Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Durrës, kërcënimi i gjyqtarit: Do ta pësosh si Skerdilajd Konomi Empty Durrës, kërcënimi i gjyqtarit: Do ta pësosh si Skerdilajd Konomi

Wed 14 Sep 2011 - 17:10
“Do të përfundosh si Skerdilajd Konomi”. Ky ka qenë mesazhi që ka mbërritur në telefonin e gjyqtarit të Durrësit Fejzo Hysa, dërguar nga avokati Vangjel Muzina, i cili tashmë është arrestuar me akuzëen për kërcënimin e gjyqtarit te Durrësit.Mësohet se pak kohe me pare avokati kishte humbur një çështje qe shqyrtohej nga gjykatësi Hysi dhe në shenje hakmarrje ai i ka dërguar mesazhe telefonike, duke e kërcënuar me një fund te tmerrshëm ashtu si ai i gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi.Pas denoncimit te gjyqtarit ne polici, është hetuar për afro tre dite deri sa është zbuluar se numri i telefonit nga ku kishin ardhur kërcënimet ishte i avokatit te njohur ne qytetin bregdetar. Muzina është vene ne pranga ndërsa ndodhej nen shoqërinë e miqve te tij ne një lokal ne Durrës. Shfaqen edhe ne Elbasan raste te kërcënimit me jete te zyrtareve te drejtësisë.Një 39-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar e fyerprokurorin Bledar Mustafaraj. Sipas policisë, Skender Filja po ndiqte procesin gjyqësor ne ngarkim te te vëllait, Rifat Filja. Prokurori Mustafaraj ka kërkuar për këtë te fundit 21 vjet burg për vrasjen me granate te fqinjit te tij ne fshatin Gurabardh. Reagimi i 39-vjeçarit ka ardhur menjëherë pas konkluzioneve përfundimtare te përfaqësuesit te akuzës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi