Ndikimi i madh i shembullit ne edukimin e femijeve
Fri 23 Mar 2012 - 3:17
Ndikimi i shembullit eshte shume i madh dhe ka fuqi edukative te forte e te fuqishme. Prandaj, ne qofte se ajo perdoret per te mire, do te jape ndihme jashtezakonisht te madhe ne edukimin e femijeve ne familje, ne rrethin shoqeror dhe ne shkolle.
Dihet se te vegjlit, nga natyre, jane imitues te forte: Ata, pa hezituar imitojne gjestet, qendrimin, levizjet, te folurit, mendimet, sjelljet e veprimet e njerezve me te cilet takohen perdite posacerisht te atyre qe i duan dhe i respektojne me se shumti. Keto imitime veprojne ne menyre te gjalle e te fuqishme ne formimin e karakterit te femijeve e pergjithesisht ne formimin e personalitetit te tyre. Keto imitime, keta shembuj qe marrin femijet, e pergjithesisht te rinjte prej te rriturve, kthehen pastaj ne shprehi te fuqishme e te qendrueshme, qe me kohe behen prone e tyre shpirterore, te cilat gjate tere jetes ushtrojne nje ndikim te madh mbi vullnetin e karakterin e tyre dhe behen pothuajse si vete ata te cilet i imitojne.
Sa me te gjata e me te qarta te jene paragjykimet e nje gjeje ose veprimi, aq me shume kohe do te qendrojne e do te pasqyrohen ato ne shpirtin e njeriut, e pra edhe aq me lehte ato asimilohen dhe ndikojne ne vullnetin e njeriut te ri. Dhe perfytyrimet qe rrjedhin nga shembulli jane vertet shume te fuqishme e te qarta, sepse ato i sheh, i degjon dhe i ndien. Pikerisht per kete, ndikimi i shembullit eshte shume i madh dhe ka fuqi edukative te forte e te fuqishme. Prandaj, ne qofte se ajo perdoret per te mire, do te jape ndihme jashtezakonisht te madhe ne edukimin e femijeve ne familje, ne rrethin shoqeror dhe ne shkolle.
Karakteri i te rriturve, me te cilet femija ka kontakt te perditshem, vepron me te madhe mbi karakterin e femijeve. Prandaj, nje prind i mire e i denje behet prijes i natyrshem i femijeve te vet, kurse nje edukator i mire frymezon jete shembullore te nxenesit e vet dhe i ben per vete zemrat e tyre.
Nga ndikimi i madh qe ushtron shembulli, pikesepari duhet te perfitojne prinderit, duke u perpjekur e kujdesur vazhdimisht qe femijet e tyre ne shtepi e jashte saj te bejne nje jete te rregullt, korrekte e te harmonishme ne pergjithesi. Prandaj prinderit se pari duhet te kene mendjen qe nga goja e tyre, se paku ne sy te femijeve, ‘te rrjedhe mjalte’, sic thote goja e popullit; pra te dalin vetem fjale te mira, te embla, te atilla qe femijet t'i pervetesojne ato me endje dhe t'i perdorin me kenaqesi te madhe e me krenari si ne familje ashtu dhe jashte ne rruge e ne rrethin shoqeror.
Nga ana tjeter, prinderit duhet te kujdesen qe sjelljet e marredheniet e tyre mes njeri-tjetri dhe me te gjithe anetaret e tjere te familjes te jene korrekte e ne pajtim me normat morale te nje edukate te mire, sepse femijet e thithin, e rrembejne menjehere fjalen, gjestin e veprimin e prinderve te tyre, te cilet i duan dhe i cmojne mbi te gjithe. Nderkaq, shembulli i keq i prinderve mund t'i helmoje femijet, sepse rrenjos ne shpirtin e tyre vese, te cilat me vone eshte shume veshtire t'u hiqen, e nuk eshte per t'u cuditur qe disa ndoshta mund t'u mbeten dhe per tere jeten, mbasi eshte e pamundur t’iu crrenjosen. Pikerisht per kete prinderit duhet te jene te rregullt, te drejte, te ndergjegjshem, te perpikte ne pune dhe te jene pasqyre e qarte sa u perket fjaleve e sjelljeve te mira e te hijshme.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi