Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kushëriri Arjan Konomi: Gjyqtari ishte i shqetësuar për pronat Empty Kushëriri Arjan Konomi: Gjyqtari ishte i shqetësuar për pronat

Sun 11 Sep 2011 - 13:52
Ishte personi i vetëm që gjatë homazheve të lamtumirës së fundit të gjyqtarit Skerdilajd Konomi në kinoteatrin “Petro Marko”, u përpoq të fshihej. Nga vetja… Arian Konomi rrinte aty pas murit ndarës, ndërsa sytë e përlotur i mbulonte me syze të zeza. Ndihej dyfish i tronditur për lajmin e vrasjes së Skerdit; i keqardhur për vdekjen e tij, por edhe për mënyrën se si iu shkaktua ajo. Sepse me Skerdin nuk ishin vetëm kushërinj, por edhe miq shumë të mirë.“Humba gjakun dhe shokun. Që tani po më mungojnë shumë që të dy…”, thotë drejtori i revistës “Shqip”, i cili njihet gjerësisht edhe si publicist, analist dhe moderator. E ka të vështirë të flasë, por edhe të mos flasë. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim nëpër shoë dhe emisione televizive ku për një pyetje të jep përnjëherësh disa përgjigje, kësaj here, Arian Konomi, për disa pyetje mezi gjen një përgjigje…. “Nuk di ç’të them”, shprehet ai i hutuar dhe i turbulluar, ashtu si shtëllungat e tymit të cigareve që pi, ku ende pa fikur të parën, ndez të dytën. Tek e treta, disa fjalë nisin e dalin, derisa bëhen një rrëfim shumë interesant mbi portretin e Skerdit, familjen, fisin Konomi, miqësitë, por edhe konfliktet. Këto të fundit duket se kanë qenë vetëm për çështje pronash…
E vërtetë kjo?
Nëse do t’i nisim me historitë e pronave të fisit tonë, i bie që t’ia nisim shumë dekada përpara. Megjithatë, që nga ardhja e demokracisë, ne kemi 19 vite që merremi me gjyqe, që kanë të bëjnë me të drejtën e fisit Konomi për kthimin dhe kompensimin e pronave. Pra, janë prona të trashëguara.
Përfundimisht, ju janë kthyer këto prona?
Janë marrë një pjesë e tyre dhe përsëri jemi sa te Komisioni i Pronave, e sa nëpër gjyqe. Pra, maratona vazhdon…
Gjatë kësaj maratone, keni pasur ndonjë konflikt?
Kemi pasur përplasje gjyqësore, me dokumentacione dhe avokatë, por jo konfrontime personale. Skerdi, si jurist me përvojë, ishte një person që përpiqej që t’i zgjidhte ato në bazë të rregullave dhe ligjit. Ai na këshillonte gjithnjë që fjalët nuk kanë vlerë, por vetëm ligjet dhe dokumentet.
Këto përplasje që thoni, kanë qenë brenda fisit, apo përtej tyre?
Jo, jo, brenda fisit asnjë.
Ndonjë mbiemër tjetër atëherë?
I bie që të përmend shumë, pasi janë persona që kanë ardhur vitet e fundit në Vlorë. Persona që na e kanë zënë pronën në mënyrë ilegale, por edhe ata që kanë shtyrë kufijtë.
Kush është marrë ligjërisht me dokumentacionin nga fisi juaj për kthimin e tyre?
Unë dhe Skerdi ishim brezi i dytë që po merreshim me rikthimin e pronave. Xhaxhallarët tanë vdiqën pa e gëzuar tokën. Njëri prej tyre nuk jepte dot shpirt, madje edhe e gënjyem.
Për çfarë?
Që i kishim marrë të gjitha pronat në gjyq. Ai ishte sëmurë shumë rëndë, me tumor. Na pyeste vazhdimisht se çfarë po ndodhte me pronat në gjyq. Donte të dëgjonte me patjetër që na ishin kthyer të gjitha pronat. Kështu, një ditë, kur kishim edhe një seancë gjyqësore dhe ai e dinte, ramë dakord që ta gënjenim, për ta qetësuar. Kur u kthyem në shtëpi, i thamë që i morëm pronat dhe ai vdiq i qetë…
Çfarë pronash disponon fisi Konomi?
Jua thashë që në fillim, fisi Konomi është trashëgimtar i madh pronash, kryesisht në bregdet.
Po, kryesisht, kushëriri juaj, Skerdi, në ç’zonë i kishte pronat?
Skerdi ishte trashëgimtar i madh pronash nga të dy gjyshërit. Madje, prona me vlerë shumë të madhe. Ato ndodhen në Ujin e Ftohtë të Vlorës, pranë bregut të detit, që edhe sot është vendi më me vlerë në Shqipërisë. Po ashtu, ai trashëgonte prona edhe në zonën e Hamallajt dhe të Gjirit të Lalzit, në bregdetin e Durrësit.
Edhe ju keni pjesë në këto prona të Durrësit?
Jo. Vetëm Skerdi. Këto prona i kishte të trashëguara nga gjyshja nga babai, me mbiemër Shallvari. Janë pronat të cilat i mori së fundi, në korrik.
Ju ka treguar për ndonjë konflikt lidhur me këto prona?
Konflikt jo, por në fakt më është dukur i shqetësuar, gjë që unë e kam marrë për lodhje për shkak të zvarritjes së proceseve gjyqësore. Duke qenë jurist, por edhe duke pasur një eksperiencë të gjatë me pronat, ai ka qenë gjithnjë në tension shumë të madh për ato, derisa Gjykata e Lartë dha vendimin në korrik në favor për kthimin e pronave.
Ju ka treguar ndonjë plan se çfarë kishte ndër mend të bënte me ato prona pasi t’i rimerrte?
Jo, nuk kishte asnjë plan. Dëshira e tij më e madhe ishte vetëm që t’i rimerrte.
Pra ju nuk jeni në dijeni të asnjë konflikti ose të ndonjë kërcënimi?
Skerdin e kam njohur shumë mirë, jo vetëm si kushëri, por më tepër e kisha shok. Mik dhe vëlla, gjak dhe strehë. Dhe sot po më mungojnë të gjitha këto… Them me bindje që nuk ka pasur konflikte ose kërcënime për jetën, sepse të paktën unë do të isha në dijeni. Kemi folur shpesh kohët e fundit, ka qenë ai në Tiranë dhe unë çdo javë në Vlorë. Përveç bisedave të qeshura apo familjare nuk më ka shprehur asgjë. Lëvizte lirshëm dhe dilte për gjueti, qoftë edhe natën. Një njeri që kërcënohet me jetën nuk del xhiro i qetë, në çdo orë të ditës dhe natës. Përveç kësaj, kam parasysh edhe tipin e tij: një person shumë pozitiv, një djalë me shumë miqësi, i qeshur dhe i matur njëkohësisht. Kishte shoqëri të madhe jo vetëm me gjykatës e prokurorë, por edhe me njerëz të thjeshtë. Korrekt dhe i ndershëm, dinte të sillej me stil si me pastruesin, ashtu edhe me eprorin. Ai ka qenë gjyqtar civilist dhe nga kjo, mbase për shkak të sekretit profesional, unë mbase nuk i di gjërat me hollësi, sa u përket atyre të punës. Megjithatë, nuk më ka thënë ndonjëherë se ka pasur çështje të tilla që të kenë degjeneruar në konflikte dhe armiqësi.
Atëherë, si mund ta argumentoni vrasjen e kushëririt tuaj?
Vrasja e kushëririt tim nuk ka argumente, vetëm dënim maksimal për fajtorin ose fajtorët. Vrasja është bërë për të treguar forcën. Forcën jo ndaj personit, por ndaj Gjyqësorit, por edhe ndaj shtetit. Dhe e gjitha kjo, në formë shovv, në mes të bulevardit, në mes të qarkullimit, pranë stacioneve televizive lokale dhe korrespondentëve të medias kombëtare. Në vrasje makabre dhe e tipit mafioz që ngjarja të filmohej sa më shpejt dhe të dokumentohej, në mënyrë që të ngjallte edhe tmerre të tjera ndaj atyre njerëzve që kanë një pozicion, një pushtet, por edhe ndaj atyre që kërkojnë një pronë.
Po ju vetë, nga sa keni dijeni, do ta cilësonit vrasje për shkak të detyrës, apo të pronës?
Unë nuk kam asnjë informacion dhe nuk jam unë personi që mund të bëj ndonjë vlerësim të fakteve. Por ajo që mund të them është se në të dyja rastet është goditje ndaj shtetit dhe Drejtësisë. Edhe nëse është rasti i pronës, shembulli kur kjo i ndodh një gjykatësi të Republikës, imagjino se ç’mund t’i ndodhë një qytetari të thjeshtë. Nga ata qytetarë që jemi mësuar të shohim me shumicë duke kërkuar të drejtën e tyre të pronës nëpër dyert e gjykatave. Dhe në këtë rast, ky është një leksion për të gjithë…
Një leksion për t’u frikësuar, apo për të reaguar?
Një leksion që nuk ka më rëndësi rroba që vesh, krimi nuk ka frikë nga kostumi i Drejtësisë. /panorama
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi