Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fier, protestë kundër “Agimit të Artë”, veshin qentë me flamurin grek Empty Fier, protestë kundër “Agimit të Artë”, veshin qentë me flamurin grek

Tue 13 Aug 2013 - 15:26
Fier, protestë kundër “Agimit të Artë”, veshin qentë me flamurin grek QentSot qytetarët e Fierit kanë organizuar një protestë kundër thirrjeve antishqiptare të “Agimit të Artë” në Himarë. Mësohet se në shenjë hakmarrjeje ndaj “Agimit të Artë” që zotohet të “çlirojë” Himarën, protestuesit kanë veshur dy qen me flamurin grek duke i mbajtur të lidhur me zinxhir. Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat 10 persona, me pretendimin se protesta ka qenë e paligjshme.

Në 3-vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës, në varrin e tij përfaqësuesi i “Agimit të Artë” përshëndeti në emër të kryetarit të partisë neonaziste greke, Nikos Mihaloliakos dhe deputetit Kristos Papas, që qeveria shqiptare e ka shpallur “person non grata”, por që siç tha ai, me shpirt ndodhet në Himarë.

Sipas përfaqësuesit të neonazistëve grekë, Aristoteli u sakrifikua për idealin e lirisë dhe gjuhës. Sakrifica tragjike tregoi se ai me të drejtë ai quhet grek kurse vrasësit e tij, quhen “tiranë”.

Ai vazhdoi duke thënë se, “është e shkruar që gratë e Himarës të lindin heronj dhe që kjo tokë të pranojë në gjirin e vet trima. Si njerëz na vjen shume keq për humbjen e një djali të ri, ndërsa si grekë mbajmë thellë në zemër kujtimin e tij. Keqbërësit që i morën jetën, nuk do munden të dëmtojnë emrin e tij që do mbetet i pavdekshëm. Ai humbi jetën e tij për të fituar lavdinë e përjetshme”.

Në përfundim përfaqësuesi i partisë së ekstremit të djathtë grek deklaroi: “Agimi i artë nuk erdhi në Himarë për të mbajtur zi, por përulet para varrit të këtij trimi dhe betohet se do të vazhdojë luftën deri në ditën e çlirimit. Rroftë kombi!”.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi