Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pasqyra magjike e lajmeve të mëngjesit  Empty Pasqyra magjike e lajmeve të mëngjesit

Sat 3 Sep 2011 - 12:46
Pasqyra magjike e lajmeve të mëngjesit  Mirror92Banjoja është vendi i radhës ku ekspertët synojnë që të fusin teknologjinë e informacionit. Po, po mos u cudisni aspak se nuk është shaka!

Duke qenë se mesatarisht një i rritur kalon cdo ditë një orë në banjo, atëherë është hedhur ideja e "news alla toilette". Sipas laboratorit të kërkimit dhe zhvillimit të shoqërisë së "New York Times", po punohet për të krijuar mundësinë e shfaqjes së lajmeve në pasqyrën e banjos personale të cdokujt.

I bazuar në teknologjinë e 'Kinect di Microsoft', bëhet fjalë për një pasqyrë banjoje speciale, e cila i përgjigjet kërkesave të personit që i qëndron përballë. Komandat mund të jepen nëpërmjet prekjes ose zërit, dhe menjëherë shfaqen lajmet e fundit, mesazhet e postës elektronikë, mund të kryhen blerje online, si dhe veprime të tjera. Po ashtu kjo pajisje mund të krijojë komunikim të banorëve të shtëpisë nga tualeti, në kuzhinë apo dhomë. Dhe të gjitha këto gjëra mund të bëhen nëse personi që ndodhet në banjë, po lan dhëmbët, po krihet apo trukohet.

Në faqen Nieman Journalism Lab, janë shfaqur edhe pamjet e para të pasqyrës së vecantë të prodhuar nga laboratorët e "New York Times". Kështu përvecse marrjes së lajmeve, pronari i pasqyrës mund të flasë direkt me të, pak a shumë si te përrala e Borëbardhës! Pronari i kërkon pasqyrës së tij që t'i ofrojë shërbimet që kërkon sa më shpejt.

Për momentin pasqyra ende nuk e ka një cmim, ama ideja është tepër origjinale dhe e padëgjuar më parë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi