Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ceremoni fetare në Pejë, policia përcjell rreth 1 mijë serbë Empty Ceremoni fetare në Pejë, policia përcjell rreth 1 mijë serbë

Sun 4 Sep 2011 - 12:36
Policia e Kosovës ka përcjellur 800 deri në 1000 besimtarë ortodoksë serbë gjatë hyrjes në Kosovë nga kufiri me Malin e Zi deri në Patrikanën e Pejës.Lajmin ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë, zyrtari për informim në komunën e Pejës Zeqir Kelmendi, i cili megjithatë nuk deshi të japë detaje lidhur me këtë ngjarje.Mirëpo, sipas mediave lokale, në mesin e serbëve që kanë hyrë në mëngjesin e së dielës në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të vikarit të ri të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe thuhet se janë edhe disa zyrtare serbë.Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe ministri serb për Kosovë, Goran Bogdanoviq, thuhet se do të jenë po ashtu të pranishëm në zyrtarizimin e Jovan Qulibrkut si vikar i patriarkut serb Irinej.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi