Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rama: Berisha po privatizon fitimin, po falimenton ekonominë Empty Rama: Berisha po privatizon fitimin, po falimenton ekonominë

Sat 15 Sep 2012 - 17:19
Tiranë, 15 shtator 2012, NOA- Në tryezën e Partisë Socialiste për ekonominë kreu i saj Edi Rama tha se Shqipëria po mbytet në borxhet, ashtu si po mbytet në listat e dyqaneve çdo familje shqiptare që nuk ka punë apo që puna nuk i mjafton për të mos u futur në borxhe.

Ai tha se qeveria po e falimenton ekonominë dhe se sot shihet korrupsioni më i madh në 100 vjet shtet dhe se Kryeministri Berisha e tërheq vendin drejt rrënimit të mëtejshëm për të rritur monopolet e ortakëve të tij në biznes.

“Janë 4 hidrocentrale në privatizim të cilët në 4 vitet e fundit janë rindërtuar tërësisht dhe i japin arkës së shtetit 20 milionë dollarë. Të privatizosh është domosdoshmëri për të rritur efiçencën në një ekonomi të lirë, por kur shteti privatizon e bën për të kufizuar apo eliminuar humbjen e tij duke ndarë barrën dhe fitimet me një privat. Por të privatizosh si me këto 4 hidrocentrale domethënë të privatizosh vetëm fitimin, duke ia hequr shqiptarëve dhe duke ia dhënë një grupi individësh”, u shpreh Rama, raporton noa.al.

Lidhur me privatizimin e Albpetrol, ai tha se askund nuk janë privatizuar të drejtat e shtetit mbi burimet, dhe shuma që kjo e drejtë përbën në 1 vit është 50 milionë dollarë.

Sa i përket ofertës më të madhe për privatizimin e kësaj shoqërie, kryesocialisti tha se oferta është quajtur bombastike kur nuk dihet saktë se çfarë përmban oferta.

Sipas tij, vlera reale e Albpetrolit qëndron te e drejta e qeverisë, por shtoi se ajo po e kthen të gjithë sektorin e naftës jo vetëm privat por të qeverisur nga privati, duke e dorëzuar edhe fjalën e vet mbi sigurinë energjetike të vendit.

“Privatizon rezervën e naftës në Shqipëri, privatizon të drejtën e kërkimit në det pasi zona e kërkimit në det kalon nga pasuri e shfrytëzueshme e shqiptarëve në pasuri private të një grupi individësh. Pra në 10 vite vetëm duke ndenjur sillet një fitim prej 500 milionë dollarë”, deklaroi Rama.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi