Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Musolini” merr “Gladioatorin e Artë” në Durrës! Empty “Musolini” merr “Gladioatorin e Artë” në Durrës!

Sat 10 Sep 2011 - 13:35
“Musolini” merr “Gladioatorin e Artë” në Durrës! Durres_festivalEdicioni i katërt i Festivalit Veror të Durrësit është mbyllur dje me një ceremoni çmimesh në amfiteatrin antik të qytetit. Një atmosferë me emocione prezantuar nga Timo Flloko, ndonëse mbrëmja e së premtes, gjatë së cilës u prezantuan filmat e regjisorit të famshëm amerikan Francis Ford Coppola, ishte mbrëmja e vërtetë gala e festivalit. “Vincere” (Të fitosh) i regjisorit Marco Belliochio ka triumfuar në këtë edicion, duke marrë “Gladiatorin e Artë” dhe duke përligjur edhe vetë titullin.
Publiku ka votuar filmin ku luante aktorja Claudia Cardinale “Being italian with signora Enrica” (Të jesh italian me zonjën Enrica). Gjatë marrjes së çmimit, regjisori turk Ali Ilhan, duke u shprehur i kënaqur për çmimin, ka deklaruar se do të bëjë një tjetër film posaçërisht për publikun shqiptar. Një tjetër surprizë e kësaj nate përmbyllëse ka qenë lajmi që ambasadori holandez dha teksa ka tërhequr çmimin për regjisorin më të mirë në emër të Lech Majewski për filmin “Mulliri dhe Kryqi”, duke bërë të ditur se ky prodhim është përzgjedhur për të konkurruar në Festivalin e Kanës. Çmim special ka shkuar edhe për filmin “Në largim” i regjisorit Vaslav Havel, kushtuar ish-presidentit çek.
Pas ndarjes së çmimeve, aktores italiane Claudia Cardinale i ka takuar të ngjitet sërish në skenë për të prezantuar filmin “Otto e mezzo” të Fellini-t, për të cilin ka thënë se ajo ishte muza e tij në këtë bashkëpunim. Shumica e çmimeve janë tërhequr nga titullarë apo përfaqësues të ambasadave përkatëse në mungesë të autorëve. Duhet thënë se edicioni i katërt i Festivalit Veror të Durrësit ka qenë më i miri, si për sa i përket nivelit të filmave të përzgjedhur në konkurrim, ashtu edhe për peshën e të ftuarve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi