Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!? Empty Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!?

Sun 11 Sep 2011 - 16:17
Message reputation : 100% (1 vote)
Domethenjen e fjales DEBAT besoj se te gjithe e kuptojme poashtu edhe qellimin e organizimit te nje DEBATI. Pra, DEBAT eshte rrahje mendimesh ndërmjet dy a më shumë vetave rreth një çështjeje politike, ekonomike, shoqërore, familjare apo nje problematike te caktuar me qellim te arritjes se nje objektivi drejt perafrimit te kuptueshmeris se asaj ceshtje. Thjesht diskutim i gjerë, i hapur për një çështje me rëndësi.
Shikuar ne kete aspect debatet jane mese te nevojshem, por problematika qendron ne ate se sa munde te nxjerrim ne nga to dhe sa munde te zhvillojme ne debat. Gjithsesi debate ka karakter pozitiv ne aspektet arsimore – edukative.Por, gjithmon pozitivizmi i debatit ngelet nen meshiren e debatuesve. Pra pjesmarresit ne debat jane at ate cilet e shtyjne nje hap para apo prapa ate c’eshtje dhe ne kete menyre jo rralle here debatet e humbin arsyen e pozitivizmit te tyre. Pse ndodhe kjo? Mendimi im eshte se kjo ndodhe se ne debate marrin pjese njerez me formesime dhe karaktere te ndryshme.
Une nuk kam pervoje aq te madhe ne debate por nga pervoja ime e vogel e pjesmarrjes ne debate ( e me shume nga pervoja e te degjuarit te debateve) kam ardhe ne nje knkludim se pjesmarresit e debateve munde ti ndajme ne tre kategori:

· Debatuesi i tipit PRIND ( Une jam me i zoti, une jam me i miri) – Njohurit e tij jane mjafte te zhvilluara me diapazon te zgjeruar vetem ne nje aspekt. Pra nga nje kendveshtrim. Perparesi e ketij debatuesi eshte se ai ka njohuri mjafte te zhvilluara vetem nga nje kendveshtrim. Ndersa te metat e ketij debatuesi jane mjafte te shumta. Gjithmon tenton qe ta orjentoj debatin nga kendeveshtrimi i tij ( qe eshte i vetem per te) dhe per te nuk egziston kendveshtrim tjeter. Pra eshte shume i ngurte dhe per te gjerat jane absolute. Gjithmon tenton te vetshpallet fitues i debatit duke mbrojtur me kembengulje kendveshtrimin e tij edhe ne ato momente kur te gjitha argumentet jane kunder tij dhe mu per kete arsye e kam quajtur debatuesi PRIND, pasi qe tenton qe debatuesit tjere ti nenshtroj duke i pare si femije. Nuk zgjedhe mjete per te nenshtruar debatuesit tjere madje edhe duke i fyer. Vazhdimisht mendon se te tjeret nuk kan njohuri dhe i fton qe at ate mesojn duke lexuar. Thjesht mundohet te jete shume imponues. Tipat e ketyre debatuesve shume leht krijojne grupime me mendimtaret e njejt.

· Debatuesi i tipit i PJEKUR ( i rritur, kontrollon problemin, i njejt per te gjithe) - Njohurit e tij jane shume te zhvilluara me diapazon te zgjeruar ne te gjitha aspektet. Gjate debatit na japin kendveshtrime te problematikes pothuajse nga cdo aspekt duke na sjellur ndikimet positive dhe negative dhe duke lene kunderdebatuesin apo shtresat degjuese qe vet te zgjedhin rrugen e duhur. Pra jane njerez te cilet nuk ipmonojn por thjesht te tregojne rrugen e duhur duke te lejuar lluksin qe vet te zgjedhesh rrugen. Per keta lloj debatuesish asgje nuk eshte absolute por gjerat jane relative sepse zgjidhja per ta gjithmon egziston ne mos nje rruge egziston rruga tjeter. E met e ketyre debatuesve eshte se nuk krijojne grupime. Pra nuk betonohen vetem ne nje ane duke u munduar qe te rrezatojne ne te gjitha anet.

· Debatuesi i tipit i FEMIJE ( nenshtrohet ndikimit, i perkdheluri, i nenshtruari) - Njohurit e tij jane shume te ceketa me diapazon te izoluar ne te gjitha aspektet. Gjate debateve shume leht biejne nen ndikime dhe animet e tyre zakonisht marrin drejtimin negative. Pjesmarrja e tyre ne debate vetem sa shkakton humbje kohe. E tere arsyeshmeria e tyre sillet nga ndikimet qe kan pasur. Si femije qe jane kan prirje qe gjate debateve te biejn nen ndikimin e debatuesve te tipit PRIND. Nga ta gjate debateve munde te degjoshe vetem mbeshtetje te paarsyetuara, madje nuk jane te zotet te japin asnje mendim personal mbi ndonje problematik te caktuar.


Diskutim te kendshem per kete fundviti
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!? Empty Re: Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!?

Wed 14 Sep 2011 - 18:46
Eshte nje fjale me 5 shkronja apo germa si te duani thoni. Por shume te paket jane ata qe din taman te i perfillen kesaj fjale. Shume her me ka ndodh te futem ne nje debat por aq shume u keqkuptojshin gjerat saqe ishte shume e veshtire te dilej nga aty. Me te vertet ne nuk jemi per debate, te pjekura ndoshta per feminore po.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!? Empty Re: Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!?

Wed 14 Sep 2011 - 20:04
Urime per temen Shqiptare, shume interesante. jam shume dakord me keto qe the dhe do shtoja qe shpesh debati merr "pamje" negative , sepse disa debatues jane te bindur qe mendimi i tyre eshte 1000% i drejte dhe nuk pranojne kundershtimet si pasoje nga nje debat normal kthehet ne anormal.Dhe keta persona jo vetem qe e prishin debatin por te heqin edhe deshiren per te debatuar te tjeret . Ne fund te fundit nuk duhet te kemi turp qe e kemi gabim per dicka por te jemi te kenaqur qe po mesojme dicka te re biles te jemi edhe mirenjohes.


Ne jemi nder popujt qe kemi veshtiresi ne komunikim,te zhvillojme debate pa cekur e ofenduar pa u bere nervoz duke len pak egon tone menjane,nuk dime te vetekontrollojme reagimet e sjelljet tona,secili do te thote te shkurten e te gjaten e tij pa i kundershtuar asnje fjale se nese une shpreh nje mendim te kundert me dike atehere ai dikush e merr personalisht...si mund te zhvillohet nje debat ose dialog i mirefillte atehere se forumi mesa di per kete eshte por.........
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!? Empty Re: Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!?

Sun 18 Sep 2011 - 14:32
Ndikim pjes marrjes ne debat ka te bej shum pasi nxjerr disi ne pah anan tende te dituris ve ne dukje ato njohuri qe ti mbart , por nganje her debatin shpesh her e ngatrrojm pasi e kalojm ne debate personale duke dal dhe jasht temave ,
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!? Empty Re: Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!?

Thu 22 Sep 2011 - 20:26
Te debatosh drejtesisht,pa i shtremberuar te vertetat dhe realitetin e ngjarjes per te cilen debatohet,mendoj se mund te krijojn nje reciprocitet pozitiv,ku dhe shumica mund te mesojn dhe te angazhohen nepermjet debateve.
Sponsored content

Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!? Empty Re: Ndikimi i pjesmarresve ne debat!?!?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi