Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shtohen aksidentet në trafikun rrugor të Kosovës Empty Shtohen aksidentet në trafikun rrugor të Kosovës

Mon 8 Aug 2011 - 18:27
Dyqind e nëntëmbëdhjetë aksidente trafiku rrugor kanë ndodhur më shumë në muajt janar qershor 2011, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit 2010.Kjo statistikë është nxjerrë nga Policia e Kosovës për të gjitha llojet e aksidenteve në trafik.7891 ka qenë totali i aksidenteve për gjashtëmujorin e vitit të kaluar, ndërsa në gjashtëmujorin e këtij viti nga policia janë shënuar 8110 aksidente, ose 2,78% më shumë aksidente, shkruan sot Koha Ditore. Lloji i aksidenteve që e ka ngritur epërsinë e tyre sivjet janë aksidentet me dëme, ngase nga 5444 sa ishin vitin e kaluar, këtë vit kanë ndodhur 5730 aksidente, si dhe ato me të lënduar, që për këtë periudhë vjet ishin 3465, kurse tani janë 3527.Këto aksidente kanë ndodhur në trafikun rrugor edhe me gjithë faktin që Policia e Kosovës në këtë gjashtëmujor i ka shqiptuar 19.320 gjoba për ata shoferë që i kanë shkelur rregullat e trafikut, duke e rrezikuar jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.Vitin e kaluar nga policia qytetarëve u janë shqiptuar 127.097 tiketa, ndërsa këtë vit deri në qershor, 146.417 është numri i tyre, që i bie 15,2% më shumë gjoba. Nëse këtë numër të këtyre tiketave që sivjet janë dhënë e shumëzojmë me minimumin e dënimit që mund të japë policia, pra me numrin 25, atëherë i bie që vetëm për periudhën janar qershor 2011, qytetarët e Kosovës kanë paguar së paku 3 milionë e 660 mijë e 425 euro. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se planet policore vazhdojnë edhe më tutje për shtimin e sigurisë në trafik, me ç'rast, sipas tij, tani janë ndërmarrë edhe masa shtesë jashtë atyre planeve, në mënyrë që të arrihet ulja edhe më tej e shifrave të aksidenteve në përgjithësi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi