Sarandë, arrestohet shqiptari i “Agimit të Artë”
Fri 16 Aug 2013 - 15:12
Një nga anëtarët e partisë neonaziste greke, “Agimit të Artë” u arrestua ditën e sotme në orët e vona nga policia shqiptare. Arrestimi ndodhi në pikën kufitare të Qafë-Botës në Sarandë. I ndaluari është identifikuar si Robert Hajdhi, anëtar i organizatës së “Agimit të Artë” për “Vorio-Epirin”.
Sipas të dhënave paraprake, Robert Hajdhi ka qenë i pranishëm në Lukovë dhe ka marrë pjesë në ceremoninë me rastin e 3-vjetorit të vdekjes së minoritarit, Aristotel Guma, i cili humbi jetën në një aksident tragjik, teksa u përplas nga një automjet kur udhëtonte me një motor.
Sipas policisë, Hajdhi ka qenë i pranishëm gjatë ceremonisë që “Agimi i Artë” kreu në varrezat e Himarës për Gumën, nga ku u bënë edhe shumë akte kundër shqiptarëve. Policia konfirmon se Robert Hajdhi, në momentin kur u arrestua, mbante veshur edhe një bluzë me simbolet e partisë neonaziste, “Agimi i Artë”.
Në Lukovë ai ka në pronësi një Hotel. Roberti është shtetas shqiptar dhe është larguar në Greqi pas vitit 1992. Gjatë përkujtimores së Gumës në varrezat e Himarës, përfaqësues të partisë naziste greke, "Agimi i Artë" mbajtën dhe një fjalim të ashpër kundër shqiptarëve, si edhe dhunuan disa gazetarë edhe kameramanë, të cilët u përpoqën që të filmonin ngjarjen.
Një nga eksponentët e “Agimit të Artë”, Kristoforos Tsankas deklaroi mbi varrin e të ndjerit Guma, se do të luftohej deri në fund për çlirimin e Himarës. “Agimi i Artë” betohet se do të vazhdojë luftën deri në ditën e çlirimit të Himarës”, pati deklaruar ai.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi