Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndal puthjeve në punë Empty Ndal puthjeve në punë

Thu 11 Aug 2011 - 20:47
Ndal puthjeve në punë ATAK%20PUTHJA_tn_4
Shoqata e Etiketës në Gjermani kërkon ndalimin e puthjeve në vendin e punës dhe do të ishte mirë sipas saj që ato të zëvendësoheshin me shtrëngime duarsh.

Presidenti i “Knige Society”, me qendër në Dortmund, në perëndim të Gjermanisë, thotë se praktika e përshëndetjes së kolegëve apo partnerëve në biznes me një puthje në faqe është e pakëndshme për shumë gjermane.

Hans Mikael Klein i referohet shumë email-eve, përmes të cilëve shumë punonjës shprehin shqetësim për këtë formë përshëndetjeje.

“Ne s’mund ta ndalojmë të puthurën në vendet e punës”, tha ai për BBC-në, por duhet të mbrojmë nga ana tjetër të gjithë ata që nuk e duan këtë”.

Ai u propozon të gjithë kundërshtareve të puthjes të ngjisin një mesazh në tryezën e tyre të punës, ku të thonë qartë: “Mos më puth!”. Kreu I “Knige Society” tha se kishte marrë 50 email-e vetëm këtë vit, ku ishte folur për puthjet në njërën apo të dy faqet.

“Kjo nuk është tipike e gjermanëve. Vjen nga vende si Italia, Franca apo Amerika e Jugut dhe i përket një konteksti kulturor të caktuar. Dhe kjo në nuk na pëlqen”.

Shoqata “Knige” zhvilloi një takim për çështjet dhe kreu disa sondazhe të njerëzve në rrugë apo seminare. Sipas Hans Mikael Klein, ekziston në Europë “zona e distancës sociale” prej 60 centimetrash, e cila duhet të ruhet, dhe kjo sipas tij, përkon me sjelljen e hijshme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi