Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi detare në Zanzibar Empty Tragjedi detare në Zanzibar

Mon 12 Sep 2011 - 19:44
Të paktën 187 persona humbën jetën pasi një target u fundos larg ishullit të Zanzibarit, me 800 pasagjerë në bord dhe jo 500 siç u tha në fillim.Një zëdhënës i qeverisë së Tanzanisë, tha se 620 persona u shpëtuan. Autoritetet shpallën 3 ditë zie kombëtare.Trageti Em-Vi Spajs Ajlenders po udhëtonte nga Zanzibarit në Pembas, larg brigjeve të Tanzanisë.Ishte nisur nga Unguja rreth orës 21 të së shtunës dhe u fundos 4 orë më pas. Me të udhëtonin turistë që po ktheheshin nga pushimet në fund të muajit të Ramazanit, trageti kishte ndaluar më parë në qytetin e Dar Es Salamit.Sipas disa dëshmive, shkaku i tragjedisë mund të ishte mbipopullimi i tragetit, por nuk u përjashtuan edhe shkaqet teknike.Qeveria e Tanzanisë ka ngritur një qendër shpëtimi, i bëri thirrje rezervistëve të ishin në gatishmëri si dhe kërkoi ndihmë nga Afrika e Jugut dhe Kenia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi