze me reputacion që të shfrytëzojnë potencialet që ofron ekonomia shqiptare. Në këtë kuadër, ministri Jiechi u shpreh se zyrtarët midis dy vendeve duhet të studiojnë të gjitha projektet e zhvillimit dhe mundësitë për financimin e tyre, si dhe shprehu interes për krijimin e një zone të lirë për investimet kineze.

Në takimin me kryeministrin Berisha eshte biseduar edhe per situaten ne rajon dhe zhvillimet në Kosovë. Ne njoftimin zyrtar thuhet se Kryeministri Berisha mbështeti procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

Ai u shpreh se marrëdhëniet në rajon duhet të karakterizohen nga shkëmbimi i lirë ekonomik dhe tregtar pa asnjë barrierë, por, nga ana tjetër, Kryeministri nënvizoi se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë në themel embargon shumë vjeçare të Serbisë ndaj Kosovës. Zoti Berisha mbështeti përpjekjet për zbatimin e Kushtetutës dhe vendosjen e shtetit të së drejtës në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe inkurajoi vazhdimin e dialogut mes palëve. Kryeministri i kërkoi ministrit Jiechi, që, në të ardhmen, qeveria kineze të marrë në shqyrtim njohjen e pavarësisë së Kosovës si veprimi më i drejtë, në kuadër të stabilitetit dhe paqes në rajon.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Marrëdhënie të reja Kinë-Shqipëri Empty Re: Marrëdhënie të reja Kinë-Shqipëri

Thu 4 Aug 2011 - 19:09
Nese Kina nuk njeh Pavaresine e Kosoves dhe Bashkimin Kombetar Shqiptar nuk mund te kete sa do dhe aq marredhenie...
Kina nuk ka kuptuar plotesisht se gjendja Kombetare Shqiptare zgjidh vete elementet e problemeve te saj, Kina ne kete kuader ka kuptuar gabim (do me thene, ndryshe)...
Gjithsesi, kam respekt per Kinen per faktin se ajo e njeh moralin (pa dashur te thyej shtetet e tjera, vec se Kina dallon per disipline)...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi