- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
AK kundër Agimit të Artë
Fri 4 Jan 2013 - 14:56
Aleanca Kuqezi ka reaguar jo vetem per qendrimet antishqiptare te
Partise se Ekstremit te Djathte ne Greqi Agimi i Arte, por ka denuar
edhe heshtjen e qeverise Berisha perballe tyre.
Ne faqen zyrtare te kesaj
force politike ne Greqi, shqiptaret ishin cilesuar si “Komb Kacak qe nuk
kane me se te mburren, si nje komb i bere nga Italia, nga zionistet
amerikane dhe perandoria Osmane”.
“Përballë këtij sulmi të
orkestruar politik e mediatik të nazistëve grekë kundër Kombit Shqiptar,
Qeveria e Berishës hesht duke demonstruar nënshtrimin servil të saj
ndaj Athinës dhe nazistëve Grekë. Aleanca Kuqezi i bën me dije nazistëve
grekë të Agimit të Artë se Kombi Shqiptar është kombi më i vjetër, më i
kulturuar dhe më proevropian në Ballkan dhe nuk ka asgjë të përbashkët
me Kombin e Grek të falimentuar politikisht, ekonomikisht,
institucionalisht e moralisht në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Nazistët
grekë nuk mund të transferojnë dështimin e shtetit të tyre në trojet
shqiptare dhe në marrëdhëniet me Shqipërinë”, u shpreh Lisen Bashkurti
Sekretar per Marredheniet Nderkombetare.
Perballe deklarates se Agimit te Arte
qe e cilesoi te pabaze ceshtjen Came, aleanca tha se eshte turpi i
Parlamentit shqiptar qe nuk po miraon rezoluten per kete ceshtje. AK tha
se paralajmeron Agimin e Arte te mos tentojne te hapin degët e tyre
brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar, në Himarë, Tepelenë,
Gjirokastër e Sarandë, sikunder perfaqesuesit e saj kane deklaruar.
“AK paralajmëron nazistët grekë të Agimit të Artë të mos tentojnë të
shtrijnë metastazat naziste brënda kufijve politik të shtetit shqiptar
sepse Aleanca Kuqezi do i bëjë të kujtojnë humbjen tragjike në Betejën e
Lëkurzit në fillim të shekullit të kaluar, lënien e kockave të
fashistëve grekë të Metaksdasë në trojet tona gjatë Luftës së Dytë
Botërore dhe dështimin fatal të monarko-fashsitëve greke në Shqipërinë e
Jugut në vititn 1949. Nazistët grekë ta fiksojnë mirë në mëndje se në
Shqipëri do i digjet toka nën këmbë dhe se teshtima e grekëve do trëmbë
vetëm qeverinë e shtetasit Berisha por kurrë Kombin e popullin
shqiptar”, tha Bashkurti.
Aleanca tha eshte pro politikes se
fqinjesise se mire, por vetem të bazuar në marrëdhëniet e respektit të
ndërsjelltë dhe në interesat reciproke.
/top-channel/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi