Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Femrat duan verë të kuqe dhe qirinj me aromë, ndërsa meshkujt vetëm ... shtratin Empty Femrat duan verë të kuqe dhe qirinj me aromë, ndërsa meshkujt vetëm ... shtratin

Tue 16 Aug 2011 - 18:29
Femrat duan verë të kuqe dhe qirinj me aromë, ndërsa meshkujt vetëm ... shtratin VereNjë anekdotë e vjetër që i kushtohet preferencave të ndryshme të meshkujve dhe femrave ...

në krevat thotë: “Femrat duan verë të kuqe, qirinj me aromë në dysheme dhe çarçafë prej mëndafshi në krevat. Ndërsa, meshkujt kërkojnë thjesht dhe vetëm krevatin”.

Por në fakt e vërteta rreth preferencave seksuale është shumë më e ndërlikuar dhe atë, ndoshta kurrë, mos prisni ta dëgjoni nga buzët e meshkujve. Pasi, megjithëse marrëdhënia intime i përfshin të dy partnerët, këta të fundit jo gjithmonë veprojë drejt në menaxhimin e situatës.

Të tjera dëshira seksuale mundojnë vazhdimisht mendjen mashkullore, ndërkaq, krejt ndryshe nga ajo që duan në të vërtetë sillen femrat në shtrat. Për këtë, specialistët e marrëdhënieve intime tregojnë se cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjnë gratë në shtrat. Kjo nuk do të thotë se meshkujt nuk gabojnë në këtë drejtim.
Prisni që partneri të mendojë si grua


Ky gabim mund të jetë burim i frustrimeve te të dy partnerët. Meshkujt habiten nga femrat, e femrat nuk i kuptojnë meshkujt. Pritja se ai do të mendojë në të njëjtën mënyrë është e padobishme dhe paraqet humbje të kohës, por edhe një burim të madh të keqkuptimeve dhe tensioneve.


Këshillë: Truri i meshkujve dhe ai i femrave funksionojnë ndryshe. Për këtë shkak, komunikimi midis partnerëve ka rëndësi të madhe. Nëse mendoni se meshkujt e kuptojnë seksin sikurse ju, atëherë kjo mund të paraqesë problem në shtrat.
Prisni që partneri t’ua lexojë mendjen

As partneri, e askush tjetër nuk mund ta dijë me saktësi se çfarë mendoni, pa ua thënë ju vet. Sikurse ju që nuk mund ta dini se çfarë është duke menduar partneri. Mësohuni që nevojat tuaja seksuale t’i shprehni me fjalë. Shumë femra e kanë vështirë ta bëjnë një gjë të tillë dhe ndihen në siklet kur e bëjnë. Por, kjo është mënyra e vetme që ta merrni atë që e doni.

Këshillë: Tejkalojeni turpin. Edhe pse kjo mund të jetë pasojë e edukimit konservator, duhet ta dini se sot guxoni që të bisedoni rreth të gjitha temave me partnerin. Seksi nuk ka vetëm funksionin e shtimit të njerëzve.
Nuk keni iniciativë


Shumë meshkuj ndihen shumë mirë kur gruaja e merr iniciativën në shtrat, por edhe jashtë tij. Telefonojini në punë dhe thoni se i keni përgatitur një darkë romantike. Ai do të vijë në shtëpi i ngazëllyer. Befasojeni duke e pritur e veshur me rroba seksi.
Këshillë: Mos e frenoni imagjinatën tuaj. Nuk është e thënë që të jeni vulgare, nëse kjo nuk është pjesë e personalitetit tuaj.

Ju mungon spontaniteti

Seksi nuk është e thënë që të jetë një ngjarje e paralajmëruar. Meshkujve ju pëlqen kur gratë janë spontane. Kurrë nuk e dinë se çka i pret në fund. Në fund të fundit, të gjithë neve na pëlqejnë befasitë.
Këshillë: Kur ta parkojë veturën, rrëmbejeni dhe filloni që ta puthni sapo të hyni në shtëpi.
Bëni seks vetëm në dhomën e gjumit

Kjo jo vetëm që të mërzit, por është edhe e kufizuar. Bëni seks gjithandej në shtëpi, në banjë, kuzhinë, shkallë. Natyrisht, kur jeni vetëm në shtëpi.
Këshillë: Monotonia mbytë jetën seksuale, prandaj mos hezitoni nga gjërat që e freskojnë atë.

Gabojnë edhe meshkujt, Ja shprehitë e tyre në seks, të papranueshme për femrat

Bëhet fjalë për shprehitë e meshkujve në seks, të cilat, besuat apo jo, janë të padurueshme për të femrat.


1. Pas seksit, ai kthehet në anën tjetër dhe ia kërcet gjumit. Pas orgazmës, meshkujt hyjnë në fazën ku humbin interesin për seks dhe, për shkak të sekretimit të hormonit serotoninë bëhen të përgjumur. Prandaj femrat nuk do të duhej që këtë t’ia shohin për të madhe të dashurit të tyre. Nëse burri pas seksit, menjëherë bëhet i ftohtë, refuzues, apo nëse menjëherë çohet nga shtrati dhe fillon që të vishet, kjo domethënë se atë e mundojnë mendime të rënda. Ndoshta është duke kaluar nëpër ndonjë krizë.


2. Natyra është treguar dorëlirë me burrërinë e tij, e ai mendon se kjo mjafton për seks të mirë. Kjo zakonisht ngjan me njerëzit e bukur, të cilët mendojnë se vetë fakti që janë të tillë, apo që kanë më shumë “centimetra”, mjafton që ta kënaqin partneren dhe nuk duhet farë të mundohen në këtë drejtim. Nga të gjitha shprehitë e këqija, kjo përmirësohet më me vështirësi, për shkak se ata që janë të vetëdijshëm se janë të bukur, për nga natyra janë shumë të prekshëm.


3. I jep vrull, sikur është në garë vrapimi. Nëse femra ka përshtypjen se burri e ledhaton mekanikisht dhe e ndërron pozën çdo 20 sekonda, kjo ndoshta domethënë se ai nuk e njeh sa duhet seksualitetin femëror. Duhet që femra t’ia shpjegojë mashkullit dëshirat e saj. Nëse femra trembet se një gjë e tillë do ta frikësojë mashkullin, atëherë ajo duhet t’ia kapë atij dorën dhe t’ia vendosë ku të dojë. Apo, ajo mund ta zgjidhe një pozë ku dominon.


4. E tejkalon paralojën dhe kalon menjëherë në seks. Gati të gjithë meshkujt e dinë se ledhatimet janë shumë të rëndësishme për femrat, meqë gjatë paralojës organizmi i saj përgatitet për penetrim. Mashkulli që e injoron një gjë të tillë është një egoist i papërmirësueshëm. Nëse doni që burri juaj ta ndryshojë një sjellje të këtillë është mirë që t’ia thoni menjëherë, pa hezitim, apo t’i tregoni duke e ledhatuar atë, se si doni që edhe ai t’ju ledhatojë juve.


5. Të gjithë e kemi pozën tonë të preferuar, por ai është fiksuar pas njërës. Ndoshta kjo ka të bëjë me karakterin e tij? Por, nëse jashtë shtratit burri juaj është një person interesant dhe kurioz, atëherë ka të ngjarë që është i pasigurt në seks. Ndoshta frikësohet se po të provojë me diçka të re do të dështojë. Në këtë rast, atij i duhet përkrahja juaj. Thoni se ai është dashnori ideal, të cilin gjithmonë e keni ëndërruar.


6. Flet fjalë banale në momentet e kënaqësisë më të madhe. Ai mashkull që nuk është në gjendje që të bëjë dashuri në qetësi tregon nevojën që do ta përforcojë kënaqësinë e tij. Për personin e tillë, kënaqësia fizike dhe dashuria janë dy botë paralele. Ajo që është e sigurt është se ai në të vërtetë nuk mendon për atë qe e thotë. Ato fjalë më shumë ia thotë vetes, sesa gruas së tij. Ndryshimi i kësaj shprehie mund të jetë tepër i vështirë. Ndoshta është mirë që gruaja të përgjigjet ndaj këtyre vulgariteteve me fjalë të mira e të buta.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Femrat duan verë të kuqe dhe qirinj me aromë, ndërsa meshkujt vetëm ... shtratin Empty Re: Femrat duan verë të kuqe dhe qirinj me aromë, ndërsa meshkujt vetëm ... shtratin

Tue 16 Aug 2011 - 20:23
mendoj se shkrimi esht mese i sakte ne te vertet jemi ne femrat qe kerkojme me shume romantizem e enderrojme nje nate si do deshim te ishte kurse meshkujt duan te hyn direkt e ne teme pa perpunime e pa e menduar shume,ata do krijonin nje nate romantike vetem ne rastin per ta hedhur ne shtrat femren me lehte ne kete menyre se ne te kunderten sjan kaq romantik
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Femrat duan verë të kuqe dhe qirinj me aromë, ndërsa meshkujt vetëm ... shtratin Empty Re: Femrat duan verë të kuqe dhe qirinj me aromë, ndërsa meshkujt vetëm ... shtratin

Tue 16 Aug 2011 - 20:54
s di c te them jo
Sponsored content

Femrat duan verë të kuqe dhe qirinj me aromë, ndërsa meshkujt vetëm ... shtratin Empty Re: Femrat duan verë të kuqe dhe qirinj me aromë, ndërsa meshkujt vetëm ... shtratin

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi