Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Malwina
Malwina
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 2624
<b>Hobi</b> Hobi : nthg
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/07/2011

Nga aeroplani sheh hajnat duke ia plaçkitur shtëpinë! Empty Nga aeroplani sheh hajnat duke ia plaçkitur shtëpinë!

Thu 8 Sep 2011 - 16:28
Nga aeroplani sheh hajnat duke ia plaçkitur shtëpinë! Hajnat310811_thmb1-300x224Uashington, shtator 2011
Stiven Lin nga Arkanzasi kishte dashur që të fotografojë shtëpinë e tij nga aeroplani, por në vend të fotografisë “gjahtoi” dy hajna që po i plaçkitnin shtëpinë.
Gjatë një fluturimi të ulët, Stiven Lin kishte dashur t’i bëjë një fotografi shtëpisë së tij në Arkanzas, por në vend të kësaj fotografoi dy hajdutë. Ruzvelt Smith III dhe Xhozef Peel pa frikë po bartnin gjërat nga shtëpia e Lin për në kamion derisa pronari po i shikonte nga lart.
“Shikova poshtë dhe pash disa njerëz që po bartnin gjëra nga shtëpia ime në kamionin e tyre. Ata nuk brengoseshin aspak që mbi kokat e tyre po bënte zhurmë aeroplani”, ka thënë Lin.
Pasi kaloi shokun e parë nga skena e parë, Lin thirri xhaxhin e tij që jeton në afërsi dhe i tha që të thërriste policinë. Hajnat arritën të ikin para se të arrijë policia në vendin e ngjarjes, por Lin i përcolli ata me aeroplan derisa policia arriti t’i kapë.
Shumica e gjërave të vjedhura janë gjetur, ndërkohë që Lin thotë se i mungon edhe një pushkë në vlerë 1.200 dollarë.
Shtëpia e Stiven Lin është vetëm njëra ndër shumë shtëpi që janë plaçkitur në fqinjësinë e tij, dhe duket se vetëm fati e shpëtoi atë nga hajnat.
“Mundësia që nga aeroplani të shikoni se si po ua plaçkitin shtëpinë është aq e vogël, sa një skenar i tillë kurrë nuk do të më binte ndërmend. Jam befasuar keq, por kam ndjenjën se megjithatë kam kaluar mirë”, është shprehur
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi