Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Në kuzhinën e prezantueses Aurora Pengu,cila është dieta e saj ? Empty Në kuzhinën e prezantueses Aurora Pengu,cila është dieta e saj ?

Tue 16 Aug 2011 - 18:34
Në kuzhinën e prezantueses Aurora Pengu,cila është dieta e saj ? Aurora%20tvJuriste e zonja dhe prezantuese e sukseshme, simpatike, tërheqëse,por ...

edhe nje amvise e mir. Kjo do të ishte gjithçka do të donte një femër dhe këtë e gjetëm tek prezantuesja e njohur Aurora Pengu në intervistën që dha ajo ekskluzivisht për revistën Plus.


Në një intervistë mbi temën e ushqimit,Aurora Pengu tregon sekretin e saj për ushqimin që konsumon dhe si arrin të mbajë në formë trupin e saj.


E njohur tashmë si prezantuese e edicionit informativ te mbremjes në Televizion Shqiptar,ajo hap edhe derën e shtëpisë,për ta njohur edhe ne aspektin e gatimit, ne kuzhinen e shtepise se saj.
E pyetur për rëndësinë që i kushton ajo ushqimit,Pengu thotë se ka parim shprehjen "dashuria fillon nga stomaku”, pasi gatime & ushqim shum i mire, e bëjnë familjen më të lumtur.
Në kuzhinën e prezantueses Aurora Pengu,cila është dieta e saj ? Aurora%201Ajo i kushton kujdes ushqimit në mënyrë që të ketë një paraqitje sa më të këndshme për ekranin, por edhe për t’u ndier mirë me veten .

“I kushtoj shumë rëndësi ushqimit , pasi nje ushqyerje e mir na mban ne forme te mir shmang nervozitetin e probleme te tjera fizike te dukshme ose te padukshme” ,thotë prezantuesja e lajmeve.


Përsa i përket preferencës së saj për të konsumuar gatime në kuzhinën e saj apo jashtë,Aurora thotë se “ që të shmangen problemet me komplikacionet e shëndetit & të marim kënaqësinë e duhur ,në familje nevojitet një drekë e shijshme, çdo ditë mundësisht e përgatitur në kuzhinën e shtëpisë. Kjo pasi një femër duhet të jetë e zonja jo vetëm në profesionin e saj, por edhe një amvise shum e mirë si dhe te parapëlqejë pastërtinë të gjitha aspektet. Nuk më pëlqen të ha çdo ditë në restorant, thjesht nuk më shijon!"
Në kuzhinën e prezantueses Aurora Pengu,cila është dieta e saj ? Aurora2Përveç se preferon të konsumojë ushqimin në shtëpi,prezantuesja i kushton rëndësi të madhe gatimit..”Më pëlqen të gatuaj pothuajse gjithmonë dhe të përgatis drekën ose darken, duke gatuar kryesisht perime të të gjitha llojeve & ngjyrave . Receta e thjeshtë, që preferoj të gatuaj më shpesh tani në verë është " Turli me mish", pasi është e pasur me të gjitha vitaminat.

Përsa i përket kohës që harxhon për të gatuar,duket se është e konsiderueshme ,pasi Aurora është tepër e kujdesshme.
Në kuzhinën e prezantueses Aurora Pengu,cila është dieta e saj ? Aurora3”Kërkon pak kujdes që të gjitha perimet të qërohen me ngadalë e të skuqen pak, me radhë, të shtohen ne të erzat, në menyre që ushqimi të jetë i shijshëm .Duhet bërë kujdes që të mos e tejkalojë kohën e zierjes, pasi mund të shkatërrohen vlerat ushqyese, duhet të jenë në një formë aldente" -sipas eksperteve të kuzhines italiane'.,thotë Aurora. Ne pyesim vetem se ku e gjen kaq kohë, pasi dihet nga të gjithë që përgatitja e ushqimit merr shumë kohë, por shumë kohë merr edhe profesioni i saj,qoftë si avokate,ashtu edhe si prezantuese.
Në kuzhinën e prezantueses Aurora Pengu,cila është dieta e saj ? Aurora%204Së fundi,prezantuesja iu jep lexuesve një këshillë se çfarë duhet të konsumojnë më teper dhe të mos kete nje kosto te larte per ekonomine e çdo familje :
”Duhet pasur kujdes të mos teprohet me ushqyrje ,të cilat kanë si bazë brumërat dhe embëlsirat. Në vend të tyre mund të përdoren ushqime si : sallata, mishi, peshku, kosi & shum fruta për të pasur një formë perfekte të trupit”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi